Suzana Rama Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/suzana-rama/ Poezi Laberia News Thu, 23 Jul 2020 19:30:15 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Suzana Rama Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/suzana-rama/ 32 32 Valez lozonjare – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/23/valez-lozonjare-suzana-rama/ Thu, 23 Jul 2020 19:30:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10196 VALEZ LOZONJARE Perplaset nje valez,bregut te detit, dhe zemra i hapi te dy krahet dertit,...

The post Valez lozonjare – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VALEZ LOZONJARE

Perplaset nje valez,bregut te detit,
dhe zemra i hapi te dy krahet dertit,
dallget me solli valeza ne kujtese,
tallaz lotesh dhe vetem pak shprese.

Shkon serisht valeza e shkumezuar,
si mua keshtu te me kunderpergjigjet,
heshtur tek bregun perkedhel hutuar,
nje grusht shkume, marr, e mbaj ne duar.

Te tjera valeza, te kembet perkedhelen,
si te me joshin, qe te hyj n’mes tyre,
ti gezohem ujit te fresket e te njelmet,
te largoj trishtimin prej te dy syve.

Valez lozonjare, ti shpirtin me flladit,
prane teje, i dua perendimet dhe agimet,
jam prane teje, qe te qetesoj kete shpirt,
mllefin te ma avullojne , sadopak rrezet.

Merri te gjitha,,endrat dhe trishtimin valez
ate pak shprese, ma mbush me gezim,
zemren nuk ta jap, ate e mbajta te paster,
diteve dhe neteve te gjata pa mbarim

Tirane 22 07 2020
Suzana Rama DV

The post Valez lozonjare – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirti i nje gruaje – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/19/shpirti-i-nje-gruaje-suzana-rama/ Sun, 19 Jul 2020 11:58:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10009 SHPIRTI I NJE GRUAJE Kur shpirti i nje gruaje dhemb, a mundet dikush ta kuptoje,...

The post Shpirti i nje gruaje – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHPIRTI I NJE GRUAJE

Kur shpirti i nje gruaje dhemb,
a mundet dikush ta kuptoje,
me buzeqeshje te lodhur, del,
dhe pse shenjat e tradhetojne.

Te thella jane dhimbjet e saja,
ndjen qe keshtu e poshterojne,
dhe i duhet dhembet te shtrengoje,
dhe pse me zemer shpagim kerkon.

Kur shpirti i nje gruaje dhemb,
ku jane prindet, babe e nene,
ata qe predikojne, nje mundesi tjeter,
se jane besnike, te kohes se vjeter,

Se turperohen edhe kur s’ka turp,
ndersa bija dhemb, ne shpirt e trup.
qe gati uluret nga kurmi i lodhur,
e lote gjaku rrjedhin, nga syt’ e perlotur.

Kur shpirti i gruas, qan dhe vuan,
ku jane njerezit, motra me vellane,
si valle s’kane mundur, per ta kuptuar,
sa te pafate, gjakun e tyre e kane.

Si besojne dhe kapen pas zakon-zamanit,
tradites se vjeter, kohet ndryshuar kane,
valle kush mundet t’ja ktheje shpirtin,
me trup dhe endra te vrare…..

Faqezi eshte, kush e di se e ka prone,
bastard ai qe ben, cfare te doje me ‘te,
po te mos ishte gruaja ne kete bote,
gjithcka do te ishte ne hije, pa ze.

Dielli, henes s’do ti jepte drite,
s’do te celnin bukur, lulet ne zabel,
vertete femra, eshte bima e brishte,
ajo eshte fuqia, qe jeten perkedhel,

Pa ‘te, s’do te kishte fare ninulla,
as perralla, me diva dhe zana,
s’do te lindnin, djem dhe vajza,
do te shuhej pergjithmone parajsa.

Tirane 17 07 2020
Suzana Rama DV

The post Shpirti i nje gruaje – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jo lotin – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/16/jo-lotin-suzana-rama/ Thu, 16 Jul 2020 08:11:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9827 JO LOTIN, Mos e perqesh , ate lot qe rreshket, mbi faqen e rreshket, nga...

The post Jo lotin – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JO LOTIN,

Mos e perqesh ,
ate lot qe rreshket,
mbi faqen e rreshket,
nga dielli i nxehte,
dhe qe therret,
se gati sa s’ulurin,
me shikim te mprehte,
si cdo femije jetim,
ku eshte mami im….

Mos e shkel,
ate lot te ngrohte,
ne emer te jetes,
ne emer te zotit,
mendo vehten
ne vend te saj,apo atij,
mendo kur nga urija,
stomaku te grije,
deri sa dhimbja,
ne shpirt te arrije….

Ne mundesh, pac perendi,
thaje ate lot, o njeri,
me kujdes,me ndjenje te mire,
kurre per meshire,
dhe do te shohesh,
si do ti ndrite fytyra jetimit,
sa mirenjohes do jete,
si do ti qeshe gezimit,
dhe endrat do te ndjelle,
besimin ne vetvehte,
se dikush do te jete.

T irane 14 07 2020
Suzana Rama DV

The post Jo lotin – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta vazhdon… – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/14/jeta-vazhdon-suzana-rama/ Tue, 14 Jul 2020 20:39:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9784 JETA VAZHDON….. I dua agimet, koha kur thyhet terri, dhe qielli, ngjyroset ne gri, kur...

The post Jeta vazhdon… – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JETA VAZHDON…..

I dua agimet,
koha kur thyhet terri,
dhe qielli,
ngjyroset ne gri,
kur yjet dritherojne,
para se te shuhen,
kur hena nxiton,
mbas malit te zhduket.

I dua agimet,
se ne ato momente,
penen ngjyej ne vese,
te uroj me ritme zemre,
mireseerdhe mengje,
e pena rreshket,
ngarkuar me emocion,
fjale e rime kerkon…

Mirese erdhe dite e re,
e bashke me mua, qe s’fle,
zgjohet jeta,zogjte ne fole,
lulet shkundin polenin,
mezi presin diellin,
qe syrin nxjerr,
mbi Dajtin e larte,
e lan syrin e bukur,
me vesen e arte

I dua agimet,
se qeshet natyra,
e bota mbushet me ngjyra,
e le te beje c’te doje Corona,
jetojme ne trojet tona,
gjithkush sa mundet,
lufton, punon,
se e dhimbshme eshte ikja,
e njerezve te pa faj,
por jeta vazhdon….

Tirane 13 07 2020
Suzana Rama DV

The post Jeta vazhdon… – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Merri te gjitha… – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/12/merri-te-gjitha-suzana-rama/ Sun, 12 Jul 2020 20:01:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9679 MERRI TE GJITHA… Ne shtigjet e shpirtit, te ngrohta, dritebardhe, eendrat e bukura, udhet kishin...

The post Merri te gjitha… – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MERRI TE GJITHA…

Ne shtigjet e shpirtit,
te ngrohta, dritebardhe,
eendrat e bukura,
udhet kishin marre.

Ne skutat e errta,
te zemres sime,
vazhdojme, te jetojme,
rrethuar nga kujtime.

Kesaj jete thosha,
i qofsha fale,
me endrat e bukura,
do t’me mbaje gjalle.

Ne drite te syrit,
shumngjyreshi vizion,
caste te bukura,
edhe lote me kujton.

Merri te gjitha endrat,
prej tyre me cliro,
tani s’me duhen me,
s’kam me moshe per ‘to.

Dhe kujtimet merri,
koken pas me mbajne,
endrat mi bejne makthe,
gjarperinj ne fjale.

Merri, merri, po ti fal,
me ‘to me perndjek,
shko me ‘to, ne djall,
te ndihem e qete……

Tirane 12 07 2020
Suzana Rama DV

The post Merri te gjitha… – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Te dua det – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/12/te-dua-det-suzana-rama/ Sun, 12 Jul 2020 19:48:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9671 TE DUA DET Ndihem mire kur jam ne bregdet, me duket se vala ne emer...

The post Te dua det – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TE DUA DET

Ndihem mire kur jam ne bregdet,
me duket se vala ne emer therret,
embel me tundon, te loz mes tyre,
me fshikullojne dhe kripe me lene syve.

Ndihem mire edhe ne mesdite,
kur dielli heq kupolen, ne zenit,
tulatur ne rere gjysem xhveshur,
jam e qete, e cliret dhe e qeshur.

Me pelqen me shume heret ne mengjes,
kur me pret dallga e shkumezuar,
me kembet zbathur tek reren prek,
ndjej vesen ne agimin e praruar.

Te dua det per qetesine,
mbi suprinen tende jam pirat
zhbiroj, mbledh guacka neper breg,
dhe te premtoj se do te vij prap.

Tirane 10 07 2020
Suzana Rama DV

The post Te dua det – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Faleminderit – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/12/faleminderit-suzana-rama/ Sun, 12 Jul 2020 06:49:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9633 FALEMINDERIT Dua ti them faleminderit, kesaj jete e nuk di se si ti drejtohem, ne...

The post Faleminderit – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FALEMINDERIT

Dua ti them faleminderit,
kesaj jete e nuk di
se si ti drejtohem,
ne kembe apo ne gjunje,
ku te drejtohem,
ne veri apo ne jug,
cilin te therres,
nga engjejt jetegjate,
por antagonizmi,
nuk me le rehat….
Zot i madh e i vertete,
c’do mengjez sa hap syte,
flas me ze, sikur ,
te jem vete i dyte,
dhe them, dite e re,
nje dite me shume per ne,
ne bashkejetese,
se ti je une e une jam ti,
copeza te nje pjese,
ti je ati e une jam bija,
e pashkeputur, lidhja.
Thone se ne kete bote,
jemi kalimtare,
por sa me shume, rrojme,
infinitet ndajme,
madje thone se jeta,
s’eshte asnjehere e shtruar,
lum kush eshte i zoti,
te dije per ta jetuar,
thone se ka dhe lote,
te hidhur a gezimi,
sic ka dhe qeshje,
dhe mesim nga pesimi.
Dua faleminderit ti them,
Zotit te madh sot,
sido qe me erdhi,
e jetova,kete bote,
diku me plage,
dhe diku me vlage,
dikur drejt,
e dikur me mbeshtetje,
Tash’ sdua te mendoj
cdo te ndodhi me pas,
si te tjere dhe une,
e kalova dhe jetova,
me lote dhe me gaz.
e po, kjo eshte jeta,
me te lige e te mire,
ashtu si dhe gjithesia,
ka drite, ka dhe eresire.

Tirane 1007 2020
Suzana Rama DV

The post Faleminderit – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Falna, ruajna Zot – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/09/falna-ruajna-zot-suzana-rama/ Thu, 09 Jul 2020 11:22:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9429 FALNA, RUAJNA ZOT Nuk e di ne e keni vene re, brezat e rinj, ata...

The post Falna, ruajna Zot – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FALNA, RUAJNA ZOT

Nuk e di
ne e keni vene re,
brezat e rinj,
ata qe rriten nen ne,
femijet tane,
sa te bukur jane.
Sa embel tingellojne,
zerat e tyre,
si dallandyshet,
qe pranveres,
cicerojne ndryshe.
A i keni vene re,
brezat nder ne,
jane te hareshem,
po me gezim, te pjesshem,
kane me shume fjale,
po nuk jane sociale,
s’jane si ne dikur,
qe sajonim lodra,
s’linim gure, mbi gure.
…Ata brezat e rinj,
qe i rrethon vetmija,
qe s’kane interes,
fare tek shoqeria,
qe deshire te pare,
kane pasurine,
qe shkojne ne shkolla,
e s’njohin historine,
qe perthithin teknologjine,
qe loder kane internetin,
e shqipen mire s’e dine.
Se me gjuhet e huaja,
ju ngaterrohen,
e fjalet e bukura magjike,
i shkruajne me iniciale,
nga shpejtesia,pertesa,
e qe s’dine cfare eshte,
tradita dhe besa.
Ata, brezat e rinj nder ne,
qe sy e veshe kane,
nga perendimi i larget,
e me cfaredo menyre,
kur largohen e shkojne,
nenen dhe baben harrojne,
o Zot, ku po shkojme…
Ne shekuj shqiptari,
me nje cope misernike,
perballi luftra, vuajtje,
pengje e merzitje,
por sofren e mbajti ngrohte,
me femije, zera plote,
dhe rriti azgane,
te gatshem per vatane,
Dhe brezat sot, nder ne,
s’duan as femije te bejne,
se s’duan kokecarje,
falna Zot, ruajna Zot,
ishalla nuk vazhdon,
edhe shume kjo mode…

Tirane 08 07 2020
Suzana Rama DV

The post Falna, ruajna Zot – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ishe, ngele peng – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/07/ishe-ngele-peng-suzana-rama/ Tue, 07 Jul 2020 15:36:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9367 ISHE, NGELE PENG Ne jeten time, ishe gezim dhe brenge, por ngele peng, i shpalosur...

The post Ishe, ngele peng – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ISHE, NGELE PENG

Ne jeten time,
ishe gezim dhe brenge,
por ngele peng,
i shpalosur ne ajer,
si hiri i te ikurve,
kur dheu s;i nxe.
Ishe mendimi dhe antivlera,
rrenjosur ne sy e zemer,
shperfytyruar pa tiparet,
qe shtegetuan,
ne humbetiren e kohes,
si shkrin lloha e debores.
Ishe endra dhe shpresa,
madje dhe buzeqeshja,
ishe dielli dhe hena,
ngritja dhe renia.
Ishe vete dhimbja,
e femijes se paster,
qe i blatove, qenien,
ne rrugen e madhe,
te piset e te zbrazet,
te bemave hipokrite,
ngjizur ne distrikte,
habije te shtirur,
me zerin e ngjirur.
Mbete peng tek une,
ne ajrin e paket qe le,
hematoma te erreta,
brinjeve me enden,
gjunjeve ju preve elasticitetin,
buzeve dregezat ju mbeten.
Mbas gjithe ketyre,
prite te mposhtem,
nga e keqja te joshem,
por qefin dot s’ta bera,
dita te perkembem, rritem,
me endra te reja,
dhimbjen ta le ne breg,
teksa vet perkedhelesha,
nga dallget ne te paanin det.
Vertete jeta me ty,
me lodhi, me beri te lotoj,
dita e re, e nesermja,
ne dite me te bukura me ftoi.

Tirane 06 07 2020
Suzana Rama DV

The post Ishe, ngele peng – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rradha jone – Suzana Rama https://poezi.laberianews.com/2020/07/05/rradha-jone-suzana-rama/ Sun, 05 Jul 2020 10:19:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9255 RRADHA JONE. Shkrap e shkrap, ecen ngadale, matesh, ne cdo hap qe hedh, vitet mbi...

The post Rradha jone – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RRADHA JONE.

Shkrap e shkrap, ecen ngadale,
matesh, ne cdo hap qe hedh,
vitet mbi supe, t’u bene hale,
permbi balle, vetullat mbledh.

Ti s’e ndjen, por dhe renkon,
sa here ngrihesh edhe ulesh,
zerin zvarg, fjalet copton,
kur pa dashur dhe pengohesh.

Mua zemra me coptohet,
tek te shoh cdo ore, cdo dite,
me shume shpina te rendohet,
dhe me pak te shohin syte.

Por s’te rrine duart rehat,
kopshtit rreth i vjen verdalle,
c’ben keshtu, them pse lodhesh,
thua – puna. me mban gjalle.

Diku heq nje gjethe, te vyshkur,
e merzitesh, pse te ndodh,
diku tjeter, prashit dheun,
dhe perimet lulezojne.

Me merak nene, i vadit,
e tek ecen i perkedhel,
dhe ato ta njohin hapin,
sa here shkon, nje lule cel.

Me kujdes, pastron barerat,
me maje thike, lehte- lehte,,
kur jane rritur,i mbledh lakrat,
qe ti besh, ndonje byrek.

Mos u lodh nenokja ime,
ke nje jete qe nuk pushon
ndalu pak, te shtriqesh eshtrat,
tani eshte rradha jone.

Tirane, 01 07 2020
Suzana Rama DV

The post Rradha jone – Suzana Rama appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>