Dy shegat! – Sotir Thano
D Y S H E G A T !
Një shegë kam unë në bahçe.
Një pemë nga Zoti e bekuar.
Ajo më troket shpesh në dritare,
Dhe më jep ca sinjale të koduar.
Përpra saj kur më kalon një zanë.
Degët e saja, ajo i prek duke ledhatur.
I këput ndonjë gjethe plotë mall,
Frutet i saja i përkëdhel me duar.
Është kjo, një vajzë e bukur gjitone,
Edhe ajo emrin e saj, e ka Shegë.
Është e rritur me dashuri prindërore.
Është një gonxhe që akoma s’ka çelë.
Këto të dy shegët në jetën time,
Më janë bërë mua të pandara.
E para me lulet, frutat e gjelbërime,
Tjetra më shfaqet si imazh para.
Të qafsha ti moj vajza, Shegë!
Me ty unë kam rënë në sevda.
E bukur je, jam bërë me brengë,
Për ato dy faqet e kuqe me këna.
Më qafsh ti mua, moj vajza Shegë!
Zonjëza, më e bukura në katund.
Të zura unë prita në çdo shteg,
Por si sorkadhe, ti ndroje udhë.
Kudo që ti, mua të më shkosh,
Përherë do të më kesh mua pas.
Do të hiqem zvarr, sikur edhe osh,
Do të kap unë, ose do të pëllcas.
Të qafsha unë ti, moj pema shegë!
Shumë fruta s’na i bëre sivjet.
Më të mirën nga ato unë do zgjedh,
Për vajzën Shegë, që e kam siklet.
Frytet e tua, e kanë nga një çafkë.
Të bukura e si të pikturura me dorë.
Më qënkërke i vetmi frut vjeshtak,
Që si mbretëreshat mbanë kurorë.
Më qafsh ti mua moj pema shegë!
Nga kokrrat e shndritëshme si rubini.
Më të mirat unë vetë do t’i zgjedh,
Për të stolisur vashën, atë ditë gëzimi!
