Heshtje… – Suzana Alimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HESHTJE…

U qetesua faqja e F.B-ut
dhe mrekullia e sotme i humbi gjithe shenjt’
si kjo debore e shkrire, humbet neper rrasa
me bukurine e bardhe, te pergere nga qente.

Ra nje heshtje e befte,
memece, pothuaj tragjike.
Nga bukuria dhe demet nuk mbet’
vec shqetesimi i neserm me nje fije frike.

Te shumtet u futen nen shtroje,
te paktet, ne bare te pijne nje brulè
Ca nena, serish po ngrohin me fryme.
Te tjere te fshehin nje hare qe s’qe…

Dhe pemet drejtojne kurrizin renduar
nga kjo bore e befte si nje tradheti
ndaj linfen vershojne ne sythe te tkurrur
qe presin te nesermen si ti, gjithsesi.

U qetesua qyteti, u dremit, u mpak.
Mrekullia u harrua e humbi gjithe shenjte
si kjo debore e shkrire, humbet neper plasa
me bukurine e bardhe, te pergere nga qente…

#suzanaalimani2018

*brulè- vere e ngrohte me copa frutash

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com