September 15, 2026

Në “Art” jam për të gjithë – Xhuljeta Ferraj

Xhuljeta Ferraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË “ART” JAM PËR TË GJITHË!

Në “Art” jam për të gjithë,
Në” Jetë “i përkas vetëm dikujt,
Atij që e ka çelsin e zemërs,
I lejohet të hyj në shpirtin tim.

Ju lejova të trokisni në jetën time,
Me “Artin”tim si fllad pranvere,
Mos më thoni “të duam për grua”,
Për ju jam vetëm një “poete”.

Dielli mund t’i ngroh gjithë njerzit,
Ashtu si vargjet e mia zemrat tuaja,
Një femër dashuron vetëm një mashkull,
Aty ku shikimi t’a heq frymarjen.

Mos më thoni unë jam më i mirë,
Gjilpërën në kashtë mos e kërkoni,
Asnjëherë nuk dashurova lëkurën,
Jam femër që dashuroj shpirtin.

E nëse do keni nostalgji,
Më gjeni në raftin e librarisë,
Më kërkoni në vargjet e mia,
Në “Art” jam për të gjithë.

…………………………………………………………
AUTORJA-XHULJETA -FERRAJ!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com