Nën puhizen tënde – Xhemi Nokshiqi Muzai

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NEN PUHIZEN TENDE

Heshtja mbeshtjell luginën
Dhe ënderrat dremisin
Nën qerpikë harrimi….
Te gjithe flejnë
E bota e gjitha është ne qetesi
Zgjuar është vetem mendimi
Për ty……
Vetem syte e tu…
Dhe syte e mi…

Nga shpirti yt rrëshqet loti qe djeg
Kristal permes mollëzave si ftua
Si mollët e kuqe ne degë…

Lakuriqët e natës cicerojnë
Hapin krahët ne fluturim
Pas parvazeve te shtëpive ne veri
Si nje shtojzavalle i hapje ti
Xhamat e qelqta e perdet e mëndafshta
Dhe me ëmbëlsi i shijoje
Zerat e tyre te bukur e melodioz
T’i çmallje si fêmije e fluturoje…

E si kanarina zemrat tona
i ushqeje me ujerat e embela
Te deshirës
Kur bota shkretohet e zbrazur
Ti mbetesh me mirësine tende hynore
E me shpirtin tënde te dlire prore…
Si ujëvarë dhimbjet i derdh në hone…

Ne syte e tu plot magji e dritë
Ëndrrat ti nuk i fshije
Nën puhizen tënde
U jepje te gjitha
Mrekullitë…

Dhe une ata sy i pashë
Ne boten që rtotullohet
Rreth boshtit te saj
Si lulëkuqet e bukura te stinës
Që mot pas moti
Imazhin e fytyrës tënde te hareshme
Ruajnë ne çdo petale dhimbjeje…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com