Historikisht – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HISTORIKISHT
—–
Historikisht në disa fortesa shekujt dhe pse kaluan
Brenda tyre sa keq ,njerëzit nuk e gjetën dot trimërinë
Të gjitha jo rastësisht ranë një nga një madje u dorëzuan
Prej kohës, gurët grryer nga turpi, nuk e njohën dot lavdinë
—–
Historikisht ka patur edhe popuj që nuk kishin fortesa
Ata patën vetëm zemrat dhe me to kalatë i ndërtuan
Prej sulmeve të njëpasnjëshme nuk u thye dot qëndresa
Shpirtin luftarak atje e murosën, ata dhe pa kështjella, fituan !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com