Xhuljeta Ferraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xhuljeta-ferraj/ Poezi Laberia News Sat, 28 Nov 2020 16:20:00 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xhuljeta Ferraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xhuljeta-ferraj/ 32 32 Shqipëri e vogël! – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/11/28/shqiperi-e-vogel-xhuljeta-ferraj/ Sat, 28 Nov 2020 16:19:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15112 SHQIPËRI E VOGËL! Shqipëri e vogël, Me zemër të madhe, Nga ty ,më ndau varfëria,...

The post Shqipëri e vogël! – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHQIPËRI E VOGËL!
Shqipëri e vogël,
Me zemër të madhe,
Nga ty ,më ndau varfëria,
Nëpër botë u rrita.

Emrin s’ta harrova,
As flamurin kuq e zi,
Ma mësoj nëna,
Që në djep fëmijë.

Në prehrin e gjyshes,
Mësova historinë,
Në zemër e ruajta,
Si thesarin tim.

Më vulose që të vogël,
Me emrin “Shqipëtare”,
Në çdo vend të botës,
Për ty jam krenare.

Rrënjët i kam në Vlorë ,
Bashkë me Ismail Qemalin,
Aty ku u valvit flamuri,
Më njëzet e tetë Nëntorin.

Gëzoj sot, jam e lirë,
Si shqiponja nëpër male,
Kurrë nuk e harroj,
Gjakun e heronjëve.

Edhe flokë zbardhur,
Prap tek ty do kthehem,
Në tokën e huaj,
Nuk të tret as “dheu”.
…………………..
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ✍

The post Shqipëri e vogël! – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua të vdes, por nuk vdesë dot – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/dua-te-vdes-por-nuk-vdese-dot-xhuljeta-ferraj/ Thu, 27 Aug 2020 11:28:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11723 DUA TË VDES,PO NUK VDESË DOT! Nënë moj femer “Shqiptare”, Muzën time seç e zgjove,...

The post Dua të vdes, por nuk vdesë dot – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DUA TË VDES,PO NUK VDESË DOT!

Nënë moj femer “Shqiptare”,
Muzën time seç e zgjove,
Si jastek gurin e çove,
Tokën dyshek e shtrove,
Seç më erdhi toka vërdall,
Kur ti pashe mizat jorgan,
Qaje ,qeshje si e marrë,
Kur udhëtarët ishin pran.
Film shikojnë udhëtarët,
Bashkë me shtetin pushtetarët,
Fryma të mban në jetë,
Veç me gojë bekon gjithkënd.
Nënë moj femer “Shqipëtare”,
Më vjen turp për tokën time,
U rrita ne dhe të huaj,
Në atë rrugë nuk kam kaluar.
Kush e di sa lotë ke derdhur,
Bashkë me shiun edhe erën,
Seç mu mblodh një lëmsh në grykë,
Pjata jote është një qese,
Edhe qeni ka kolube,
Edhe zogu një fole,
I pasuri ,pa kamer s’vin,
Të të jap një cop strehë.
Ke pak faj moj nënë” Shqiptare”,
Ke votuar kriminelat,
Ata që jetojnë per lekë,
Kan një gurë në vend të zemrës.
Me fal moj nënë” Shqiptare”,
Që s’ta zgjata dorën dot,
Mu drodh shpirti kur të dëgjova,
“Dua të vdes, por nuk vdes dot”
………………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!✍

The post Dua të vdes, por nuk vdesë dot – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në “Art” jam për të gjithë – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/ne-art-jam-per-te-gjithe-xhuljeta-ferraj/ Sun, 23 Aug 2020 05:16:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11456 NË “ART” JAM PËR TË GJITHË! Në “Art” jam për të gjithë, Në” Jetë “i...

The post Në “Art” jam për të gjithë – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË “ART” JAM PËR TË GJITHË!

Në “Art” jam për të gjithë,
Në” Jetë “i përkas vetëm dikujt,
Atij që e ka çelsin e zemërs,
I lejohet të hyj në shpirtin tim.

Ju lejova të trokisni në jetën time,
Me “Artin”tim si fllad pranvere,
Mos më thoni “të duam për grua”,
Për ju jam vetëm një “poete”.

Dielli mund t’i ngroh gjithë njerzit,
Ashtu si vargjet e mia zemrat tuaja,
Një femër dashuron vetëm një mashkull,
Aty ku shikimi t’a heq frymarjen.

Mos më thoni unë jam më i mirë,
Gjilpërën në kashtë mos e kërkoni,
Asnjëherë nuk dashurova lëkurën,
Jam femër që dashuroj shpirtin.

E nëse do keni nostalgji,
Më gjeni në raftin e librarisë,
Më kërkoni në vargjet e mia,
Në “Art” jam për të gjithë.

…………………………………………………………
AUTORJA-XHULJETA -FERRAJ!

The post Në “Art” jam për të gjithë – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Veç emrin “Nënë” zë në gojë! – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/16/vec-emrin-nene-ze-ne-goje-xhuljeta-ferraj/ Sun, 16 Aug 2020 06:52:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11232 VEÇ EMRIN “NËNË” ZË NË GOJË! …………………………………………………………. Nuk e di por ,kur sëmurem, Veç emrin...

The post Veç emrin “Nënë” zë në gojë! – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VEÇ EMRIN “NËNË” ZË NË GOJË!
………………………………………………………….

Nuk e di por ,kur sëmurem,
Veç emrin “nënë”zë në gojë,
Sa më peshon në shpirt,
Kur larg meje ty të kam.

A të kam thënë sa të dua?
Po ,por po t’a them përsëri,
Nuk do lodhem asnjëherë,
Ti je e vetmja dashuri.

Ty te kam shoqen më të mirë,
Rreze dielli ne tynel,
Udhë rrëfyesja ime e jetës,
Flokë bardha gjithë nurë.

Dora jote melodi,
Mbi kaçurrelat e mia,
Rrudhat e tua mbi ballë,
Kurorë nuri fisnikëri.

Ty stuhia nuk të trembi,
As sëmundja shekullore,
As lufta e armikut,
As diktatori “Enver Hoxha”.

Ti ke qen dhe je akoma,
Shkëmb i fortë në buzë të detit,
Asnjëherë nuk të përmbytën,
Ato dallgë madhështore.

Ta kam thënë me gojë,
Se ti je princesha ime,
Sot me vul po t’a shkruaj,
Pa ty jetën s’kam c’è dua.

………………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!✍
Dedikuar nënës time♥
Te dua jeta ime ♥

The post Veç emrin “Nënë” zë në gojë! – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse e do femrën vërtet – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/nese-e-do-femren-vertet-xhuljeta-ferraj/ Fri, 07 Aug 2020 20:44:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10858 NËSE E DO FEMRËN VËRTET! ………………. Nëse e do femrën vërtet, Mos ja mbush sytë...

The post Nëse e do femrën vërtet – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËSE E DO FEMRËN VËRTET!
……………….
Nëse e do femrën vërtet,
Mos ja mbush sytë me lotë,
Veshët me gënjeshtra,jo,
Zemrën ,mos ja plagos.

Nëse e do femrën vërtet,
Bëhu shokë ,e jo dashnor,
Dashuro shpirtin e saj,
Lëkura do rrudhet një ditë.

Nëse e do femrën vërtet,
Mos e mbyt me xhelozi,
Nëse ajo të dashuron,
Tek ty do kthehet përsëri.

Nëse e do femrën vërtet,
Mos e shaj me ashpërsi,
Gjuha vret më shumë se plumbi,
I miri nuk bëhet harbut.

Nëse e do femrën vërtet,
Lëkurën mos ja gërvisht,
Ruaje në zemrën tënde,
Si gjën më të shtrenjtë.

Nëse e do femrën vërtet,
Krevatin tënd mos e fëlliq,
Tradhëtin mos e bëj shok,
Fisniku ka lindur fisnik.
………………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!

The post Nëse e do femrën vërtet – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brenda shtëpisë të burgosur! – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/brenda-shtepise-te-burgosur-xhuljeta-ferraj/ Wed, 05 Aug 2020 10:18:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10663 BRENDA SHTËPISË TË BURGOSUR! …………….. Më këndo një nina nana! Fëmija i thotë nënës së...

The post Brenda shtëpisë të burgosur! – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BRENDA SHTËPISË TË BURGOSUR!
……………..

Më këndo një nina nana!
Fëmija i thotë nënës së vet!
Aty ku ndodhesh në shtrat,
Mbas murit ti mos hesht.

E nëse mundesh më përkëdhel,
Me imagjinatë më puthë ngadalë,
Preke dorën t’ime të vogël,
Malli për ty më ka marrë.

Se gjumi pa ty nuk më merr,
Aroma jote më mungon,
Nënë këndom edhe njëherë,
Për mua je oksigjen.

Dëgjohet një gjysmë zëri,
Dhe kolla e saj e thatë,
Ajo e lag jastëkun me lotë,
Mes dhimbjesh këngës ja nis.

E jotja jam përgjithmonë,
Ti je gjithë bota ime,
Askush nuk më ndan nga ty,
Do t’a mundim virusin”Korona”.

Në ëndërr do vi tek ty,
Sapo t’i mbyllësh qepallat,
Do t’a puth trupin tënd të brisht,
Je ilaçi im i preferuar.

Një murë mund t’i ndaj dy trupa,
Po zemrat ,si ndan dot,
Ti jeton brenda meje,
Çelsin vetëm unë e kam.

Dyert do të hapen në parajsë,
Sëmundjet do të jenë harruar,
Sot njerzit jetojnë të ndarë,
“Brenda shtëpisë të burgosur”.
………………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!

The post Brenda shtëpisë të burgosur! – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hipokrizia s’më pëlqen – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/06/16/hipokrizia-sme-pelqen-xhuljeta-ferraj/ Tue, 16 Jun 2020 19:32:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8420 HIPOKRIZIA S’MË PËLQEN! Hipokrizia s’më pëlqen, Nuk është veshje që më shkon, Ku t’a gjej...

The post Hipokrizia s’më pëlqen – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HIPOKRIZIA S’MË PËLQEN!

Hipokrizia s’më pëlqen,
Nuk është veshje që më shkon,
Ku t’a gjej fustanin e drejtësis?
U zhveshën të gjithë njerzit sot.

Në lakuriqësi të paturpshme,
Dinjitetin e hoqën nga trupi,
Janë bërë si gjella pa kripë,
Nuk i respekton më as qeni.

AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ.

The post Hipokrizia s’më pëlqen – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti je parasja ime – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/06/12/ti-je-parasja-ime-xhuljeta-ferraj/ Fri, 12 Jun 2020 19:35:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8127 TI JE PARAJSA IME! Aty ndihet rehat shpirti im, Vetëm në krahët e tu, Kur...

The post Ti je parasja ime – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI JE PARAJSA IME!

Aty ndihet rehat shpirti im,
Vetëm në krahët e tu,
Kur buzët mi puthë ngadalë.
Ti je parajsa ime.

Lundroj me sytë e mbyllur,
E sigurt në zemrën tënde,
Mos më zgjuaj nga kjo ëndërr,
Ti je parajsa ime.

Lotin e dashuris të lutem,
Lëre të rrjedh mbi faqen time,
Mi thaj me puthjet e tua,
Ti je parajsa ime.

Vin si dallgët e detit,
Shpirtin ma trazon,
Pastaj ikën me perëndimin,
Ti je parajsa ime.

Do pres aty tek shkallët,
Me gotën t’ime në dorë,
Mos më le të dehem,
Ti je parajsa ime.

Me sy do ta kërkoj,
Imazhin tënd në mes të turmës,
Ti vetëm buëzqesh,
Ti je parajsa ime .

Edhe po u vonove,
Unë do pres akoma,
Ndofta do jem plakur,
Ti je parajsa ime.

………………………………………………………..
Autorja-Xhuljeta Ferraj -12/06/2020

The post Ti je parasja ime – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Dashuri”e ka emrin – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/06/02/dashurie-ka-emrin-xhuljeta-ferraj/ Tue, 02 Jun 2020 20:21:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7549 DASHURI E KA EMRIN! ………………………………………………………… Tik tok bëri zemra, Gati sa nuk ndali, Goja u...

The post “Dashuri”e ka emrin – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DASHURI E KA EMRIN!
…………………………………………………………
Tik tok bëri zemra,
Gati sa nuk ndali,
Goja u bë memece,
Kur ajo tek unë erdhi.

Si zonjë e madhe ,
Gjeti vend tek mua,
Mysafire e pa ftuar,
Në zemër u rehatua.

Më la pa gjumë,
Qepallat mi lagu,
Më pushtoj malli,
Më dogji si vullkani.

Më shoqëron kudo,
Si hije nga mbrapa,
Grindem me të,
E pastaj bëj paqe.

Ndonjëherë ja mbyll derën,
Pastaj më mungon ,
Prap e përqafoj,
Nga zemra se lëshoj.

Kur më bezdis,
Dua t’a largoj,
Oksigjen është ajo,
Pa të nuk jetoj dot.

E kërkova gabimisht,
Në zemrat hipokrite,
Ajo ishte fshehur,
Tek një shpirt i bukur.

Më bëri të lumtur,
Nuk e lë më të shkoj,
“DASHURI”e ka emrin.
Ajo jetën ma ndryshoj.
………………………………………………………
Autorja-Xhuljeta Ferraj.29/05/2020

The post “Dashuri”e ka emrin – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Garën e jetës e fitova – Xhuljeta Ferraj https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/garen-e-jetes-e-fitova-xhuljeta-ferraj/ Sun, 24 May 2020 16:23:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7023 GARËN E JETËS E FITOVA! ………………………. Nëse do me pyesje sa të dua? Nuk do...

The post Garën e jetës e fitova – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GARËN E JETËS E FITOVA!
……………………….
Nëse do me pyesje sa të dua?
Nuk do t’i gjeia dot fjalët,
Nëse do më pyesje se sa vlen?
Ja kalon edhe diamantit.

I kaluam stuhitë e jetës,
Në këtë botë egoiste,
Shumë herë ngelëm pa gjumë,
Duke luftuar me ankthet.

Asnjëherë nuk më le vetëm,
Kur dhimbja më kaplonte,
Me duart e tua të vogla,
Lotin në faqe ma fshije.

Puthja jote është forcë,
Buzqeshja jote ilaç për shpirtin,
Përqafimi një kala e fortë,
Zëri jot melodi për shpirtin.

Të dy e ndërtuam jetën,
Me peshë të rëndë mbi kurrizë,
Dikur me themele mbi rërë,
Sot një kështjellë me gurë.

Jeta të bëri burrë para kohe,
Kur ende ishe filiz i njomë,
Sot je mençuria e familjes,
Je krenaria e fisit tonë.

Garën e jetës e fitova,
Ti je medalja ime prej floriri,
Krenohem me ty o bir,
Ti je gjithë bota ime.

………………………………………………………….
Autorja-Xhuljeta -Ferraj-24/05/2020.
Dedikuar djali tim që sot mbush 20 vjeç.
Të dua shumë biri im.♥

The post Garën e jetës e fitova – Xhuljeta Ferraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>