September 15, 2026

Sot… – Xhevat I. Prebreza

Xhevat I. Prebreza
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SOT…..

Sa shumë më mungove
dielli kur lindi
me rrezet e para në mëngjes
të të puthi në ball
ti puthi syt e përgjumur.

Sa shumë më mungove
ta shijojm flladin e kësaj dite
ta thithim këtë ajr
të luginës së madhe
të pim ujë tek kroi i ftoftë.

Sa shumë më mungove
po ti ike në majin e verës së nxehtë
kur lulja kishte qelur
kur zogu kishte filluar
të bëjë folen në degët e lisit!

Xhevat I. Prebreza 11.06.2022, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com