zymer mehani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/zymer-mehani/ Poezi Laberia News Thu, 11 Jun 2020 06:40:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg zymer mehani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/zymer-mehani/ 32 32 Poet më unë s’ jam – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/poet-me-une-s-jam-zymer-mehani/ Thu, 11 Jun 2020 06:40:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8002 Poet më unë s’ jam Telat e harpës sime U këputën nga erërat Bebëzat e...

The post Poet më unë s’ jam – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poet më unë s’ jam

Telat e harpës sime
U këputën nga erërat

Bebëzat e syve të mi
I verboi tehu i stuhisë

Gishtërinjtë e duarve të mia
I preu thika e zemerisë

Dridhen telat deri në dhembje
Tradhtia paska goditje për shembje

Mbi ballë më qëndron e nderë
Nata e vështirë-skëterrë

The post Poet më unë s’ jam – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lumi im i madh (Llapit) – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/08/lumi-im-i-madh-llapit-zymer-mehani/ Mon, 08 Jun 2020 18:28:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7880 Lumi im i madh (Llapit) Nganjëherë m’i ngjan Kalit të Baladës Me jelën e bardhë...

The post Lumi im i madh (Llapit) – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lumi im i madh

(Llapit)

Nganjëherë m’i ngjan Kalit të Baladës

Me jelën e bardhë i mbushur gjithë shkumbë

Çfarë bart në shpinën tënde që kurrë nuk e kërruse

Cili qenka ai kalorës që të kalëron

E të ndalet s’dashka as n’ paqë as n’furtunë

Edhe vashës mitare me lot në sy m’i ngjan

Ashtu me dënesje kë po e vajton

Kush po t’i shiton ato brigje tua

Melodinë nanuritëse kush po ta ndalon

Ti ngado që shkon je bashkë me përroskat në shoqëri

E unë kam dëshirat dhe ëndrrat për bashkim të tonës etni

Ti shkon e kthehesh e plagët t’ kthehen në lule

Kurse unë shkoj e s’ vij e me plagë n’shpirt mbushem

Gjithmonë ecësh kah gjerësitë Lumi im i Madh

Rroftë dashuria jote – e bukura gurrë me valë

The post Lumi im i madh (Llapit) – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më trego, atdhe – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/05/me-trego-atdhe-zymer-mehani/ Fri, 05 Jun 2020 20:02:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7724 MË TREGO, ATDHE…. -Atdhe, trazimin tim a do të ma kuptosh? Ne, a nuk jemi...

The post Më trego, atdhe – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË TREGO, ATDHE….

-Atdhe, trazimin tim a do të ma kuptosh?
Ne, a nuk jemi sot shpella të zbrazëta?
Po edhe ky shekull mos është njerka jote?
Vallë mos dhe kësaj here po i bëjmë “komplot” kësaj bote?
-Atdhe, a nuk e paguam me gjak këtë liri?
A mos u lindëm herët a ndoshta jemi vonuar?
Oh, mos ma dëgjo zërin tim se jam i dëshpëruar!

-Më trego, atdhe pse s’je i bashkuar?!….
Pse, atdhe dhe sot më je me sy të trishtuar?
-Edhe unë besova
Edhe unë lëngova
Por kurrë s’u dëshpërova
Nëpër flakë vrapova
Gjatë shekujsh t’neveritur
Por n’liri besova
U ktheva i kalitur.
Unë e di çfarë është pikëllimi dhe plaga
Unë e di çfarë është padrejtësia dhe ndarja
Por s’e di Evropa ç’është turpi a marrja!
Humbur e kam hapin n’rresht t’pafund t’ marshimit
Se m’pat shkelur gjatë këmba e romanit, e latinit
Mandej edhe e turkut dhe e këtij katilit
Që u zhdorgj nga Karpatet n’truall t’Ilirikut
E prej rreshtit kam dalë ta kuptoj drejtimin.
Shekujt brutalisht janë lëshuar mbi mua
Në ballin tim kanë gdhendur, kanë pështyrë e damkuar

Por gjithmonë pata yje në qiellin tim të trazuar
Mirëpo besimi të mos nxitohet
Sepse Ribashkimi do të realizohet!

The post Më trego, atdhe – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zërat tuaj (Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT) – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/01/zerat-tuaj-femijeve-te-kombit-timme-rastin-e-festes-se-tyre-nje-qershorit-zymer-mehani/ Mon, 01 Jun 2020 19:30:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7524 Zërat tuaj (Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT) Fytyrat tuaja-...

The post Zërat tuaj (Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT) – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zërat tuaj
(Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT)

Fytyrat tuaja-
Dëlirësi buzëqeshjesh

Bota juaj-
Det përkëdheljesh

Jeta jonë-
Gëzimet tuaja

Freski zemre-
Zëri juaj

Sytë tuaj-
Qiell përher’

Fjalët tuaja-
Ngjyra n’Ylber…

Tuajat qeshje-
Ëmbëlsi jete

Gëzimet tuaja-
Ngjallje shprese

The post Zërat tuaj (Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT) – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër Naimit – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/leter-naimit-zymer-mehani/ Mon, 25 May 2020 12:06:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7056 Me rastin e ditëlindjes së BILBILIT TË GJUHËS SONË-NAIMIT (25 maj 1846) LETËR NAIMIT ”Bagëti...

The post Letër Naimit – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me rastin e ditëlindjes së BILBILIT TË GJUHËS SONË-NAIMIT
(25 maj 1846)

LETËR
NAIMIT

”Bagëti e bujqësi”
Kur i lexova,
Maleve të Shqipërisë
Fluturim u rashë.
Më dehu të tërin
Aromë e ”Luleve të verës”
Sa trim është shqiptari
Te”Skënderbeu” pashë.

”Fjalët e qiririt”
Shumë herë i lexova,
Ëmbëlsinë e gjuhës sate
E shijova,
Porsi zemra jote
U shkriva, u treta,
Dashurinë e çiltër
Derisa e gjeta.

Ti je Nderi i Kombit,
I kombit me fat,
Me vëllezërit e tu,
Gjurmë n’histori latë.

The post Letër Naimit – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
As ti s’më ndahesh – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/as-ti-sme-ndahesh-zymer-mehani/ Sun, 24 May 2020 15:32:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7007 AS TI S’MË NDAHESH Si s’ ndahet Gurra prej lumit Ariu prej gjumit Flaka prej...

The post As ti s’më ndahesh – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AS TI S’MË NDAHESH

Si s’ ndahet
Gurra prej lumit
Ariu prej gjumit
Flaka prej zjarrit
Nëna prej djalit
Peshku prej valës
Burri prej fjalës
Drita prej yllit
Dreri prej pyllit
Bariu prej tufës
Flutura nga lules
Lulet nga ngjyrat
Trimi nga arma
Bujku nga ara
As ti s’më ndahesh
Më del përpara

The post As ti s’më ndahesh – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me ty, vargu im… – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/22/me-ty-vargu-im-zymer-mehani/ Fri, 22 May 2020 19:50:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6822 Me ty, vargu im… Me ty, vargu im MOTRËS ia shtova buzëqeshjen NËNËS ia ngroha...

The post Me ty, vargu im… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me ty, vargu im…

Me ty, vargu im
MOTRËS ia shtova buzëqeshjen
NËNËS ia ngroha përkëdheljen
KOSOVËS ia këndova bukurinë
SHQIPËRISË ia rrita dashurinë
FËMIJËVE ua zgjova gjallërinë
MIQVE ua fala ngrohtësinë
Me ty, o vargu im
Që flen në shpirtin tim

The post Me ty, vargu im… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mall mërgimtari – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/21/mall-mergimtari-zymer-mehani/ Thu, 21 May 2020 12:04:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6721 Mall mërgimtari Ju lashë male Me dëborë Të lashë ARBËR Dhe Arborë Ju lashë fusha...

The post Mall mërgimtari – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mall mërgimtari

Ju lashë male
Me dëborë

Të lashë ARBËR
Dhe Arborë

Ju lashë fusha
Me lulëkuqe

Të lashë nuse
Buzëburbuqe

Të lashë motër
Faqekuqe

Ju lashë
Ara me ugare

E lumenj
Me ujëvare

Ju lashë varre
Të të parëve

Të lashë lopë
E manar

Të lashë shok
duke qarë

të lashë Llap
I dëlirë

Të lashë qen
Lidhë n’zinxhirë

Të lashë magje
Me pak miell

Të lashë nënë-
Dritë e diell

Pa dëshirë
U largova

N’shpirt e n’zemër
U helmova

The post Mall mërgimtari – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prej fjalës… – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/20/prej-fjales-zymer-mehani/ Wed, 20 May 2020 16:52:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6656 Prej fjalës… Gëzimet shpeshherë vetëm me një fjalë i kemi zgjatur Edhe pikëllimin prej fjalës...

The post Prej fjalës… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prej fjalës…

Gëzimet shpeshherë vetëm me një fjalë i kemi zgjatur
Edhe pikëllimin prej fjalës bërë e kemi, fare pa u matur
Edhe dashurinë si fjalën e kemi thyer, por jemi zhgënjyer
E në vend se të duhemi, jemi duke u urryer, si ujq duke u shqyer
Maskë syzash mbajmë në sy, përplot dyftyrësi dhe dinakëri
Që të mbulojmë gënjeshtra, të palara, të zeza, pabesi
Tani kemi shumë fytyra, pesë, gjashtë, shtatë a tetë
Jemi hipokritë, s’e mohojmë, na duket gjë e lehtë
Prej fjalëve e krijuam dashurinë, miqësinë dhe besimin
Me fjalë dashurinë e shndërruam në urrejtje, ia dham dënimin
Dhe me fjalë si me plumba e vramë, porsi një bishë të tërbuar
E tash n’zemra kem plot vrer, urrjetje, jemi të zemëruar
Sepse gjithçka po duam që të jemi, këtë lirisht po e themi me gojë
Por vetëm njerëz s’po duam të mbesim, duam t’jemi tjetërsoj
Ky qenka njeriu i kohës së sotme dhe aspak s’shëmbëlleka me ata t’kohëve t’moçme

The post Prej fjalës… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashurisht – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/19/dashurisht-zymer-mehani/ Tue, 19 May 2020 16:27:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6611 Dashurisht Qoftë dhe për një çast Pakëz të vdes dua Që së paku dhimbje T’përjetosh...

The post Dashurisht – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashurisht

Qoftë dhe për një çast
Pakëz të vdes dua
Që së paku dhimbje
T’përjetosh për mua

Pastaj dua prore
T’ringjallem si n’përrallë
N’tëndin përqafim
Ngrohtësisht për t’u çmallë

The post Dashurisht – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>