Ylli Meçe Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ylli-mece/ Poezi Laberia News Mon, 19 Sep 2022 12:03:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ylli Meçe Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ylli-mece/ 32 32 Për ata që harrojnë se kush jemi – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/per-ata-qe-harrojne-se-kush-jemi-ylli-mece/ Mon, 19 Sep 2022 12:03:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23680 PËR ATA QË HARROJNË SE KUSH JEMI —— Ti shqiptar i larguar që ndodhesh mërguar...

The post Për ata që harrojnë se kush jemi – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR ATA QË HARROJNË SE KUSH JEMI
——
Ti shqiptar i larguar që ndodhesh mërguar në Greqi
Pishtarin e gjuhës tënde, mbaje ndezur e mos shuaj !
Kujdes, mos fol greqisht, brënda shtëpisë me fëmijë
Ndryshe, për Atdheun, vjen një ditë e bëhesh i i huaj !
——
Edhe ti tjetri, që banon diku, andej nga Apeninet
Ruaji fjalët tona, se janë thesar, mbi çdo pasuri
Pa gjuhën shqipe dhe vet shtëpia, rënkon e dridhet
Mos ta lëndojmë më shumë Nënëmadhen Arbëri
——-
Dy fjalë dhe për ty matanë kontinentit, i dashur mik
A e di se të parët e “Vatrës”ruajtën me nder traditën ?!
Përulju gjer në gjunjë , vetëm Atdheut tënd fisnik
Sido që të jetë, mos e ndërro Shqipen për Amerikën !

The post Për ata që harrojnë se kush jemi – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ishte kohë alarmesh – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/ishte-kohe-alarmesh-ylli-mece/ Tue, 28 Jun 2022 12:38:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23440 ISHTE KOHË ….ALARMESH —- Unë me shokët e mi, sa e sa herë bukën,në tryezë...

The post Ishte kohë alarmesh – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ISHTE KOHË ….ALARMESH
—-
Unë me shokët e mi,
sa e sa herë bukën,në tryezë kemi lënë
Drejt anijeve me një frymë kemi rendur,
me më të shpejtin vrap
Psikamë e sirenave me sinjalet e radiove,
kryqëzoheshin rëndë
Prej stuhive të Mëmëdheut,
koha na ngrinte në Alarm Luftarak !
—-
Në librin e madh të historisë ,
të parët tanë patën shkruar
Diku penën ngjyer në bojë,
diku fort dhe me të kuqin gjak:
Nëse e doni Atdheun, në alarme…
qëndroni të gjithë bashkuar!
Zemrat gatuar për liri, e ndezin,
por dhe i japin shpirtit, flakë!
—–
Ishte vërtetë kohë alarmesh,koha jonë,
ca vite më parë
Në këmbë përherë syzgjuar
na shikonte Evropa e çuditur
Ata prej kabareve nën avujt e “Wiski”- t
sigurisht na quanin të marrë
Teksa mbi harta, po vet ata
ëndërronin për çastin e shumëpritur!
——
Sot që po shkruaj këto vargje ,
kurrë kohën nuk e kam sharë
Ajo nuk na ka faj, se fundja në botë për këdo,
ecën, e ecën pa u ndalur
Shpesh më vjen të plas prej inatit
pse jo, bëhem dhe për të qarë
Kur një ditë vet ajo, mund të na qesh,
madje shumë keq e me të tallur
——-
Mëndjen nuk e kam ndryshuar
ngaqë e njoh mirë tradhëtinë
Në emër të Atdheut ajo ” mish për top”
të dërgon në vijën e parë
Përse mund t’na pushtonte Evropa,
kur ditën ajo na çmontonte lirinë?
E teksa natën – Nënës Shqipëri
i ç’vidoste vorreza, buste e lapidarë?!
——-
Jo jo-ne jemi brezi,
që nuk e hedhim poshtë epokën e shkuar
Themele hodhëm për brezat…e veprat
me mund i kemi ngritur
Nuk ishte faji ynë nëse disa në alarme
kurrë nuk patën guxuar
E për më keq,
u trembën prej stuhive detare e ujit të tij të kripur.
——
Shokët e mi të mirè ku ju kam?!
Çohuni në këmbë dhe një herë!
T’i mësojmë brezat e bijtë, me “Alarme”
kur mbi Atdhe bien stuhi e erë !

The post Ishte kohë alarmesh – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një tjetër gojdhanë – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/nje-tjeter-gojdhane-ylli-mece/ Fri, 17 Jun 2022 11:25:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23381 NJË TJETËR GOJDHANË ( etimologjia e një emri në gojdhana shqiptare dhe per te gjitha...

The post Një tjetër gojdhanë – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË TJETËR GOJDHANË
( etimologjia e një emri në gojdhana shqiptare dhe per te gjitha miket me emrin ” Irene”)
…..
At’natë sirenat nuk i zuri gjumi dhe nuk dihej se për çfarë
Duke pushuar këngët dhe ishulli humbi e ra në qetsinë e vet
U ngritën zogjtë e lodhur me krahët e tyre të lagur si të marrë
Ehhh..thanë-në kët’ ishull edhe pse jetohet nuk paska më jetë
—–
Dolën “sirenat” dhe shamitë lëkundën në ajër për fluturakët
Në kor sëbashku ritualin e zakonshëm filluan pa harpë e pa lirë
Shmangur prej tyre , panë drejtimin andej nga ishin Ilirianët
Teksa mendonin për misionin e tyre” vrastar” e aq të vështirë
——
Odiseja kur pat kaluar aty, marinarëve u mbylli sy e veshë
( Kështu e thotë dhe Homeri në vargun e vet mitologjik )
As sot nuk dihet thonë se atje, na qënkish dhe një princeshë
Nga këngë e valle vdekjes , tmerrohej e kërcente gjith frikë !
——-
Ajo një ditë e grisi keq shaminë e valles dhe këngën pushoi
Jo…jo përse e kujt mund t’i hyjë ne punë” bukuria që të vret” ?
Në shishe fort , shaminë lagur në lot mbylli në det e lëshoi
Këtu nuk ka dashuri ! -shkroi- Ndaj dhe ne vallzojmë shkret!
—–
Këmbëzbathur gjakosur ajo rendi me flokë e fustan lëshuar
Virgjërinë e vet pagëzoi kët’ herë pa këngë në të bardhat valë
Do iki -tha se pa dashuri tokë e det ngelen, përherë mallkuar
Sirenat nga zjarri zemrave le të vetdigjen, veçse jo marinarè!
—–
Të parës anije lundërtare i’u shfaq me hirèsinë e praruar
Teksa në kuvertë pa një djalosh, me sy në ngjyrë të Jonit
Kësaj here sirena jo paqëllim këngën e vet la pa kënduar
U ngirt deti gjithë tallaz e dallgë ,nga zemërimi i Poseidonit
—–
I shtangur buzëqeshi ndofta vërtetë ju duk e pabesuar
Ndërsa anija ecte në më të pabesushmin të vetin lundrim
Diçka mistike marinarin ilirian, në zemër keq e pat qëlluar
Më keq akoma kur ajo e mbështolli me të vetin pèrqafim !
—–
Ndodhi ajo që s’pritej e kurrë s’pat ndodhë, në legjendë
Marramëndsja frymën ja mori me puthje e tha : S’kam faj !
Forca e zakonit është e keqe, ndaj nuk dua më, të jem Sirenë
Dhe sërish me etje e puthi… e frymë i dha nga frymë e saj !
—-
Nuk dihet nga shkoi dhe ku mbriti më vonë ajo anije
Veçse dihet se vajza u zhyt e tha : Nuk dua të jem më “sirenè” !
Një e vetme, madje qoftë dhe një gërmë t’a le të keqen shije
Ndaj për dashuri po e heq gërmën ”S”.. e le t’më quajnë Irenë!

The post Një tjetër gojdhanë – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
K’hajan…. përse më zgjove kaq herët?! – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/khajan-perse-me-zgjove-kaq-heret-ylli-mece-2/ Fri, 17 Jun 2022 11:04:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23371 K’HAJAN…. PËRSE MË ZGJOVE KAQ HERËT?!!… ——— Më thuaj të lutem Omar, pse më zgjove...

The post K’hajan…. përse më zgjove kaq herët?! – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
K’HAJAN…. PËRSE MË ZGJOVE KAQ HERËT?!!…
———
Më thuaj të lutem Omar, pse më zgjove kaq herët ?
Vërtet ç’pati ajo vajzë sot, ç’pati me vargjet e tua?!!
Më mungon shumë t’a pinim sëbashku një gotë verë
Ti si një” ëngjëll” i mirë dhe unë…si ” shejtani “në pèrrua !
—–
Do të habiteshe, o i pavdekshmi K’hajani i Persisë
Sakija vrap do vinte te ne, me gota, shishe e hinkë
Çakërqef do t’më pyetje, si janë vashat e Shqipërisë?!!.
Teksa unë si lab, dollinë për to, do ngrija me opingë !
——
Ti botën, shpejt rrotullove në tavernë ,kur pije verë
Të dehu marrëzisht ajo , më e bukura e saj krijesë !
Të betohem Omar, në varr paske më shumë vlerë !
Në gjumin e përjetshëm ,ndodhëka , që dhe nuk vdes !
—–
E di ..aty posht’ është lagësht dhe ftohtë, bën përherë
Po nuk ka gjë ,fletët e librit, fundja do t’i bëjmë si jorgan!
Në lexofshin ” Rubairat” të vdekurit do lindin dhe një herë
Përsëri do vdisnin e për një puthje – do bëheshin kurban.!
—–
Pa do të shkruanin epitaf për mua, por më shumë për ty
Patjetër gurët e varrit do na i gdhendënin me çekiç e daltë:
“Njëri vdiq si persian me verë,e tjetri si lab i krisur – në raki
Për dashurinë në varr, dy poetë e hoqën vallen nën baltë !”
——-
(Ylli Meçe ” Ngjyrat e Kosoves” Prishtine 2016 )

The post K’hajan…. përse më zgjove kaq herët?! – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nderi i njeriut – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/06/07/nderi-i-njeriut-ylli-mece-2/ Tue, 07 Jun 2022 05:40:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23326 NDERI I NJERIUT … Nuk ka jo, më të shtrenjtë te njeriu në jetë Se...

The post Nderi i njeriut – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDERI I NJERIUT

Nuk ka jo, më të shtrenjtë te njeriu në jetë
Se sa nderi që na bën të ndihemi aq krenarë
Ari gjithë botës kurrë kët ‘vlerë s’mund ta ketë
Se nderi or miq e mi, s’mund të vihet në kandar
…..
Të jesh ballë lart s’është e lehtë, por e vështirë
Ndaj është e vërtetë, se çdo ditë ai veç kultivohet
Nëse marrim urtësinë, kudo nga njerzit e mirë…
Jo vetëm shpirtrat tanë, por dhe kombi lartësohet .
…..
Nderin e kemi në ballë, e në grykë te pushkës
Mund të jetë me ne, përherë bashkëudhëtar
Ai na ndjek si parmenda, në ugaret e fushës
Nderi ësht’ provë per Atdheun e më i larti altar

Ka njerz, që nderin lehtësisht e hanë në pjatancë
Të zvarritur, nuk s’kuqen e kurrë s’kanë pat qeder
Pandershmëria e tyre zvarritet të ngjitet në balancë
Dhe interesant….. çuditërisht betohen : Për nder “!
….
E kush nuk e di, se ata betohen për paturpësinë?
Se poshtërsia e padenjë qëndron te vetë ata !?
Pse rastësisht të ketë dalë nga goja e popullit
Se ai s’ka aspak nder dhe turpin me bukë e ha ?!
….
Nderi qenka një pasqyrë e madhe për çdo njeri
T’a ruajmë si sytë të mos na bjerë e thyer në tokë
Se në rëntë, mbase copat mund t’i ngjitim përsëri
Po krisjet e saj që na shoqërojnë a do i zhduknim dot ?!…

The post Nderi i njeriut – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një dhimbje e embël – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/06/02/nje-dhimbje-e-embel-ylli-mece/ Thu, 02 Jun 2022 07:09:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23293 Një dhimbje e embël —– Mbase rastësisht por te një gur i dalë rruge u...

The post Një dhimbje e embël – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një dhimbje e embël
—–
Mbase rastësisht
por te një gur i dalë rruge u pengova
Di gjithashtu se nga shëmbja
kërcinjtë me dhe, mu mbuluan
Madje të gjitha dhe përskuqjen e brrylave
krejt i durova
Nga vetrrjedhja e gjakut tim
tokë e gur u kuqngjyruan
—–
Për momentin, ndjeva dhimbje
dhe vërtetë jo pak
U ula mendueshëm aty pranë,
mbi trungun e një lisi
Tokës time që dua
i dhashë, fare-fare pakëz gjak
e nën lëkurë,ajo më futi dheun e një guri
a të një plisi..!
—-
Ju betohem se këtë ndodhi
nuk do ta besoja as në endërr !
Kush na lidhi kaq fort me njeri tjetrin,
të jetë vallë kjo, një rastësi ?
Në tokën tënde dhe kur “ajo te vret”
dhimbja qenka e embël !
Ashtu si çdo popull i rruzullit
lidhur ngushtë me tokën e tij !

The post Një dhimbje e embël – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjalim i një “të marri” – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/05/17/fjalim-i-nje-te-marri-ylli-mece-2/ Tue, 17 May 2022 12:15:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23241 FJALIM I NJË “TË MARRI” —– Ai doli krejt papritur e pakujtuar dhe për momentin...

The post Fjalim i një “të marri” – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FJALIM I NJË “TË MARRI”
—–
Ai doli krejt papritur e pakujtuar
dhe për momentin nuk e pa askush
U ngjit mbi një bidon të ndryshkur plehërsh,
prej nga gërthiti fort :
– Më thënkan mua, se jam një i marrë
dhe se nga mendja nuk mbush
Sa më vjen të qesh kur i’u shoh juve
po..po ju që jini kot e nuk paskeni lot !
—-
(Dikush ):
– Hidhu prej andej, or i goditur ,
e na ler të qetë ta pimë kafenë!
Si mundet të t’ kenë lenë jashtë..
e s’të paskan mbyllur në çmendinë?
Zbrit e mbylle gojën, se ti e di
se ta kam bërë dhe një herë tjetër benë !
I çmendur i dreqit ! Ç’ke që dërdëllis aty ,-
me psikamë e ulërimë?
—–
– Më thënke ti i kafeneve
se unë qënkam një i çmendur e i marrë?
Dije se më shumë nga kushdo, bile dhe nga ty
e gëzoj vërtet lirinë
Ti me shokët e tu, kot i kini sytë
se asnjëherë, s’kini për të parë
Kuptoje, nuk jam unë, por je ti ai,
që i mbyllur gjendesh në të keqen çmendinë!
—–
Ti që brohoret e ulërin më shumë se unë
në sheshe, për Partitë
I mjeri mëndje gënjyer, që s’ke sy e vesh,
madje dhe mungesë truri
Ke ndot prej meje pranë bidonave,
se unë për ty mbaj fjalime gati çdo ditë
Ndërsa ti s’më dëgjon,
se jam i marri i rrugëve, atje ku ngrihet pluhuri.
—–
Veç mësoje se unë jam pa pluhur,
paçka se rrobat i kam të pista shumë
Ja më thuaj ti, ç’do të bëje për mua
nëse do të gdhiheshe nesër deputet?
Asgjë! Ta them unë:
i ulur mbi divan do bëje veç një vërë në ujë
Po, po ti je ai, që së bashku me elitën,
mua dhe shokët e mi i vret !

Ti na vret të gjithëve,
me atë gazetën që mbledhur mban në dorë
E di që nesër do votosh përsëri
kusarët e banditët me kollare
Ti voton vjedhjen tënde,
vrasjet, kurvërinë madje të gjitha tradhëtitë
Të pyes i marrë kush është unë apo ti,
që ulur mbi kolltuk pi kafe, e nuk ke gjak fare ?
——
Nuk e di, veç era e detit atë moment
mi përzjeu keq mendimet
Me hapin tim shkela mbi një gazetë
ku dikush kish fshirë sumën
atje ku…deputetët kishin botuar fjalimet

The post Fjalim i një “të marri” – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Historikisht – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/05/11/historikisht-ylli-mece/ Wed, 11 May 2022 04:48:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23199 HISTORIKISHT —– Historikisht në disa fortesa shekujt dhe pse kaluan Brenda tyre sa keq ,njerëzit...

The post Historikisht – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HISTORIKISHT
—–
Historikisht në disa fortesa shekujt dhe pse kaluan
Brenda tyre sa keq ,njerëzit nuk e gjetën dot trimërinë
Të gjitha jo rastësisht ranë një nga një madje u dorëzuan
Prej kohës, gurët grryer nga turpi, nuk e njohën dot lavdinë
—–
Historikisht ka patur edhe popuj që nuk kishin fortesa
Ata patën vetëm zemrat dhe me to kalatë i ndërtuan
Prej sulmeve të njëpasnjëshme nuk u thye dot qëndresa
Shpirtin luftarak atje e murosën, ata dhe pa kështjella, fituan !

The post Historikisht – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aulona – ( Vlora) – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/04/30/aulona-vlora-ylli-mece/ Sat, 30 Apr 2022 15:54:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23069 AULONA – ( VLORA) ——– Nuk dihet, se kush mbi shpinën tënde vendosi gurin e...

The post Aulona – ( Vlora) – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AULONA – ( VLORA)
——–
Nuk dihet, se kush mbi shpinën tënde
vendosi gurin e parë..
Sikurse nuk di se ç’ kanë shkruar
e për ty e sa shumë gjëra thonë
Mbase hëna u ul një ditë te ty
me fustan nusërie veshur në ar
Ndofta dhe deti e solli prej arbërve
një vajzë me emrin AULONË !.
—–
Thonë se hëna, kur e pa atë,
qetë, qetë u ngjit përsëri në hapsirë
Në një kënd rruzulli,
papritmas kish lindur dhe vet bukuria
Nga inati i xhelozisë ajo u nis
duke menduar krejtësisht e nxirë
Kur i thanë se pat lindur nga njè nënë
hyjnesha e miteve LABËRIA
——-
Nuk dihet vërtet pse hëna
vrapoi nëpër univers…!
Trupin filloi të ndryshojë
aq, sa u habit dhe dhe vet qielli
Veç në yjësinë e pafund
dhe pse nuk del ç’do mëngjes
Ajo jep nga bukuri e saj…..
por me Aulonën, u dashurua vetëm dielli..

The post Aulona – ( Vlora) – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër nënës nga qelia.. – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/04/30/leter-nenes-nga-qelia-ylli-mece/ Sat, 30 Apr 2022 15:43:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23060 Letër nënës nga qelia…. —– Nënë.. ! – Sot më thanë xhandarët Dy orë jetë,...

The post Letër nënës nga qelia.. – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër nënës nga qelia….
—–
Nënë.. ! – Sot më thanë xhandarët
Dy orë jetë, më paskan mbetur
Ndërsa jashtë po ngrejnë litarët
Qafës time për t’ja hedhur
——
A të kujtohet nënë e dashur…
Kur merrje doçkat e mia ?
Dhe me babën të dy bashkë
Bënit dhe ju, si unë fëmia..?
——
E mbaj mend , ç’më the në arë
(Teksa ecnim mbas parmëndës)
Bir!-Kjo tokë me gjak ësht’ larë
Ndaj dhe ka, vetinë e nënës !
——-
Kush t’ju jap lajmin e parë
Ma shihni…. në dritë të syrit
Nuk më lindët, për t’më qarë
Vajet…nuk i shkojnë trimit !
—–
Ja ! Po dëgjoj hapat e rënda
Nënë ..!- Tashmë do t’më marrin
Laps nuk kam, veç me gjak fimos
Para, se të më tundë litari
——–
Dhe mos pyet, kush ish pranë
Se si ti, ka mijëra nëna !
Mbahu fort, bashkë me babën
Më qajnë yjet, më qan Hëna
—-
Armiku, në ardhtë te porta
E t’ju thotë:- Ku e kini djalin?
Kurrë, mos e futni brenda!
Por me dorë, tregojuni malin !

The post Letër nënës nga qelia.. – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>