Xhevat I. Prebreza Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xhevat-i-prebreza/ Poezi Laberia News Tue, 20 Sep 2022 08:45:14 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xhevat I. Prebreza Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xhevat-i-prebreza/ 32 32 Brenda meje – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/09/20/brenda-meje-xhevat-i-prebreza/ Tue, 20 Sep 2022 08:45:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23700 BRENDA MEJE Brenda meje, shpirti më mbështjellët me dhimbjet me pikëllimin….. damarët vlojnë si kanalet...

The post Brenda meje – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BRENDA MEJE

Brenda meje, shpirti
më mbështjellët me dhimbjet
me pikëllimin…..
damarët vlojnë si
kanalet e vullkanit.
Brenda meje, ti ke hyrë
dhe më ke vënë flakë
kockat e trupit
më janë bërë gur.
Brenda meje mbolla
kopshtin me lule
mëngjesin e vesha me vesë.
Zemra ndjen mungesën tënde
syt flasin shumë
fjala me del nga thëllsia e shpirtit
por që nuk mund të flas.
Brenda meje më vlojnë
kujtimet e së kaluarës,
kujtime që mi rëndojnë
të rrahurat e zemrës.
Shpirti dot më lehtësohet
nëse ti do të kthehesh
të më zgjosh nga ky trishtim
që brendësisë t’ja shuash zjarrin!
Xhevat I. Prebreza 17.07.2022, Prishtinë

The post Brenda meje – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/dua-xhevat-i-prebreza/ Mon, 19 Sep 2022 11:41:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23667 DUA Dua që sot të jesh afër meje të flas me ty gjerë në mesnatë...

The post Dua – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DUA

Dua që sot të jesh afër meje
të flas me ty gjerë në mesnatë
ti shohim yjet
e dashurisë sonë si shëndrrisin.

Dua që sot të të kem në përqafim
të shtrihesh në gjoks
ti ledhatoj flokët
të fali puthje të panumërta.

Dua që sot të fluturojmë
me pëllumbat krahë bardhë
të ngjitemi lartë e më lartë
atje ku vetëm perëndia na sheh.

Dua që sot të bëhemi engjuj
t’ju plotësojmë dëshirat
zemrave që duhen
të mbjellim paqe mes njerëzve!

Xhevat I. Prebreza 11.07.2022, Prishtinë

The post Dua – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzë liqenit – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/07/05/buze-liqenit-xhevat-i-prebreza/ Tue, 05 Jul 2022 08:19:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23486 BUZË LIQENIT Shetis i vetëm me hijen time flas në heshtje për një çast u...

The post Buzë liqenit – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BUZË LIQENIT

Shetis i vetëm me hijen time
flas në heshtje
për një çast u ndala tek stoli
te ai stol ku takoheshim
mu duk se je afër meje.
Valet e lehta më shoqëronin
ma sollën një erë jargovani
sa herë kaloj këtë rrugë
kujtimet më kthejnë aty ku e nisem.
Mjellmat rrin mbi varken e prishur
varkën që ne lundronim
kur liqeni ishte në qetësi.
Buzë liqenit shetis
në mendje shfletoj vargjet
ato vargje kur në varken e dashurisë
duke ti thurrur poezit na zinte
prarimi i diellit.
Fillova të lëvizi ngadal
koka më mbeti tek varka
brenda saj uji kishte zënë vend
e mjellmat ishin lidhur njëra me tjetrën
sikur ne dikur.
Mbrëmja erdhi dhe fletët e kuqrremta
vjeshta kishte filluar ti tund
zogjët lart në qiell
kishin marrë rrugët e shtegtimit
ti morre rrugë tjetër,
atë të pakthimit!

Xhevat I. Prebreza 01.07.2022, Shën Gjin

The post Buzë liqenit – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një ditë – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/07/04/nje-dite-xhevat-i-prebreza/ Mon, 04 Jul 2022 11:39:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23449 NJË DITË…. Një ditë kur don të flet me mua më telefono do ta hap...

The post Një ditë – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË DITË….

Një ditë kur don të flet me mua
më telefono
do ta hap telefonin, nuk do të flas
në heshtje do ta dëgjoj zërin tënd.

Një ditë kur don të qajsh, më telefono
nuk të premtoj se do të bëj të qesh
por, të premtoj se do të.qaj me ty.

Një ditë nëse ke vendos të ikësh
leje telefonin hapur
dua ti dëgjoj hapat e ikjes
hapat që më godasin në zemren time.

Një ditë nëse ke vendos të më harrosh
më telefono që ta përballoj termetin
e atij momente kur zemra
merr një plumb nga fjala jote.

Një ditë nëse me telefonon
dhe unë nuk të përgjigjem
eja me vrap tek unë
se kam nevojë për ty në qastet e fundit!

Xhevat I. Prebreza 25.06.2022, Prishtinë

The post Një ditë – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lamtumirë vendi im – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/lamtumire-vendi-im-xhevat-i-prebreza/ Tue, 28 Jun 2022 12:34:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23436 LAMTUMIRË VENDI IM ( kushtuar mërgimtarëve) Lamtumirë o vendi im sot pot la ty me...

The post Lamtumirë vendi im – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LAMTUMIRË VENDI IM

( kushtuar mërgimtarëve)
Lamtumirë o vendi im
sot pot la ty me mall
unë po nisem për mërgim
zemra ime për ty ka me kajt.
Lamtumirë o ju male, e ju bregore
o ju mriza e o ju stane
ju shetita kodër më kodër
lugjeve të thata, piva ujë në k’to kroje.
Në mëngjes kur dielli t’lind
unë ma s’kam për ta pa
rrezet e tij kur ta ngrohin oborrin
nane lokja me lot ka mem kja.
Lamtumirë oj nana ime
lot mos derdh ti për mua
kur të merr malli
qit në sofër një lugë më shumë.
Lamtumirë o babalok
ty pleqnija tash t’ka lodh
ty pot la o babë vet në shpi
krahun ty ta kam tha.
Lamtumirë o vllazen e motra
me ju urrita në një sofër
amanet babë e nanë po ua la
mos mi leni vet në votër.
Nata kur të vjen
rrezja e diellit ka me ra
unë prej teje oj toka ime
larg, shumë larg ka me na nda.
E atje kur të shkoj
gjuhen time s’ka me dëgju
ka me ni tjetër të folme
zemra ka me mu shkrumu.
S’ka me pa ma shqiptarë
ka me u përballu me të huj
ka mem marrë malli oj toka ime
veq një gotë me pi me ujë.
Lamtumirë oj jeta ime e fëminisë
tash u rrita e u bëra burrë
në vend se të rri, këtu të vdes
unë po bahem kurban i huj.
E një ditë kur të kthehem
babë as nanë nuk do ti gjej
ti oj tokë, toka ime
ma len një vend të hy në dhe.
Amanet po ua la
mos lakmoni këtë kurbet të zi
i ri shkova në dhe të huaj
n’vendin tim jam në pleqni!
Xhevat I. Prebreza 23 06 2022, Prishtinë

The post Lamtumirë vendi im – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti qajte – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/ti-qajte-xhevat-i-prebreza/ Tue, 28 Jun 2022 09:15:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23417 TI QAJTE Atë ditë kur u ndam qajte, qajte dhe lotove ndër buzë në vaj...

The post Ti qajte – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI QAJTE

Atë ditë kur u ndam
qajte, qajte dhe lotove
ndër buzë në vaj
përshpërite fjalët e fundit.

Më përqafove, më shtrengove
dhe prapë qajte, qajte më zë
më puthe sikur një nënë fëminë e saj
lotët të prekën në mjekërr.

U shtange në vend
zemra të rrahte me të shpejtë
u hodhe prapë në trupin tim
më the mos më le të shkoj.

U ndam me natën me hënë
me lotët që na i pushtuan syt
u ndam me fjalën e fundit
Lamtumir……!

Xhevat I. Prebreza 22.06.2022, Prishtinë

The post Ti qajte – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të dua! – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/do-te-dua-xhevat-i-prebreza/ Fri, 17 Jun 2022 11:16:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23377 DO TË DUA Edhe në heshtje kam për të dashur ashtu siç më deshte ti...

The post Do të dua! – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DO TË DUA

Edhe në heshtje
kam për të dashur
ashtu siç më deshte ti
do të ndjej thell në shpirt
zemrës t’ja lehtësoj dhimbjet.

Në fshehtësi do ta mbaj dashurinë tonë
ta dijn vetëm zemrat tona
ti kur të jesh afër
zemrat t’i ndjejn tik-taket njëra-tjetrës
të mbushen me oksigjen.

Ëndrrat mi marrin sytë e tu
e ti pa pritur, hyn në shpirtin tim.
çdo hap i yti i hedhur brenda meje
zemra ndjen ritmet
kujtimet më mbesin, se unë të dua!

Xhevat I. Prebreza 14.06.2022 Prishtinë

The post Do të dua! – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot… – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/sot-xhevat-i-prebreza/ Fri, 17 Jun 2022 10:44:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23360 SOT….. Sa shumë më mungove dielli kur lindi me rrezet e para në mëngjes të...

The post Sot… – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SOT…..

Sa shumë më mungove
dielli kur lindi
me rrezet e para në mëngjes
të të puthi në ball
ti puthi syt e përgjumur.

Sa shumë më mungove
ta shijojm flladin e kësaj dite
ta thithim këtë ajr
të luginës së madhe
të pim ujë tek kroi i ftoftë.

Sa shumë më mungove
po ti ike në majin e verës së nxehtë
kur lulja kishte qelur
kur zogu kishte filluar
të bëjë folen në degët e lisit!

Xhevat I. Prebreza 11.06.2022, Prishtinë

The post Sot… – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Edhe njëherë – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/06/02/edhe-njehere-xhevat-i-prebreza-2/ Thu, 02 Jun 2022 07:13:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23297 EDHE NJËHERË Do ti shtrij duart të pres krah hapur edhe njëherë, sikur dje të...

The post Edhe njëherë – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EDHE NJËHERË

Do ti shtrij duart
të pres krah hapur
edhe njëherë, sikur dje
të të përqafoj, të shtrengoj.

Zërin dua ta dëgjoj
të më shushuritësh në vesh
edhe njëherë, sikur dje
të ma.këndosh këngën time.

I lutem Zotit
të më.kthehesh, të të shoh
edhe njëherë ti ngopi syt
me shkëlqimin tëndë.

Mëngjeseve në vend të shtojzovalles
të vish ti
edhe njëherë, të fluturoj me ty
fushave të blerta të dashurisë sonë!

Xhevat I. Prebreza 01.06.2022, Prishtinë

The post Edhe njëherë – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një pikë ujë – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/05/24/nje-pike-uje-xhevat-i-prebreza/ Tue, 24 May 2022 08:29:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23268 NJË PIKË UJË Një pikë ujë e dua ta bëjë lot të rrshqet në faqe...

The post Një pikë ujë – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË PIKË UJË

Një pikë ujë e dua
ta bëjë lot
të rrshqet në faqe
syt më janë shterrur për ty.

Një pikë ujë e dua
të mi prek buzët
më janë tharë
për buzët tuja.

Një pikë ujë e dua
të ma freskoj zemrën
që po digjet për ty
prej se ike.

Një pikë ujë e dua
në vend të shiut
të ma freskoj shpirtin e trupin
që po digjet flakë për një përqafim!

Xhevat I. Prebreza 23.05 2022, Prishtinë

The post Një pikë ujë – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>