Xheladin Halili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xheladin-halili/ Poezi Laberia News Fri, 26 Mar 2021 19:36:00 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xheladin Halili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xheladin-halili/ 32 32 Mos u mashtro – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2021/03/26/mos-u-mashtro-xheladin-halili/ Fri, 26 Mar 2021 19:35:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18522 Mos u mashtro Mu si ajo milingona Kur mjaltin shijoi Ëmbëlsisë së saj Nuk i...

The post Mos u mashtro – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos u mashtro

Mu si ajo milingona
Kur mjaltin shijoi
Ëmbëlsisë së saj
Nuk i përballoi

Tha të hidhem mbi të
Se s’kam çfarë të pres
Këtë mundësi që kam
S’mund ta lë për besë

Sa shijshëm i vinte
E s’mund të ndalonte
Por këmbët s’e dëgjuan
Kur deshi të shkonte

~ Xheladin Halili
Viti, më 22.03.2019

The post Mos u mashtro – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ëndrrën e përtejme – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2021/03/16/ne-endrren-e-pertejme-xheladin-halili/ Tue, 16 Mar 2021 18:58:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18263 Në ëndrrën e përtejme Kthehem nga ëndrra që më çoi përtej, Zgjohem në agimin e...

The post Në ëndrrën e përtejme – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ëndrrën e përtejme

Kthehem nga ëndrra që më çoi përtej,
Zgjohem në agimin e hershëm-në ferkun e parë,
Po si nuk më la edhe pak në atë jetë,
E të mos bëhesha prapë lakmitar!

Udhëve të jetës takohemi përditë bashkë,
Sikur lumi që s’pushon e s’i ndërrohet rrjedha,
E kur u kthye ky shpirt e më takoi prapë,
Më foli i lumtur: Bëj të mira se atje është jeta!

~ Xheladin Halili
Viti, më 16.03.2021

The post Në ëndrrën e përtejme – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Selamet e nanës – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2021/03/11/selamet-e-nanes-xheladin-halili/ Thu, 11 Mar 2021 14:50:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18071 Selamet e nanës Ç’mallëngjim më përshkoi sonte, të kisha në përqafimin që s’mbaron, digjesh e...

The post Selamet e nanës – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Selamet e nanës

Ç’mallëngjim më përshkoi sonte,
të kisha në përqafimin që s’mbaron,
digjesh e përvëlohesh ta kesh,
veç ai përqafim të lumturon!

Mall i pashuar,
që në ëndërr të shfaqet,
që s’e tretin stinët, vitet…
S’humbet kurrë.
Se m’u bë si nishan nga lindja,
i ngjizjes e i frymës së melekut-engjëllit shpirtsjellës.
Ah, ç’aromë më fale nga burimi YT!
Po si ta humbas o lum NËNA?!
Aromë që nuk do ta gjeja askund.
Sikur edhe të gjitha lulet e tokës të mblidheshin,
S’më mbushin sikur aromë e saj!
E ndiej, por s’ngopem si më parë,
As atëherë s’ngopesha,
por të shihja…
Po sikur qengji kur blegërinte pas së ëmës,
Pashë veten se po të kërkoja.
E imja blegërimë që s’pushonte…
Dënesë që më drithëronte qenien time fëmijërore!
Ndër stinë e mote të kisha prehjen më të mirë;
të foshnjërisë,
fëmijërisë
dhe rinisë që s’e shijova të plotë pranë teje.
Njomësinë time të pafajshme sikur të ta falja.
Shërbëtor i haqeve tua të bëhesha.
Edhe më fort të të përqafoja e të të doja…
Kimetin-vlerën të ta dija siç ta dha Zoti,
Edhe atëherë sikur ta dija si tani, e të t’i falja:
dashurinë,
ëmbëlsinë
dhe përqafimin që e prisja sonte.

Sikur ta dija më mirë.
Eh, sikur…
Mendje e të rriturit po ta thotë tani.
Eh, sikur të ta thosha atëherë.
Kur të lodheshin shpirt e trup për mua,
për fëmijët e tjerë,
për plot frymë,
dhe jo veç për evladët e tu!

Kur edhe vatër e vjetër s’i nxinte,
kur të zukasnin mbi kokë edhe plot si unë…
S’ia kishit frikën varfërisë.
“I Madhi Zot m’i ka falur!”-
me buzëqeshje ua thoshe!

Ah, MERITORE që kurrë s’praron emri YT!

Nga selamet mos më kurse
Le t’flladitet ai shpirt i bardhë
Siç ma flladite shpirtin sonte
Me dua-lutje t’kam kthy selam!

  • Xheladin Halili
    Viti, më 22.10.2020

The post Selamet e nanës – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrra mashtruese – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/endrra-mashtruese-xheladin-halili/ Tue, 13 Oct 2020 07:08:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13427 ËNDRRA MASHTRUESE Sikur plot ëndrra të shihja, Sikur plot fantazi të mendoja, Përsëri do t’i...

The post Ëndrra mashtruese – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ËNDRRA MASHTRUESE

Sikur plot ëndrra të shihja,
Sikur plot fantazi të mendoja,
Përsëri do t’i hidhja në det,
S’dua gjurmë të helmuara!

Le të enden ëndrrat djallëzore,
Le t’më prishin gjumin e thellë,
Unë veç krahun do ta ndërroj,
Se e njoh ëndrrën e vërtetë!

~ Xheladin Halili
Viti, më 13.10.2020

The post Ëndrra mashtruese – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Te erdha me vjeshtën – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/09/24/te-erdha-me-vjeshten-xheladin-halili/ Thu, 24 Sep 2020 21:52:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12705 TË ERDHA ME VJESHTËN Aty të kisha lënë, Por jo dhe për shumë kohë. Gjeta...

The post Te erdha me vjeshtën – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË ERDHA ME VJESHTËN

Aty të kisha lënë,
Por jo dhe për shumë kohë.
Gjeta edhe një fole tjetër,
Mu në degët e thanës.
Po ç’hijeshi po i jepte asaj!
Zogjtë nuk ishin aty!
Eh, po sikur foleja ime!
Sa e ndjeva jetën, fëmijërinë…
Lugjet e kodrat përreth,
Jehonën e tyre kur erë e fortë frynte.
Buzë teje po ecnim.
S’ndaleshim…
Të erdhëm në shtratin tënd,
Në sofrën tënde të begatshme që vjeshta ta fali.
Nuk shihja se ç’zogjë ishin,
U bëra merak për folenë e lënë.
Ndoshta kishin shtegtuar…
Ndoshta kishin kapur qiellin dhe ende s’ishin kthyer…
Ndoshta kanë ikur,
S’e di…
Nga aty ku këngës s’ia ndalja kurrë.
Këndoja fort e me zë të lartë.
Bashkë me zogjtë ia thoshim asaj.
Ndjeva aromë thanash e ftonjësh të egër.
Sot aty i pashë, mu aty.
Po çfarë s’ndjeva?!
Atyre rrugicave,
Tanimë të mbuluara nga ferra, trunguj e degë të gjera.
Ah, ç’bukuri!
Vështirë t’i dalloja, por i gjeja.
Por jo më gjurmët dhe vijat e tyre gjarpërushe.
S’shkilen si atëherë.
Sot, sikur u ripërtrinë dhe e ndienin gëzimin e harenë time.
Habiteshin dhe nipërit e mi e unë qeshja me ta.
Natyrën e lamë pa melodinë tonë.
Sa e mallëngjyer dukej!
Por brezat vijnë…
Për një moment harrova,
Me mua ishin edhe ata.
Folenë e tyre e njihnin sikur unë.
Sa të lumtur që ishim!
O Zot! Në ç’ngjyrë t’i ngopja sytë!?
Ora ecte…
Me vjeshtën përsëri të erdha,
Pritmë!

~ Xheladin Halili

The post Te erdha me vjeshtën – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duarlidhur – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/08/29/duarlidhur-xheladin-halili/ Sat, 29 Aug 2020 20:40:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11834 DUARLIDHUR Pa asnjë faj prangat t’i vënë Edhe gojën duan ta mbyllin Sy më sy...

The post Duarlidhur – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DUARLIDHUR

Pa asnjë faj prangat t’i vënë
Edhe gojën duan ta mbyllin
Sy më sy s’mund të të shohin
Kur duan edhe të mbysin

Po s’të vranë, i vrarë je
Po fole, prapë gojëmbyllur je
Asnjëherë s’duan të të shohin
Zemërgurë janë e s’të vënë re

Kur të ndiejnë pak të gjallë
Atdhedashësit larg nga aty
S’ka vend e s’ka nderime
Ky mejdan nuk është për ty

Jo që dhimbja pse ndien ti
Do ta shqetësonte tiranin
Porse dhimbja që mbarttë ti
Pyet se ç’djall sundon vatanin

Eh, nga vijmë e ç’origjinë kemi
E çfarë gjurmë lamë në histori
Tregojuni botës ju “mëkëmbës”
Më parë ishim, sot kush je ti?!

Xheladin Halili
Viti, më 29.08.2020

The post Duarlidhur – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëngjes vere – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/07/26/mengjes-vere-xheladin-halili/ Sun, 26 Jul 2020 12:33:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10279 MËNGJES VERE I bukuri diell lindi dhe sot Edhe një ditë vere zbardhi Sa mirënjohës...

The post Mëngjes vere – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MËNGJES VERE

I bukuri diell lindi dhe sot
Edhe një ditë vere zbardhi
Sa mirënjohës ndaj Një Zoti
Edhe një ditë Ai më fali

Çeli dhe një mëngjes si ky
Sa e sa mëngjese më ikën
Po një lutje a pëshpërita
Ato të duhen se nuk veniten

Puhizë mëngjesi më përshkoi
Dëgjoj përreth si cicërojnë
Po këto të ëmbla melodi
Vallë m’thuaj kë adhurojnë

  • Xheladin Halili
    (Qyteza e Vitisë, Kosovë)

The post Mëngjes vere – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Perandoreshë – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/07/07/perandoreshe-xheladin-halili/ Tue, 07 Jul 2020 15:53:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9372 PERANDORESHË 🌠 Ç’pushtim do t’bëja pa ty Ç’tokë do të shkilja vetë Plaçkën me kë...

The post Perandoreshë – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PERANDORESHË
🌠
Ç’pushtim do t’bëja pa ty
Ç’tokë do të shkilja vetë
Plaçkën me kë do ta ndaja
Ç’sundim do t’shtrija pa diell

M’sundon në territor zemre
M’pushton shpirtin e trazuar
M’ringjalle qeliza të vdekura
Po jetoja si njeri i harruar

Nga një dashuri e gdhendur
E shkruar nga i lumi Zot
Sa rrufeshëm më erdhe
Ti perandoreshë në fron

– Xheladin Halili
15.10.2019

The post Perandoreshë – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Petku mashtrues – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/06/26/petku-mashtrues-xheladin-halili/ Fri, 26 Jun 2020 21:14:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8902 PETKU MASHTRUES Nën petkun e ziliqarit, xhelozit e dhunuesit. Të shiturit dhe zinxhirit që në...

The post Petku mashtrues – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PETKU MASHTRUES

Nën petkun e ziliqarit, xhelozit e dhunuesit.
Të shiturit dhe zinxhirit që në të nyjtohen e lidhen fort blerësit.
Të atij që, përkëdhelja dhe të rrahurit mbi supin tuaj kërkon miqësi me ty.
Të atij petku mashtrues.
Që nuk të mbuloi kurrë për të mirën dhe karakterin që zotëron ti.
Të atij petku që e çoi aty ku synoi t’u zë vendin:
Dritës, virtytit, guximit…
Atë e bënë dhe po e bëjnë përherë.
Një petku që vishet përditë e më shumë…
Rrugëton lirshëm e mbulon shumë hapësira, por që vetëm ti do t’i mbuloje pa hile!
Të zhvishemi nga ky petk mashtrues.
T’ua heqim një ditë prej trupi apo u mbështollëm edhe ne me të?!
Sa të neveritshëm janë!

– Xheladin Halili
Tetor, 2019

The post Petku mashtrues – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>