tekste Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/tekste/ Poezi Laberia News Sun, 12 Sep 2021 07:01:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg tekste Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/tekste/ 32 32 Ti Flamuri ynë – Zilfo Muco https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/ti-flamuri-yne-zilfo-muco/ Tue, 25 Feb 2020 19:19:23 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=650 Ti FLAMURI YNË Krenaria e kombit Besa për ty mbajtur Mbi ballë gjithë lezeti Shqiponja...

The post Ti Flamuri ynë – Zilfo Muco appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti FLAMURI YNË

Krenaria e kombit
Besa për ty mbajtur
Mbi ballë gjithë lezeti
Shqiponja krahë hapur

Ti flamuri ynë
Në gjunjë e ul trimin
Ku ka gjak shqiptari
Për ty, bëjnë betimin

Ti gjithmonè valvitesh
Në vite e mote
Mbi gjakun e derdhur
Veshur ngjyra jote

Ai emri yt
Në zemër është shkruar
Sa shqiptarë, që ndjehem
Dhe pse i larguar

Sa lot që kam derdhur
Netëve pa’ zbardhur
Kur kam puthur Ty
Kujtoj nga kam ardhur

Në tryezë kur shkruaj
Ve¢ me Ty krenohem
Kur syrin ta mbyll
Me ty, të mbulohem

Zilfo Muco 28/12/2019

The post Ti Flamuri ynë – Zilfo Muco appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Femër – Anila Toto https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/femer-anila-toto/ Tue, 25 Feb 2020 17:52:57 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=632 FEMËR E dija që s’do të më falte kurrë! Ndaj më s’u ktheva, s’kishte kuptim....

The post Femër – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FEMËR

E dija që s’do të më falte kurrë!
Ndaj më s’u ktheva,
s’kishte kuptim.

Ai s’e dinte…
Unë jam veç femër,
as zanë, shenjtore a Perëndi.

E dinte që s’do ta falja kurrë,
dhe më s’u kthye. S’u kthye më!
Gaboi…
Ku dija të mos falja unë,
Të mos pendohesha për çdo gjë?!

Ndaj,… mbeta femër përgjithnjê.

A.Toto

The post Femër – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>