Ali Sh. Berisha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ali-sh-berisha/ Poezi Laberia News Sat, 28 Nov 2020 16:02:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ali Sh. Berisha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ali-sh-berisha/ 32 32 Ëndrrën nuk e ke shlyer – Ali Sh. Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/11/28/endrren-nuk-e-ke-shlyer-ali-sh-berisha/ Sat, 28 Nov 2020 16:02:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15100 Ali Sh. BERISHA ËNDRRËN NUK E KE SHLYER (Lajmi për ikjen tënde më goditi rënd...

The post Ëndrrën nuk e ke shlyer – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ali Sh. BERISHA

ËNDRRËN NUK E KE SHLYER

(Lajmi për ikjen tënde më goditi rënd miku im SH.SH.

Se kush të tregoi rrugën
Dhe ta ndezi etjen për dashuri
Nuk e di
Ndoshta një yll nga brigjet e Temzës
Që kishte zbritur anës Drinit
Me dritën e shkronjave të Manastirit

Nuk e di nëse doje
Mis Durhamin ta zbrisje nga Rugova
E ta shetisje bri Lumbardhit
Për ta ndjerë
Mykun dhe qëndresën e Kështjellës
Që derdh shikimin
Në shkumën e bardhë të lumit të cemtë
Që zbret duke kënduar nga Sharri

E di se atë dashuri
E mbolle gjithandej bankave shkëlqyese
E mbolle edhe te unë
Me atë dhembje koke që e mbysje
Edhe kur shkopinjtë e udbashëve
Të mbëltonin vreda ijeve

E nuk u dhe se nuk u dhe
Se doje atë ëndrrën e bukur ta ndjeje
Në brigjet e Baltikut të ftohtë
E di se edhe tash kur fle
Në udhëtimin e pa fund
Ëndrrën e mbetur në “Olivetin “ tim
Nuk e ke shlyer

24.11.2020
HORKHEIM

The post Ëndrrën nuk e ke shlyer – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gurët që flasin – Ali Sh. Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/guret-qe-flasin-ali-sh-berisha/ Fri, 09 Oct 2020 12:44:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13306 Ali Sh. BERISHA GURËT QË FLASIN Të gjallët s’kanë duar Foli guri te koka S’kanë...

The post Gurët që flasin – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ali Sh. BERISHA

GURËT QË FLASIN

Të gjallët s’kanë duar
Foli guri te koka
S’kanë as këmbë
Folën gurtë rrethues

Janë mashtruar nga era
Përpiqet t’i qetësojë
Guri anës rrugës
I fshehur nën ferra

Ka tretur truri
Guri u lëkund te lapidari
Dhe shumë shkronja
Të skalitura n’granit

Ajo V tutje lart
Do mësohet në histori
Një gurë luajti pranë portës
Që po mbyllej dhembshëm

The post Gurët që flasin – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të vij – Ali Sh. Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/07/21/do-te-vij-ali-sh-berisha/ Tue, 21 Jul 2020 12:52:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10142 Ali Sh. BERISHA DO TË VIJ Nënë Ti gjithëherë më ke pritur Me krye n’dritare...

The post Do të vij – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ali Sh. BERISHA

DO TË VIJ

Nënë
Ti gjithëherë më ke pritur
Me krye n’dritare
Edhe në derë
Me duartë lidhur nën gjinj
Me sytë kokërr
Edhe sot do të më presësh
Edhe nesër

Do të vij një ditë
Do të heq barin
Do të mbjell një lule
Do të mbush grushtat dhe
E do i shtrëngoj që të bëhet pluhur
Apo do të më sjellin
Pranë teje
Me vig apo veturë krejt njësoj
Do të më shtrijnë
Pastaj do të mbulojnë të mos narth

Do të mbetemi vetëm unë e ti
Të jesh e sigurtë se do të vij
Do të ngulitem pranë teje
Me një perde dhe në mes
Do të llafosim
Gjatë
Shumë gjatë
Ti për mallin tënd
Unë për mallin tim

The post Do të vij – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përtypja e dhembjes – Ali Sh. Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/04/27/pertypja-e-dhembjes-ali-sh-berisha/ Mon, 27 Apr 2020 15:59:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5012 Ali Sh. Berisha PËRTYPJA E DHEMBJES Doruntina bëhet erë Një puthje nënës t’ia falë Dhe...

The post Përtypja e dhembjes – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ali Sh. Berisha

PËRTYPJA E DHEMBJES

Doruntina bëhet erë
Një puthje nënës t’ia falë
Dhe e gjenë në oborrin e rritës
Nën përkujdesje të meduzës
Ngulfatësit të muzës

“S’i lejon feja femrat n’funeral”
Meduza para saj ngritet mal
E ajo përtyp dhembjen
Lotët ndrydh n’shami

Me të rënë nata
Nëpër gur e kunja u përvodh
Derisa duart i prekën ngrohtë
Në varr dheun e ftohtë

Në shami loti pak dhé mori
U kthye nëpër hënë
Që pranë vetës ta ketë
Dheun nënë

Të nesërmen qe dëgjuar
Se një lugat i errët
Nëpër varre paskësh harbuar

The post Përtypja e dhembjes – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjalia e Thjeshtë – Ali Sh. Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/fjalia-e-thjeshte-ali-sh-berisha/ Sun, 08 Mar 2020 07:49:27 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1181 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Ali Sh. Berisha Fjalia e Thjeshtë Tek po shkruante mësuesi në...

The post Fjalia e Thjeshtë – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Ali Sh. Berisha

Fjalia e Thjeshtë

Tek po shkruante mësuesi në tabelë
Një fjali fare të thjeshtë
Të gjendej kryefjala e kallëzuesi
Pa trokitur fare në derë
U mbush klasa përnjëherë
Me terr e poterë

Ne u ngjeshëm krejt si brez
Tek shihnim mësuesin në dysheme
Tek e lidhenin
Tek e shtypnin dhe e shkelnin
Tek e ndiqnin me tyta nga prapa
Larg nga tabela
Fjala e thjeshtë
Dhe pranvera

Mësuesi na shikonte e na fliste
Se kryefjala është LIRIA
Se kallëzues jemi ne
Se në Zemrat tona s’ka vend frika
Nga këta qakenj që s’duan dritë
Që terrin e kanë fole

Në ecje mësuesi i shtyrë nga nata
Dëgjonte Tek i fliste Kulina
Dhe nxënësit nga prapa
Që qëllonin me gurë terrin
Se fjalinë e thjeshtë n’tabelë
Do ta kenë rritë
Për pranverë
09 Janarë 1996

The post Fjalia e Thjeshtë – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>