Te erdha me vjeshtën – Xheladin Halili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË ERDHA ME VJESHTËN

Aty të kisha lënë,
Por jo dhe për shumë kohë.
Gjeta edhe një fole tjetër,
Mu në degët e thanës.
Po ç’hijeshi po i jepte asaj!
Zogjtë nuk ishin aty!
Eh, po sikur foleja ime!
Sa e ndjeva jetën, fëmijërinë…
Lugjet e kodrat përreth,
Jehonën e tyre kur erë e fortë frynte.
Buzë teje po ecnim.
S’ndaleshim…
Të erdhëm në shtratin tënd,
Në sofrën tënde të begatshme që vjeshta ta fali.
Nuk shihja se ç’zogjë ishin,
U bëra merak për folenë e lënë.
Ndoshta kishin shtegtuar…
Ndoshta kishin kapur qiellin dhe ende s’ishin kthyer…
Ndoshta kanë ikur,
S’e di…
Nga aty ku këngës s’ia ndalja kurrë.
Këndoja fort e me zë të lartë.
Bashkë me zogjtë ia thoshim asaj.
Ndjeva aromë thanash e ftonjësh të egër.
Sot aty i pashë, mu aty.
Po çfarë s’ndjeva?!
Atyre rrugicave,
Tanimë të mbuluara nga ferra, trunguj e degë të gjera.
Ah, ç’bukuri!
Vështirë t’i dalloja, por i gjeja.
Por jo më gjurmët dhe vijat e tyre gjarpërushe.
S’shkilen si atëherë.
Sot, sikur u ripërtrinë dhe e ndienin gëzimin e harenë time.
Habiteshin dhe nipërit e mi e unë qeshja me ta.
Natyrën e lamë pa melodinë tonë.
Sa e mallëngjyer dukej!
Por brezat vijnë…
Për një moment harrova,
Me mua ishin edhe ata.
Folenë e tyre e njihnin sikur unë.
Sa të lumtur që ishim!
O Zot! Në ç’ngjyrë t’i ngopja sytë!?
Ora ecte…
Me vjeshtën përsëri të erdha,
Pritmë!

~ Xheladin Halili

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com