Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti FLAMURI YNË

Krenaria e kombit
Besa për ty mbajtur
Mbi ballë gjithë lezeti
Shqiponja krahë hapur

Ti flamuri ynë
Në gjunjë e ul trimin
Ku ka gjak shqiptari
Për ty, bëjnë betimin

Ti gjithmonè valvitesh
Në vite e mote
Mbi gjakun e derdhur
Veshur ngjyra jote

Ai emri yt
Në zemër është shkruar
Sa shqiptarë, që ndjehem
Dhe pse i larguar

Sa lot që kam derdhur
Netëve pa’ zbardhur
Kur kam puthur Ty
Kujtoj nga kam ardhur

Në tryezë kur shkruaj
Ve¢ me Ty krenohem
Kur syrin ta mbyll
Me ty, të mbulohem

Zilfo Muco 28/12/2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com