tomor buzi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/tomor-buzi/ Poezi Laberia News Mon, 13 Sep 2021 14:52:38 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg tomor buzi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/tomor-buzi/ 32 32 E dua Hënën sonte ! – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/09/13/e-dua-henen-sonte-tomor-buzi/ Mon, 13 Sep 2021 14:52:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21327 E dua Hënën sonte ! E dua hënën sonte të dalë për mua, Ti marë...

The post E dua Hënën sonte ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E dua Hënën sonte !

E dua hënën sonte të dalë për mua,
Ti marë pak ngjyrat e ti kthej në ylbere,
Të shtyj pak vjeshtën duke kënduar,
A duke pëshpëritur me të, pas dere !

E dua ta përqafoj sonte nën psherëtima,
Ta mbush me shpirtin tim plot muzë,
Ti them: eja më trego ku fshihet dashuria,
Që ti derdh nektarin e mbledhur në buz !

E dua, por si për dreq sonte ri fshehur,
Nga xhelozia, a inati, a për çfar se di,
Nga dashuria që shkoj, jam si e dehur,
Ndaj e dua sonte, të mos ri në vetmi !

Eja moj hënë, veç një natë me mua,
Të mbështillem nën mantelin tëndë,
Më mer sonte, më ço ku të duash,
Veç në shpirtë, më hap pak vendë !

Të futem e të notojë brënda teje,
Ndoshta dashuria ime ri fshehur aty,
Prandaj të lutem, dil pak nga reja,
Të më shohësh buzën, dhe njërin sy !

Të dua sonte moj hënë, të vish pran meje,
Të përqafoj, e të më ngrohësh pak në gji,
Eja në më dëgjonë atje, fshehur pas reje,
Të qajmë halle vajzash beqare si Ti !

Eja veç një çastë sonte tek unë,
Në dritare po ri, si lule e vetmuar,
Sonte asnjë tjetër s’ka nevoj më shumë
Se sa unë, me mantelin tënd dashuruar !

Eja, se ai që iku kishte kurmin tënd,
Kishte vetullat e tua mbi syrin e zi ,
Në shpirtin e tijë nuk gjeta dot vëndë,
Prandaj mallin timë, do ta shuaj tek ti !

Tomi Buzi.
10.09.2021.

The post E dua Hënën sonte ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Saga e shqiptarit ! – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/09/06/saga-e-shqiptarit-tomor-buzi/ Mon, 06 Sep 2021 18:10:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21152 Ju falënderoj nga zemra si lexues, dhe si miq të çmuar, që jeni pjesë e...

The post Saga e shqiptarit ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju falënderoj nga zemra si lexues, dhe si miq të çmuar, që jeni pjesë e rëndësishme e rugëtimit timë poetik !
Unë do të vazhdojë të jemë miku juaj, dhe pena ime do të vazhdojë të ‘ngjyhet’ në dhimbjet e kombit timë, dhe të këtij planeti që sotë po vërtitet rethë makutërisë, si një satelit pa ORBITË !!

Saga e shqiptarit !

Si ikët ashtu, sylagur, e morët dhenë,
Çapluar, me mëndjen te pragu shtëpisë,
Si në ‘lëndinën e lotëve’, që ende bjenë..,
Gjethet, si në vjeshtën e prapë, të zisë !

Në çdo rugë të huaj, ku ju shkeli këmba,
Një yll rëzohej, t’ju bënte udhën dritë ,
Në çdo lutje tuajën, është babai, nëna..,
Që mbetën sytharë pragut natë dhe ditë!

Ikët si zogjtë, shpirtngarkuar nga hallet,
Me sytë që regëtinin udhët në botën e ‘re’,
Mbi supet tuaja, pesha kish kaluar malet,
Kthyer në ‘gunga’ stërmundimi, si deve !

Do pyes detet, pyjet, çdo rugë ku shkeli këmba juaj,
Do pyes hënën, që rendi bashkë me ju rëpirave drithëruese,
Do pyes për ju, që ngelët honeve,dherave të huaj..,
Nën ‘mëkatin’ e shpirtit, me vetëtima flakëruese !

Udhëve ngelën, si meteor të shuar në hapësirë,
Djem, që nënat i ritën mes mjerimit të mjegulluar,
Vajza, që ende mosha su kishte ‘gdhirë’ mirë..,
Me buzëqeshjet e djemëve ‘dashuruar’ !

Ikët sylagur prej mjerimit,e morët dhenë,
Udhëve të panjohura, me vdekjen pranë,
Atje pasë është pragu, që i latë shëndenë,
Atje, ku rinë kërusur, nëna me babanë !

Ju ikët ashtu, prej ‘demonëve’ të zinjë, mëkatarë,
Që tokën tonë e mbollën me ‘delirin e madhështisë’,
Pas jush, lum parash, të derdhura për çdo Shqiptarë..,
Nga Çubriloviçët, për spastrimin e Shqipërisë !

Ikët si zogjtë, e morët dhenë larg nëpër botë,
Nga kjo tokë, ku të gjithë, ndihemi pak ‘mëkatar’
Sot brënda shpirtit tuaj, rinë ende fshehur lotë..,
Si ‘thëngjijë’ të ndezur, të një shpirti të ‘tharë’ !

Ikët e morët dhenë, si zogjë që lënë folet e tyre pas,
Me drithërimën, për ata që lindët në këtë vendë ,
Ku shpirtrat hedoniste shqyejnë me thonjë mbi atlas..,
Copa toke, duke ulëritur të gjakosur, si qëntë !

Dhe vargu vazhdonë, si uji që rjedhë pa pushim..,
Grykave, ku ‘shiu gërryen shkëmbinjtë ngadalë,
Pragjet boshatisen, gjyshërit s’risin më kërthinjë,
Duke pritur si murgjë të braktisur në shkallë !

Ju ikët e morët dhenë, në rugën tuaj saga vazhdonë,
Që kur Shqiptarët kanë filluar të këndojnë ‘qabenë’,
Shtëpitë dhe strehët për frymën tuaj rënkojnë !
Duke pritur mëngjeseve zogjë që ngrenë folenë !

Ikët, të tjerë po vijnë mbas jushë duke u çapitur,
Ky vendë po ngelet i ngratë, damkosur nga tradhëtia,
Brezat, që nga duart tuaja presin për tu ritur,
Do të shkundin një ditë baltën, ku fshihet historia !

Ikët si zogjtë që shtegtojnë,
dimrave të ftohtë,
Duke endur trishtimin në shpirtë,
E thellë nësy, ‘suvenirin’, LOT !

Tomi Buzi.
Rupunuar: 08.09.2021

The post Saga e shqiptarit ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne jemi shqipëtar’ – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/09/05/ne-jemi-shqipetar-tomor-buzi/ Sun, 05 Sep 2021 13:43:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21121 Ne jemi shqipëtar’ ! ‘Gladiatorë’ të skenave gjigande ! Për ju do i thur këto...

The post Ne jemi shqipëtar’ – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne jemi shqipëtar’ !

‘Gladiatorë’ të skenave gjigande !
Për ju do i thur këto vargje, do flas,
Për ju, që i dhatë botës legjendaren,
Ti, Bekim FEHMIU, dhe Iren PAPAS !

Korifej të artit skenik në gjuhë të huaj,
Si ‘Homeri’ me histori të një race ‘tjetër’,
Që me pendën e tijë, kur nisi të shkruaj,
Nuk harroj të nxirte nga shpirti, një letër!

Ishte fjala që do të ‘jetonte’ mijëra vjetë,
Ishte gdhëndur, e qëndisur nëpër erë ,
”Pas meje, do të lëkundet bota vërtetë,
Dhe pluhuri do mbulojë emra si unë, të tjerë !

Nuk jeni të vetëm me ‘pluhur’ mbuluar,
Të tjerë si ju i mbuloj historia e stisur,
‘Ne jemi Shqiptarë,thatë pa u turpëruar,
Nga toka Ilire, ku perënditë janë ngjizur’!

Habitët botën mbarë, me krenarinë Shqiptare,
Si Dardanët me tempujt mbi Danub..,
Që shkruajtën: ‘Me ilirët, jemi të një race’,
Thellë, në themele kështjellash, nën gur !

Arti mbiu në tokën e lashtë të perëndive,
Në tokën ku Aristoteli ngjizi filozofinë ,
Në tokën e shënjtë që u bë prehë e hordhive..,
Aty, ku Hipokrati, do të betohej për mjeksinë !

U rokullisën ‘gurë’ mbi historinë e lashtë,
Mbi gjenezën e pastër të racës hyjnore,
U Krijuan me penë, ‘pokemon’ të lashtë,
Nëpër kthina sllave, të shpellave ”ëngjëllore”..!

Por thellë në gjenezën e gjakut tuaj, Ilir,
Trashëguar kishit genin e racës Arjane,
Raca që kulturën në botë kishte mbjellë,
Në skena të mëdha të historive gjigande!

‘Jemi Shqipëtarë’ ! Zëri juaj kumboi fort,
Dhe bota heshti, e mbytur nga ziliqarët,
Në majat e Olimpit, nuk ngjiteshin dot..,
Në gurët, ku historinë kishin shkruar Shqiptarët !

Ne do heshtim përpara jushë, si para perëndive,
Që u ngritët mbi frikën, si Feniksi prej hirit ,
Atje, ku historia jonë u bë preha e hordhive,
Ku bebet, mësuan të heshtin, mbi qumështin e gjirit !

Lavdi emrit tuaj, i madhi Bekim Fehmiu,
Edhe ty, o legjendarja, Irenë Papas,
Atje ku Kleopatra ‘ra’, dhe prapë ‘mbiu
Gladiatori’, nguli heshtën, mbi atlas !

”Këtu është tokë Ilire, e të parëve të mi”, tha Herodoti,
Më pas të tjerë, që historia i ka kthyer në Sllavë,
Ju, si dishepuj të racës Shqiptare bekuar nga Zoti,
Mbi historinë e stisur të emrit tuaj, derdhët ‘llavë’!

”Jemi Shqipëtarë” ! bërtitët fortë në sallë konferncash,
Aty ku djallëzia ‘shtronte’ udhën drejt marrëzisë,
Ku lapsi shkruante me ‘kafshim’ epik, grerëzash,
Për të ngritur më ‘lartë’, historinë e stisur të Greqisë !

Aferim gjakun tuaj në deje Shqipëtari,
Mallkim për ata që e zhbënë historinë,
Në shpirtin do ju qëndisim me fije ari..,
JU, Iren PAPAS, dhe Bekim FEHMINË!

Tomi Buzi.
01.09.2021. E ripunuar !

The post Ne jemi shqipëtar’ – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trokitja e vjeshtës ! – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/09/05/trokitja-e-vjeshtes-tomor-buzi/ Sun, 05 Sep 2021 06:31:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21088 Trokitja e vjeshtës ! Se ç’ke një magji moj e uruar vjeshtë, Duke trokitur ngadal,...

The post Trokitja e vjeshtës ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trokitja e vjeshtës !

Se ç’ke një magji moj e uruar vjeshtë,
Duke trokitur ngadal, pa turfullima,
Nè qiell, ngjyrën gri, shtron lehtë, lehtë,
Pak nga pak, mbush qiellin me vetètima !

Gjelbèrimi filloj të venitet dalèngadalë,
E verdha po vjenë, të shtroj petkun e saj,
Cicèrimat e zogjëve, dëgjohen mè rrallë,
Trishtimin do filloj të endet skaj mè skaj !

Bregut të detit, s’ndihen më gumèzhima,
E qeshura, largohet në zhurmën e valës,
Në bregun e zbrazët dëgjon psherëtima,
Si melodi serenate, mbi telat e kitarès !

Era filloi të vrapojè me grimcat e rërës,
Duke formuar spirale gërmash, pa fund,
Nje tik-tak, i fshehur në fund të zemrës,
Mi mer psherëtimat, mi çon tjetërkund !

Edhe gjethet e mbaruan misionin e tyre,
Te plakura tani vërtiten në krahët e erës,
Manteli i trishtimit, po endet para syve,
Duke venitur ngadalë, ngjyrat e verès !

Shirat filluan të vërtiten mbi qiellin gri,
Zogjtë nisën ritualin, shtegëtimin larg,
Ne do zhytemi të heshtur në nostalgji,
Duke mbledhur kujtime, për ndonjë varg!

Ndoshta në rërë kanë ngelur fjalë, gërma,
Nën gjurmë, duke fshehur ndonjë kujtim,
Me valën e vjeshtës notojnë edhe zëra,
Duke marë me vete mall, dhe psherëtim !

Tomi Buzi.
30.08.2021.

The post Trokitja e vjeshtës ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Peshorja e drejtësisë ! – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/08/29/peshorja-e-drejtesise-tomor-buzi/ Sun, 29 Aug 2021 08:27:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21015 Peshorja e drejtësisë ! Ke ngelur thjeshtë, suvenir i një kohe tjetër.., Auditoreve të ‘drejtësisë’,...

The post Peshorja e drejtësisë ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Peshorja e drejtësisë !

Ke ngelur thjeshtë, suvenir i një kohe tjetër..,
Auditoreve të ‘drejtësisë’, mbi tavolina në gjykata,
Si një një relike e ndryshkur, e një bote të ‘vjetër’..,
Pa vlerë, në duar të pista përlyer me para të thata !

Krenohen ende me ‘rezatimin’ tënd si dje, kusarët,
Buzëqeshin kur trokasin me ty në pedanë të ‘lirisë’,
Mbi lëvozhgën që mbanë kyçur drejtësin e vrarë,
Fshehin ‘delirin’ e xhepave, që mban erën e poshtërsisë !

Tallen me ty gjykatës ‘sedërllinj’, avokat e prokurorë,
Deri në tavoloina të ‘arta’ ministrore, e kryeministri,
Tallen e qeshin hipokritë, injorantë, si në filma hororë,
Që betohen si djalli para milionave, për drejtësi !

Ke ngelur aty, ku çmënduria kalonë ç’do kufi ,
Aty ku lakmia të ka veshur mantelin e ‘vdekjes’,
I përbuzur, i braktisur, në një vendë ku ligji ‘vdes’ i ri,
Duke mar me vete shpirtëra, që veç Zotin, kanë mbështetje !

Peshore ‘drejtësie’, në një vend ku ajo ka vdekur !
Sa shum ironi, sa dhimbje, ngërdheshje, hipokrizi,
Endur si pluhur i ‘purpurt’, mbi shpirtra të ‘hekurt’,
Që ngjajnë si përmendore të heshtura, pa liri !

Ke ngelur aty si një relike e harruar, e përbuzur..,
Nga ata që ‘betohen’ mbi kokën tënde, për ‘drejtësi’,
Ashtu do ngelesh, mbuluar me mantelin e muzgut..,
Si një ‘shenjtor’ i heshtur, zhytur në ‘skllavëri’ !

Aty do mbetesh, pluhurosur mbi tavolina,
Si relike e së shkuarës,’ simbol ‘drejtësie’ !
Pranë teje do ulen e do ngrihen, pelerina..
Të ‘betuar’,nën pasthirma therëse lakmie !

Përkulur do të shkoj para teje drejtësia..,
E turpëruar, e përdhosur, prej mashtrimit,
Ndërsa ti do mbetesh aty, si ‘Mesia’..,
Duke dëgjuar ‘psalme’, nga ‘pelerinat’ e gjykimit !

Tomi Buzi.
28.08.2021.

The post Peshorja e drejtësisë ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Politika ! – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/politika-tomor-buzi/ Sat, 28 Aug 2021 15:25:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20912 Politika !! Eh moj politikë, moj lavire rugësh, S’le njeri pa sharë, me libër shtëpie,...

The post Politika ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Politika !!

Eh moj politikë, moj lavire rugësh,
S’le njeri pa sharë, me libër shtëpie,
Prostitutë me gradën: ‘fanar ndriçues’ !
Që ndizet e shuhet, me epsh kurvërie.

S’ke fajë moj lavire, me brekët në këmbë,
Që ti ulin e ti ngrenë nga të gjitha anët ,
Kapistrën që mban fortë nëpër dhëmbë..,
E ke trashëguar, nga të gjithë ‘kurvarët’ !

Udhëve shkon ‘krenare’ pa turpë e nderë,
Me bishtin përpjetë, për cjepër ‘zotërinjë’,
Klithmat histerike, rugëve moj e mjerë..,
I end si ultratinguj, që vijnë nga ‘gjarpërinjë’ !

Pastaj gjithë qejfë, ‘parfumosur’ në orgji,
Del e shëtit rugëve si kurvë e nderëshme,
Për brekët e çjerra nuk të pyet më njeri..,
Në ju falë pakë ‘dashuri’,dhe buzëqeshje !

Të gjithë vrapojnë pas teje moj e ‘bukur’,
Kur ecën si lavire pa reçipeta dhe brekë,
Gati të zhvishesh dhe në mes të udhës..,
Për pak ‘shoqëri’, shkonë në çdo hendekë!

Reçipetat vështrojnë të vobektët ngadalë,
As ujë, as bukë, asgjë nga ti nuk duan,
Vetëm pakë llustra, shoqëruar me fjalë,
Dhe vetëm pakë të prekin, moj e ‘uruar’!

Në qoftë e thënë të mos kesh brekë fare,
Prapë shkon kapërdisur, si dhia nga halli,
Ata pas teje do të vijnë, si dele manare,
Duke tundur bishtin, nga kënaqësia dhe ‘malli’ !

Prandaj të thon kët emër:’kurvë e vjetër’!
Rafinuar nga kohët që ndryshojnë ‘erërat’,
Mes shalësh ke gjunjëzuar shum ‘cjepër’,
Që hardallosen nga epshi ‘erruptiv’ i ‘plehërave’ !

Ndërsa ti gjithë qejfë orgjive parfumosur,
Shkonë e vjenë e qeshur rugës me miopë
Pas teje vrapojnë ‘ftujakë’ të vilanosur..,
Duke blegërirë ‘gijotinës’, si mishë për topë !

Eh moj politikë, kështu do jet gjithmonë,
Që nga ‘llozhat’do ju flasësh budallenjëve,
As bukë, as ujë, asgjë nuk ju kërkojmë,
Veçë mos u ‘zini’, si në stanin e çakenjëve !

Mos bëj qefqederë mojë e bukur politikë,
Veçë mos harro të kapërdisesh pa brekë,
Dalngadalë, ultratingujt ktheji në muzikë,
Të shohësh si kërcejnë plot qejfë, zhytur në hendekë !

Mos dëgjo ç’të thonë: Je si ‘kurvë e vjetër’!
T shko ‘triumfatore’, mbi rugën që ke ‘shtruar’,
Mes shalëve vazhdo të fusësh më shumë ‘cjepër’,
Që hardallosen pas brekëve nga epshi, të korruptuar !

Tomi Buzi.
26.08.2021.

The post Politika ! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dielli’ i globalizmit..! – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/dielli-i-globalizmit-tomor-buzi/ Sat, 28 Aug 2021 06:51:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20809 Dielli’ i globalizmit..! Se di nëse dielli do të jetë ky, një ditë, Errësuar prej...

The post Dielli’ i globalizmit..! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dielli’ i globalizmit..!

Se di nëse dielli do të jetë ky, një ditë,
Errësuar prej reve të globalizmit ‘butak’,
Vërtet se di, në do të bëjë përsëri dritë..,
A do të zhytet, të kthej oqeanet në ‘jatak’ !

Ne ? Ne do endemi si pluhuri hapsirave, pa orbitë ,
Duke formuar ‘meteorin’ e globalizmit ‘fitimtarë’,
‘Ata’,duke bërë ‘dializën’ me gjak të ri, çdo ditë..,
Do qeshin si djajtë, me shpirtin hedonist, të shplarë !

‘Ata’ që kanë shkelur mbi çdo ëngjëll të jetës ,
Që nuk njohin më mirësi, nuk kanë më dashuri,
‘Ata’ sotë inçestin kanë filozofinë e së ‘vërtetës’ ,
Për të mbrojtur ndoshta ‘betimin’, për një rendë të Ri !

Dielli, po shkonë duke ‘rënkuar’, i venitur, i ‘plagosur’..,
Jashtë orbitës, ku miliona vite ka ecur, ka udhëtuar,
Retë e globalizmit, me pasthirma therëse, s’kan të sosur,
Nën kakofoninë e frikëshme, të një bote të errësuar !

Se di nëse dielli do të jetë ky, një ditë,
Errësuar prej reve të globalizmit ‘butak’,
Vërtet se di, në do të bëjë përsëri dritë..,
A do të zhytet, të kthej oqeanet në ‘jatak’ !

Tomi Buzi.
25.08.2021.

The post Dielli’ i globalizmit..! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’më je qepur..? – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/08/26/cme-je-qepur-tomor-buzi/ Thu, 26 Aug 2021 17:51:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20697 Ç’më je qepur..? Çmë je qepur, e më ‘shthur’ kujtimet..! Me to ndihem mirë, largë...

The post Ç’më je qepur..? – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’më je qepur..?

Çmë je qepur, e më ‘shthur’ kujtimet..!
Me to ndihem mirë, largë botës tënde,
I mbledhë ngadalë, si zogu thërimet,
Duke belbëzuar melodi, a tinguj kënge !

Pastaj i marë, i thurë ngadalë në vargje,
Mbështjellë me mantelin e syve të tu..,
Të përfytyroj gjithmonë si gjethe palme,
Duke pyetur veten: në i ke të zinjë, a blu !

Mos mi largo kujtimet, me imazhin tënd të bukur,
Më lerë të mbështes kokën në ‘jastëkun’ e tyre,
Si një pik vese më shkon buzës duke më ‘puthur’..
Shfaqur e zhdukur si idil, përpara çdo pasqyre !

Më je qepur si kënga e bilbilit në shelgje, mëngjeseve,
Që flladi mi sjellë tinëz brënda dhomës sime ,
Herë-herë, më lagin fytyrën, ca pika shiu, a vese..,
Sikur vijnë nga largë, për të më larguar kujtimet !

I mbledhë, e si për dreq shohë imazhin tëndë aty !
E heshtur, zhytur thellë në një tjetër botë, a planetë,
Pastaj zhytem brënda ‘liqejve’ të thellë.., në ata sy..,
Dhe kujtimet zhduken, sikur duan të na lënë të qetë !

Pastaj largohesh duke lënë mbas vetes nostalgji,
Me flladin ndjejë gërmat e emrit tëndë që më miklojnë,
I marë dhe i fus në vargje, ku ri ‘fshehur’ Ti.. ,
Duke pritur, që përsëri kujtimeve, të më zgjojnë !

Tomi Buzi.
14.08.2021.

The post Ç’më je qepur..? – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dil nga honet ku të kanë zhytur..! – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/08/24/dil-nga-honet-ku-te-kane-zhytur-tomor-buzi/ Tue, 24 Aug 2021 19:16:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20628 Jemi shum të ‘vegjël’ për historin tonë të madhe ! Dil nga honet ku të...

The post Dil nga honet ku të kanë zhytur..! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jemi shum të ‘vegjël’ për historin tonë të madhe !

Dil nga honet ku të kanë zhytur..!

Dil moj histori nga honet ku je zhytur
Dil e shpèrnda hirin qè tè ka mbytur,
Dil se ky vend nuk ka më historianè…
Ka veç lètyra qè shesin dhe babanè !

Dil nga gurèt ku je shkruar nè lashtèsi,
Dil moj e uruar nga errèsira nè drit,
Dil tè shohi bota, ta dijè kush je ti !
Thirri tè flasin pèr ty, edhe perèndit !

Dil tè shkundèsh pluhurin qè tè mbuluan
Dil tè na kthesh lavdin qè na e vodhèn,
Dil tè na sherosh brinjèt qè na kafshuan,
Tè na kthesh emrin e Ilirève, qè na morèn !

Dil moj e bekuar nga psherëtimat e heshtura..,
Që dalin prej honeve të thella, aty ku fle pabesia,
Dil si në kohët e lashta, mbi ujrat e qelbura..,
Ku rri strukur, mbuluar me mantel të artë, nga perëndia !

Dil të shohi bota, stolisur me lavdin e shpatave,
Dil të pështysh mbi hekurin e ndryshkur të prangave !
Dilë, kalëro mbi Shqiponja qiellit të trojeve të mia,
Ashtu, krenare, me kryet mbështetur tek lavdia !

Tomi Buzi.
23.07.2021.

The post Dil nga honet ku të kanë zhytur..! – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshirë të buzëqesh..? – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/08/23/deshire-te-buzeqesh-tomor-buzi/ Mon, 23 Aug 2021 18:18:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20589 Dëshirë të buzëqesh..? :Ripunuar ! Jo! Skam fare dëshir tju buzëqesh.. Se në shpirtin tuaj...

The post Dëshirë të buzëqesh..? – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshirë të buzëqesh..?

:Ripunuar !

Jo! Skam fare dëshir tju buzëqesh..
Se në shpirtin tuaj është futur djalli,
Thjeshtë, do ju them: mirmëngjes !
Për mirsjellje, jo si dikur..,nga malli !

Nëse një ditë më shihni kur kaloi
I zhytur në botën time, pa anë..!
Në mëndje kurr të mos ju shkoi,
Se do kem nevojë për juve pranë !

Unë do shkoi në rugën time, pa ju !
Pa ngërdheshjen tuaj të shtirur,
-Jemi shokët e tu ! më thoshit dikur..,
Krekosur, më zërin e çjerrë, të ngjirur !

Sa her keni shkarë..,keni rënë përtokë,
E dora ime, pran jush ka qëné përherë,
Ju kam ngritur, kam derdhur edhe lot !
Dhe shperblimi: urrejtje dhe vrerë !

Përse u bëtë kështu, si të hazdisur
E në shpirt mbollët urrejtje pa kufi !
Ne dikur qeshnim..,me brekët grisur,
Sot ngërdhesheni, me shpirtin e zi !

E fjalën e drejtë, se nxjer dot nga goja
Ska vëndë per të në kët botë të ‘uruar’ !
Nëse s’je i keq, largohesh nga ‘loja’..
Ose pas turmës, shkon duke vrapuar !

Dhe në pastë ‘dhimbje’ dikush nga jeta,
Prap do ju shtrijë si dikurë, dorën time,
Mos guxoni të thoni se pa ju mbeta…,
‘Fundosur’ mes librash, me kujtime !

Nëse vetmi, do të thotë: të jesh pa ju !
Mirë se vjenë në botën time përher,
Do ju ‘nxjerë’ nga bota ime, tju lë ‘këtu’..,
Në llumin e jetës, qelbur plot erë !

Do shkoj udhës sime ashtu si gjithmonë,
Duke kujtuar fjalët që ju thosha atëherë;
‘Nëse një ditë do të ndryshoj jeta jonë,
Të mos harojmë ‘ferrat’ që brekët na kanë çjerrë !

Të gjitha i harruat, duke ecur udhëve pa krye,
Të ‘stisur’ nga dritat verbuese të një bote ‘tjetër’,
Sot un shkoj duke vështruar lartë, mbi yje..,
Duke tërhequr zvarrë, pjesën e jetës së ‘vjetër’ !

Nëse vetmi, do të thotë: të jesh pa ju !
Mirë se vjenë në shoqërin time përherë,
Do ju ‘nxjerë’ nga bota ime, e tju lë ‘këtu’..,
Në llumin e jetës, qelbur plot erë !

Tomi Buzi.
Shkruar: 27.02.2016.
Ripostuar: 14.07.2021.

The post Dëshirë të buzëqesh..? – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>