Xhemi Nokshiqi Muzai Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xhemi-nokshiqi-muzai/ Poezi Laberia News Fri, 01 Apr 2022 20:40:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xhemi Nokshiqi Muzai Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xhemi-nokshiqi-muzai/ 32 32 Të Dua – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/te-dua-xhemi-nokshiqi-muzai/ Fri, 01 Apr 2022 20:40:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22867 Të Dua🥀 ” E botuar” Të dua , është një fjalë magjike Në thellësi ka...

The post Të Dua – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të Dua🥀
” E botuar”

Të dua , është një fjalë magjike
Në thellësi ka një detë të gjerë
E larë me dritën e dlirtë të yjësive
Shperthen si një oqean i tërë

Të dua , sa fjalë e ngrohtë
Si llavë vullkani të përvelon
Ka ndriçim si një diell i fortë
Tokën në çdo cep e ndriçon

Lartë universeve mbretëron
Me të bukrin qiell dashuron
Si meteorë lajmëron njrerëzimin
Në jetë të jetëve nuk mbaron

Të dua, ka çelësin e globit
Si busull ka syrin me qerpikë
Dhe ti e ndien e shikon
Në bebezën e retinës ç’do ditë

Të gjithë të gjallët gëzojnë me dashurinë
Kur e paster ekziston dhe reziston
Universeve magjishëm e ngre lumturinë
Kush adhuron fort , jetën e jeton.

All rights reserved for @xhemi Nokshiqi muzai
USA

The post Të Dua – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në galaksi – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2022/01/16/ne-galaksi-xhemi-nokshiqi-muzai/ Sun, 16 Jan 2022 08:35:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22492 Në galaksi Një këngë zogjesh,ëndërren e argjendtë Më zgjoj Dhe vargun e shkruar Në dritën...

The post Në galaksi – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në galaksi

Një këngë zogjesh,ëndërren e argjendtë
Më zgjoj
Dhe vargun e shkruar
Në dritën e diellit më ndezi misterin

Fluturoja hapësirave
Të ëndrrës së bukur
Në vetmi
Me zjarrin tënd të dashurisë

Si Penelopë kIsha pritur
Dashurinë e epshme të kurmit tënd
Rrugës së kthimit të kalorësve
Të Trojës
Për në Itakë

Çliroja zemrën nga plagët
Dhe vështrimi i ujërave
Më pikonte në dritare
Lotin e kalorësve të mbetur
Në betejë

E ftova zemrën te kullohet
Nga urretja
Nga mjegullat dhe shirat e motshme
Të botës së kthimit
Për në Atdhe

Me yjet më erdhe në galaksi shpirtrash
Me ngadalë ecje
Lodhjes së gjatë të rrugës
Verës, që kuqëlonte plot mrekulli

U përqafuam në përjetësi , si një Penelopë
Me Odisenë e pritjes në besnikeri
Zemrash ndezur

@xheminokshiqi muzai
Nj USA

The post Në galaksi – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përseri të dua! – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/12/20/perseri-te-dua-xhemi-nokshiqi-muzai/ Mon, 20 Dec 2021 20:26:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22337 Përseri të dua! Si oksigjen për lulen ,unë përseri të dua Edhe po ike e...

The post Përseri të dua! – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përseri të dua!

Si oksigjen për lulen ,unë përseri të dua
Edhe po ike e humbë ,në një tjetër rrugë
Kjo është dashuria a më degjo mua
Më mirë ik nga unë dhe rrugës jepi fund..!

Kur më je pranë shpirtin tim e djeg
Se unë shumë të dua ti a më beso..
Ti rrugën ngatërron gjënë një tjetër shteg
Ky është rutual i jetës mua më degjo

Se dhimbjen tënde unë në shpirt e ndiej
E zëmra më shpërthen në gjak
Merr qiellin dhe hënën me të mirë
Kthehu buzëve të mia puthi pak nga pak

Se ditët ikin si ndonjë kalëndar i vjetër
Emrin tënd e gdhenda unë mbi pllak
Për ty do jem një dhe kurr s’bëhëm tjetër
Se zemra ime të ndien ty në çdo çast

Si oksigjen për lulen unë përseri të dua
Dhe po e humbe rrugën e nuk kthehësh më
Po fajin e ka zemra që s’më degjo mua
të ndjek nga pas , kurr nuk të lë

@xhemi Nokshiqi muzai
USA
.shkëputur nga vëllimi im i dyt i librit “METEORE”

The post Përseri të dua! – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bashkimi i trojeve shqipetare – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/bashkimi-i-trojeve-shqipetare-xhemi-nokshiqi-muzai/ https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/bashkimi-i-trojeve-shqipetare-xhemi-nokshiqi-muzai/#comments Mon, 29 Nov 2021 19:47:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22224 BASHKIMI I TROJEVE SHQIPETARE Me dhëmb harta jote e ndarë Pikëllimi i copëtuar i botës...

The post Bashkimi i trojeve shqipetare – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BASHKIMI I TROJEVE SHQIPETARE

Me dhëmb harta jote e ndarë
Pikëllimi i copëtuar i botës shqipëtare
Në disa shtete.
Kombi im i rrënjëve të thella të botës

Nuk të mbrojtëm kur të copëtuan,
Kur u zvogëlove nga dhimbjet dhe spastrimet etnike
Nuk të ngritën dot në këmbë trualli im
I përsosur i lavdisë
Kur të sulmuan me pabesi, intriga ,
Ligësi

Me 1913 të ndanë mes fqinjëve grabitqarë
Të shqyen fqinjët primitivë , të joshur nga Fuqitë
E Medha
Ënderra e kombit u copëtua
Në miliona zemra shqiptarësh të ndara ,të masakruar
Nga barbarët
Por nuk e thyen shpirtin e lirë

Për njëqind vjet mbijetuam,rindërtuam ënderren tonë të bashkimit
Si mijëra vjet në trojet të arbërit,
Shqiptarë të fortë të mbijetesës,
Qëndruat në këmbë , por me plagë në trup,

Kombi im europian sido që të copëtuan
Nuk të ndanë nga LIRIA , nga shpresa , nga orientimi yt përendimor
Nuk të shkulën qytëtrimit tënd , as pushtimit
As luftërat as asimilimet e egra slave dhe greke.

Sot rindërton ëndërren tënde
Të jetës dhe bashkimit
Sot shqipëtarët në Kosovë Mal të Zi në Maqedoni
Në Çamëri dhe Serbinë Jugore
Janë pjesë e një Kombit në bashkim

Askush nuk mund ta ndalë sot bashkimin tonë
Askush nuk mund të ndalojë rrjedhën e historisë
Së shënjtë të Ilirëve viganë.

Harta e Ilirisë për mijëra vjet e pandarë
Sundoj këtë pjesë të botës.

Bashkimi do të ndodhë .
Brenga do të marrë fund.
Sot do të ringrihemi , do të bashkohemi në një shtet
Në një flamur të Skenderbeut,
Siç na ka bërë Zoti.

Në tokên tonë në etninë në hapësirën tonë
Të Lirisë dhe të themeleve të Europës
Për të cilën luftuam , sot për disa mijëvjeçarë

Kombi im
Më dhëmb harta jote e ndarë , e copëtuar
Nga fqinjët grabitqarë

Por do të ribëjmë hartën tënde , do t’i ribëjmë kufijtë
Aty ku ishin përjetë,
Do të ribëjmë jetën nën këto hapësira europiane
Deri në përjetësi

Kombi im
I dashuruar me lirinë
I dashuruar me perëndimin.

E botuar
@xhemi Nokshiqi muzai
USA
Gëzuar ditën e Pavarësisë

The post Bashkimi i trojeve shqipetare – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/bashkimi-i-trojeve-shqipetare-xhemi-nokshiqi-muzai/feed/ 1
Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/10/20/mbretereshe-e-stolisur-te-ndihem-kesaj-here-xhemi-nokshiqi-muzai/ Wed, 20 Oct 2021 07:45:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21898 Poezi: shkëputur nga vëllimi im poetik METEORE Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here Leshërat...

The post Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi: shkëputur nga vëllimi im poetik
METEORE

Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here

Leshërat me thinja i ke ëndrra ime
Më je e bukur, aq dhe lozonjare
Një ditë do zgjohet me tundime
Gjer në atmosferë ngritur si margaritare

Dua që të zgjohëm në kopështin e mbretit
E veshur blue me bukuritë e detit
Marrëzisht të dashurohem me sy pa asnjë fjalë
Të behëm çapkëne , Mermaid përmbi valë

Një kupë verë të pi në gotën e artë
Gjaku le të vlojë si prushi i një ditë vere
Lumë të rrjedh dashuria e kristaltë
Mbretëreshe e stolisur do ndihëm kësaj here

Të ndiej kantatat e zogjeve me kore në kaltërsi
Kulluar le të rrjedhin burimet pranverore
Dhe 4 stinët të ngjyrosën me të ëmblën dashuri
Të ushtojnë ofshamat qiellore me mbretin e ri

Academic:Nokshiqi Muzai
USA

The post Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjulli im – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/08/27/engjulli-im-xhemi-nokshiqi-muzai/ Fri, 27 Aug 2021 15:15:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20722 Engjulli im Tik tak tik tak vetëm Ora ngeli varur në murë Kaluan sekondat, minutat,...

The post Engjulli im – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjulli im

Tik tak tik tak vetëm
Ora ngeli varur në murë
Kaluan sekondat, minutat, orët
Koha rrodhi……….!
Më shpejt iku se uji kroni..
U bën 10 ditë 20 edhe 30
Ja arriti edhe 40 dyzet
Goja tënde mbyllur në qetësi
Vetëm hesht….!?
“Quiet ” nuk flet më
Nuk ankohesh fare për asgjë
For nothing…..
As zemra as trupi më nuk të dhëmb
‘Iris”i pangopur me gjumë më çark s’të bën
U mbyllën ata sy për t,u bërë” sy magjikë”
Si sy hënze që natën ndrin dritë
Tani u relaxove ……!!!…
Si syt e kaltër të alpeve mbushur me ngjyrën
E kalter të qiellit
Me dashuri si rrezja e diellit
Ja erdhen të dyzetat…!
Pran varrit të sollën ca ujë
Ti njomje ato të mirat buzë
Po tani prehesh me ëngjujt e botës
Merr njomështin e bjeshkëve tua në veri
Babi me mua ti mos mbaj meri ..!
Se shpejti buz varrit do të vij…
E ti do zbresish me ngadalë
Gjithë kaltërsi from the sky
Do më vish pran në krahe të fluturës
Flatrat mbi supet e mi do mi ulësh
Do më përqafosh ,si dikur në vite
Kur të hidhësha në krahë si dallandushe
(Me mall do të prek ballin tend prej ari..)
Të them se dashuria ime …ishe ti Babi…
Si koshere bletësh me mjaltin e dlirë
Ti më ëmbëlsoje, si më e bukura ëmbelsirë
Te them….. se ti me ishe ajer…
Më mbushje mushkeritë me oksigjen
Me freski mengjesesh…..
zemrën me tinguj të shpresës
Me ishe vet kuptimi i jetës
Tani…..përmbi retë e bardha në ” Sky ”
Engjyll fluturon………..
Me lule parajse erën kundërmon
“FILL your heart , “me atê aromë malli
Është arom e rrallë zoti ty ti fali
Ngjyrat më të bukura të pranverës
Ti mbashe kurore rreth vetës
Jan ngjyra diellore .perjetësive shekullore
Ndesa une …..!
Me erën do të dërgoj dashurin time në qiell
“Laugh with me” , pran meje eja si yll
Kur….!. ti më mungon derdh lotin si vesë
Ti eja.. më zgjo mëngjes për mëngjesë
I lutem erës rëres,bregut detit ,shkëmbit
Shiut, kur bie më rrëmbim
Ti shikoj syt e tu.. te “Retna” e qiellit tim
O ….Engjull i im……..!
Kur dita mbaron me perëndimin e diellit
Te shikoj fytyrën tënde në pasqyrën e qiellit
Të zbardh imazhin e ditës” with your memories”
Si oqeane malli……….!
Lëkura ime të ndiej shkëndija zjarri
Dashurit per ty ndez me nxhetësi vullkani
Do të mbetêsh gjithmonë ,si hënza para mali

Academic
@Xhemi Nokshiqi muzai AAAS
USA 8 / 8/ 2021
All rights reserved

The post Engjulli im – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si një vorbull – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/08/26/si-nje-vorbull-xhemi-nokshiqi-muzai/ Thu, 26 Aug 2021 16:21:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20655 Si një vorbull Comets Asteroids Meteoroids nuk shuhën asnjëhërë Deshmorët herojntë qetësisht dritëzojnë në pjedistale...

The post Si një vorbull – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si një vorbull

Comets Asteroids Meteoroids nuk shuhën asnjëhërë
Deshmorët herojntë qetësisht dritëzojnë në pjedistale
Artistët aktorët modelet të mbushin shpirtin pranverë
Të ligët xhelozët e llafazanët, nuk çajnë kokën fare

Si një vorbull të gjithë në planetin e ‘botës mizore
Padrejtësisht të pa kënaqur ankohën nga të tjerët
Si kalliri kokën në qiell .! Ah moj jetë ku na mblodhe..
Të poshtërit lëshojnë helm që kurr nuk u shterrët

Ca fodulle mëndojnë (se jemi më të mirë)…..
Populli të vlerëson është mësues i pagabueshëm
Korrigjoni gabimët dhe shifni vetën në pasqyrë
Me maturi lëshoni llafet,të jemi të deshirueshëm

Meritat tuaja të larta , mos hezitoni tregoni me facte
Nuk është” necessary ” vetën tuaj me e mburrë
Dinjitetin e të tjerëve nënvlerësojnë si bud-budallaqe
…të zgjuarit me mënçuri rrezojnë dritë në çdo udhë

Atë që mbollet në pranverë në vjeshtë do ta kornni
Vlerësoni të tjerët dhe kurr mos i pashtëroni..
Veçorit e cilësit e çdo kujt në pasyrë pasqyrohën
Mirësit që leni pas, dritëzojnë kurr nuk harrohen

Poeti shpirtin hambar me dritën e hënës ju falë
Muza frymëzimi cicëron me zogjët shtegëtarë
Anëmbanë” Peace” shprëndan si pulbardhë
Me dallandyshet lëshon mjalt nder tempuj të bardhë

Ju qe jeni i afte mos humb kohe të vertetoni
Me shpirt artisti agimet e perflaketa ti reflektoni
Si cometat e qiellit rrezet e zjarrta ti reflektoni
Oaz mrekullie mëngjezesh pranverat ti zgjoni

AKADEMIK Xhemi Nokshiqi Muzai
USA
7/25/2021

The post Si një vorbull – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nën puhizen tënde – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/nen-puhizen-tende-xhemi-nokshiqi-muzai/ Sun, 24 May 2020 05:44:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6950 NEN PUHIZEN TENDE Heshtja mbeshtjell luginën Dhe ënderrat dremisin Nën qerpikë harrimi…. Te gjithe flejnë...

The post Nën puhizen tënde – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NEN PUHIZEN TENDE

Heshtja mbeshtjell luginën
Dhe ënderrat dremisin
Nën qerpikë harrimi….
Te gjithe flejnë
E bota e gjitha është ne qetesi
Zgjuar është vetem mendimi
Për ty……
Vetem syte e tu…
Dhe syte e mi…

Nga shpirti yt rrëshqet loti qe djeg
Kristal permes mollëzave si ftua
Si mollët e kuqe ne degë…

Lakuriqët e natës cicerojnë
Hapin krahët ne fluturim
Pas parvazeve te shtëpive ne veri
Si nje shtojzavalle i hapje ti
Xhamat e qelqta e perdet e mëndafshta
Dhe me ëmbëlsi i shijoje
Zerat e tyre te bukur e melodioz
T’i çmallje si fêmije e fluturoje…

E si kanarina zemrat tona
i ushqeje me ujerat e embela
Te deshirës
Kur bota shkretohet e zbrazur
Ti mbetesh me mirësine tende hynore
E me shpirtin tënde te dlire prore…
Si ujëvarë dhimbjet i derdh në hone…

Ne syte e tu plot magji e dritë
Ëndrrat ti nuk i fshije
Nën puhizen tënde
U jepje te gjitha
Mrekullitë…

Dhe une ata sy i pashë
Ne boten që rtotullohet
Rreth boshtit te saj
Si lulëkuqet e bukura te stinës
Që mot pas moti
Imazhin e fytyrës tënde te hareshme
Ruajnë ne çdo petale dhimbjeje…

The post Nën puhizen tënde – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>