Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ali Sh. BERISHA

DO TË VIJ

Nënë
Ti gjithëherë më ke pritur
Me krye n’dritare
Edhe në derë
Me duartë lidhur nën gjinj
Me sytë kokërr
Edhe sot do të më presësh
Edhe nesër

Do të vij një ditë
Do të heq barin
Do të mbjell një lule
Do të mbush grushtat dhe
E do i shtrëngoj që të bëhet pluhur
Apo do të më sjellin
Pranë teje
Me vig apo veturë krejt njësoj
Do të më shtrijnë
Pastaj do të mbulojnë të mos narth

Do të mbetemi vetëm unë e ti
Të jesh e sigurtë se do të vij
Do të ngulitem pranë teje
Me një perde dhe në mes
Do të llafosim
Gjatë
Shumë gjatë
Ti për mallin tënd
Unë për mallin tim

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com