Suzana Alimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/suzana-alimani/ Poezi Laberia News Tue, 09 Mar 2021 19:32:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Suzana Alimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/suzana-alimani/ 32 32 Pergjithmone… – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/pergjithmone-suzana-alimani/ Tue, 09 Mar 2021 19:32:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18006 …”Pergjithmone”… Eshtë shumë i rëndë “përgjithmon-i” dhe unë shumë e vogël të premtoj ndjenja të...

The post Pergjithmone… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
…”Pergjithmone”…

Eshtë shumë i rëndë “përgjithmon-i”
dhe unë shumë e vogël të premtoj ndjenja të përjetshme,
më mjafton të dua gjëra të zakonshme,
lulëzim të pranoj por edhe rënie gjethesh.

Unë s’jam “gjithkush” dhe “gjithçka”
të gënjejë edhe veten, ndonjëherë më ndodhë
premtimet janë leqe që të lidhin këmbët
dhe predën e lënduar s’e lënë të shkojë.

Gjithë sa premtova dhe s’e mbajta
në kraharor peshon si mëkat i pashprehur
se s’jam “përgjithmon-i” dhe as “momenti”,
për ty mund të jem thjesht “një shpirt i dehur”

E nuk të gënjejë kur jam e trishtuar
një “gotë” më tepër e ktheva me nxitim
por kokën pasë më, jo, nuk e ktheva
një tekë më shumë, s’me fali guxim.

Ka peshë “përgjithmon-i”, eshte i rëndë
dhe unë shumë e vogël, me përmasa njerëzore,
mos pritë të gënjejë dhe as që të dehem
pranë teje, të lutem, mos ngri përmendore….

#suzanaalimani 2017

The post Pergjithmone… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pakt dashurie – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/01/15/pakt-dashurie-suzana-alimani/ Fri, 15 Jan 2021 21:24:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16602 PAKT DASHURIE Une jam viktima jote se te desha dhe ti viktime e varesise nga...

The post Pakt dashurie – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PAKT DASHURIE

Une jam viktima jote se te desha
dhe ti viktime e varesise nga une.
Per hapesira u hengrem gjer ne eshtra
kufijte i shtynim, sekush donte me shume.

Por veç nje dite kur syte u ndriçuan
e zemra hapesirat boshe konstatoi
drejt teje renda me nje traktat ne duar
qe hapesiren time, pa kushte ta dhuroj.

Nje flete te bardhe dhe ti mbaje nder duar
-Shkruaj, the, gjithe ç’duhet te te jape.
E armet ulem hapesirave pushtuar
e u dorezuam lufterave pa shkak.

#suzanaalimani2018

The post Pakt dashurie – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur nata bie – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/kur-nata-bie-suzana-alimani/ Sun, 10 Jan 2021 18:01:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16476 KUR NATA BIE Kur nata zë bie dhe heshtin këmbanat njerëzimin e vesh një trishtim...

The post Kur nata bie – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR NATA BIE

Kur nata zë bie dhe heshtin këmbanat
njerëzimin e vesh një trishtim
si qirinj ndezur që ne vetmi shuhen
lutje pa thënë, si shpengim.

Kur qyteti ndriçohet nga drita te zbehta
dhe qëntë më s’kuisin e macet gërhijnë,
ca ëndrra ftillohen, vagojnë si tulatje
ulluqeve varur me brymēn që ngrinë.

Dhe fjalë të pathëna fillojnë vargëzohen
në terr të lira, si yjet ndriçojnë
at’herë në dremitje fillon që të lutesh
për gjithë çka në dritë ëndërronë…

#suzanaalimani2019

The post Kur nata bie – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heshtje… – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/heshtje-suzana-alimani/ Sat, 06 Jun 2020 13:29:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7767 HESHTJE… U qetesua faqja e F.B-ut dhe mrekullia e sotme i humbi gjithe shenjt’ si...

The post Heshtje… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HESHTJE…

U qetesua faqja e F.B-ut
dhe mrekullia e sotme i humbi gjithe shenjt’
si kjo debore e shkrire, humbet neper rrasa
me bukurine e bardhe, te pergere nga qente.

Ra nje heshtje e befte,
memece, pothuaj tragjike.
Nga bukuria dhe demet nuk mbet’
vec shqetesimi i neserm me nje fije frike.

Te shumtet u futen nen shtroje,
te paktet, ne bare te pijne nje brulè
Ca nena, serish po ngrohin me fryme.
Te tjere te fshehin nje hare qe s’qe…

Dhe pemet drejtojne kurrizin renduar
nga kjo bore e befte si nje tradheti
ndaj linfen vershojne ne sythe te tkurrur
qe presin te nesermen si ti, gjithsesi.

U qetesua qyteti, u dremit, u mpak.
Mrekullia u harrua e humbi gjithe shenjte
si kjo debore e shkrire, humbet neper plasa
me bukurine e bardhe, te pergere nga qente…

#suzanaalimani2018

*brulè- vere e ngrohte me copa frutash

The post Heshtje… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bir… – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/05/22/bir-suzana-alimani-2/ Fri, 22 May 2020 20:23:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6834 BIR… Oh bir, ti je i vogel dhe s’di c’eshte dashuria as c’eshte nenshtrimi ne...

The post Bir… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BIR…

Oh bir,
ti je i vogel
dhe s’di c’eshte dashuria
as c’eshte nenshtrimi
ne luftera pa arme.
Nuk di c’do te thote
i mposhtur nga veshtrimi,
c’do te thote
fitore nen nje sharm.
Oh bir,
ti s’di c’eshte arome e gjakut
kur jeta lind
e del nga kurmi yt,
kur Uni vdes
e lind me ty kerthi,
e mos gjuko sa luftera kam luftuar,
por lutu bir
qe te fitosh dhe ti.
Ne sheh ne mua percartje,
lote trishtimi,
ti mos u tremb
ne humbsha ne beteje
ca kuaj te pabindur
e ca ushtare haroshe.
Gezohu bir,
betejes s’u terhoqa
e lutu bir
qe ti vec te fitosh.
Mos iu mburr kalit, bir
e as shkelqimit te shpates
por bindju Zotit,
pas Tij hapin ta ndjesh
sa beteja lindin e vdesin brenda teje
nen Hirin bir, fitoren vec do t’kesh

#suzanaalimani

The post Bir… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Derrkuci dhe gomari (fabul mantovane) – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/05/20/derrkuci-dhe-gomari-fabul-mantovane-suzana-alimani/ Wed, 20 May 2020 18:06:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6666 DERKUCI DHE GOMARI (fabul mantovane) Sërish në dasëm ftuan gomarin u vesh, u ngjesh, zërin...

The post Derrkuci dhe gomari (fabul mantovane) – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DERKUCI DHE GOMARI

(fabul mantovane)

Sërish në dasëm ftuan gomarin
u vesh, u ngjesh, zërin e kroi:
“Tashmë më njohin, jam bërë i famshëm
ndoshta më vënë dhe të këndojë.”

Samar i hodhën dhe ca bidona
të vejë në krua, të mbarti ujë
diçka mban mënd nga e kaluara,
por sedra nuk e lë në gjunjë.

Kaloi mbrëmja, sazet kërcisnin
gomari lodhjen s’e ndjente hiç,
“Jam rritur, tha, zë maturuar,
tash jam gomarë e jo një krriç.”

Zërin aspak s’e konsumoi
që të ankohej siç bëri vjet
veshë përveshur bente detyrën,
kostumi bërë si për ibret.

U mbyll ahengu, ikën dasmorët,
gomari shkretë seç ra në krizë
po le zhgënjimi që po e brente
diçka i fliste në veshë si mizë.

Zgërdhihet gardhit një dërkuc:
“I mjeri ti që shpresa mbanë
të ftojnë në dasëm të mbashë ujë,
mos qaj tani si kalamanë.”

I ngriti veshët frët gomari
dhe sytë i qeshën me djallëzi:
“Ah, mik i dashur, ma the dhe vjet
apo më duket, nuk ishe ti…”

Që të mbaj ujë më ftojnë mua
paçka i ziu se shumë u lodha
te njëjtën gjë ma tha yt atë
rahmet te ketë, u bë bërxolla.

#suzanaalimani2019

The post Derrkuci dhe gomari (fabul mantovane) – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heshtjet – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/heshtjet-suzana-alimani/ Sat, 09 May 2020 17:35:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5883 HESHTJET… .. .ka ca heshtje te pakuptimta qe zbulojne karaktere dhe ndezin luftera te kota....

The post Heshtjet – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HESHTJET…
.. .ka ca heshtje te pakuptimta
qe zbulojne karaktere dhe ndezin luftera te kota.
… ka ca fjale te embla
qe ngrohin ethshem e gjysmat i bejne te plota.
… ka ca re
qe vagojne ne qiell e mbulojne per pake driten.
… ka ca mendime
reaktore veprimesh qe s’e njohin friken.
… per kto heshtje,
kto re dhe ca fjale
me duhet te fale…

#suzanaalimani2020

The post Heshtjet – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Luftërat – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/05/08/lufterat-suzana-alimani/ Fri, 08 May 2020 19:00:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5766 LUFTERAT I dashur, u ndez një luftë tjetër, një tjetër betejë hiri mbulon c’kishte mbetur....

The post Luftërat – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LUFTERAT

I dashur,
u ndez një luftë tjetër, një tjetër betejë
hiri mbulon c’kishte mbetur.
Ka flakë, ka tym, ka dhimbje
për c’ka midis nesh s’ishte tretur.

U ndez një luftë tjetër, një tjetër betejë
dhe dritat u shuan, u mekën
shkëndija kanë ngelur ndër sy
dhe kujtimet e ëmbla q’u stepën.

U ndez një tjetër luftë, një betejë
rrënimi mbretëron si Zot
tërhiqem dhe armët dorëzoj
si ushtarë që gjak nuk sheh dot.

Po, po, dorëzohem i dashur
mes nesh fitoret s’kanë cmim
por tymra, rrënoja e dhimbje
dhe caste qe ikin pa kthim…

#suzanaalimani2019

The post Luftërat – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krenaria – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/05/06/krenaria-suzana-alimani/ Wed, 06 May 2020 18:29:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5696 KRENARIA Kur mali fshihet nën dëborë dhe gjurmë mbi të lë njerëzia, ndër shpella gjunjet*,...

The post Krenaria – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KRENARIA

Kur mali fshihet nën dëborë
dhe gjurmë mbi të lë njerëzia,
ndër shpella gjunjet*, nën plitharë
në gërxhe, bulkthe tërë krenaria.

Kur zbardhin majat dhe të ftojnë
një frymëmarrje ta ndash me të
ti ngjesh në torbë një okë kurajo
dhe ngjitesh shpatit, i pa zë.

Kërkon t’i flasësh, përrenjve endesh
aty ku rrënjët janë zgjatuar,
por plaku i mbështjellë nga bora
nuk di sepse është ngurtësuar.

Kuvendin hap me historinë
se me vetveten nuk gjen dot shkak
një frymë e lehtë te kaplon shpirtin
si ndër damarë te lëvrin gjak.

Fillon ta grishësh krenarinë,
i kujton luftrat dhe fitoret,
por plaku gjithsesi nuk tundet
kujtesës lënë ka gjithë shtatoret.

Me ngulm vazhdon, pushton lartësitë
ku gjurmë mbi të ka lënë njerëzia,
i tkurrur mali flirton me shpresën
nën peshën që lë krenaria..

*gjunjet-pergjunjet

The post Krenaria – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tradhëti – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/04/07/tradheti-suzana-alimani/ Tue, 07 Apr 2020 12:37:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3669 TRADHETI Në gjoks më rëndonte legjenda tre emra më rrihnin në tëmtha përballë më shfaqej...

The post Tradhëti – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TRADHETI

Në gjoks më rëndonte legjenda
tre emra më rrihnin në tëmtha
përballë më shfaqej kështjella,
tre bija, tre gra, tre nëna

I padukshëm, i mjegullt armiku
(në jetë k’shtu ndodh gjithsesi,
të dhëmb më shumë plagë e mikut
që fort shtrëngoje në gji)

Kalaja e heshtur, e ngurtë
e mykur më shfaqet kujtimit,
nje dorë, një këmbë, një gjoks,
ca klithma rrëqethëse jetimi.

Tre burra të besës u lidhën
bedenave të ngurta një ditë
ku tokë e qiell bashkohen,
ku retë përkëdhelin frëngjitë.

Ç’thëllim u hyri mes flokësh,
ç’mënxyrë në veshë shushuroi,
ç”mallkim e treti betimin,
ç’tradhëti ne zemër pjumboi?!

Në tre u betuan mbi gurin,
në tre u betuan në zjarrë,
në tre u betuan për vatrën,
por një ne quajtëm shqiptarë…

The post Tradhëti – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>