Avdyl Zeneli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/avdyl-zeneli/ Poezi Laberia News Thu, 06 Aug 2020 19:45:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Avdyl Zeneli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/avdyl-zeneli/ 32 32 Hapat e vargjeve! – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/06/hapat-e-vargjeve-avdyl-zeneli/ Thu, 06 Aug 2020 19:43:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10752 HAPAT E VARGJEVE ! Më kërkoje edhe ëndërrave rrugëve të qytetit Të më mbushje me...

The post Hapat e vargjeve! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HAPAT E VARGJEVE !

Më kërkoje edhe ëndërrave rrugëve të qytetit
Të më mbushje me muzë dhe frymëzim
Nuk e besoje se ishe vetë ti , poezia ime

Si rrokje ndjenjandjenja , në shpirtin tim

Sa largshpejtë që i ndjeje hapat e vargjeve
Mes përkëdheljesh e nazesh në ankth e padurim
Me sytë që shkëlqenin , buzët që digjeshin

Me buzëqeshje , pa e lexuar , t’i bëje pëlqim

I humbëm hapat tona , edhe të vargjeve
Kohën e braktisëm , besuam rastësinë
Mos derdh lot të lutem , mbi vargjet e mia
Nëse n’a takon në fletë , mua dhe poezinë !

The post Hapat e vargjeve! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dredharakja – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/06/dredharakja-avdyl-zeneli/ Thu, 06 Aug 2020 19:35:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10746 DREDHARAKJA Largomë merakun pas perdes qëndisur të të shoh fytyrën trupin sa je rritur Do...

The post Dredharakja – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DREDHARAKJA

Largomë merakun
pas perdes qëndisur
të të shoh fytyrën
trupin sa je rritur

Do të pres të rritesh
be për këtë tokë
me yjet e hënën
do të bëhem shokë

Ujiti ti lulet
çdo ditë në saksi
merru bukurinë
për pajë e stoli

Falëm dashurinë
si bregu lumit
ti moj dredharake
si shtrat i Osumit !

The post Dredharakja – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos e mundo mundimin! – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/mos-e-mundo-mundimin-avdyl-zeneli/ Wed, 05 Aug 2020 16:09:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10727 MOS E MUNDO MUNDIMIN ! Udhëtime udhëkryqesh përshkojnë ndjenjat Shtigjeve të panjohura të gjejnë dashurinë...

The post Mos e mundo mundimin! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS E MUNDO MUNDIMIN !

Udhëtime udhëkryqesh përshkojnë ndjenjat
Shtigjeve të panjohura të gjejnë dashurinë
Orjentohen brishtësisht labirintit të shpirtit
Si sythet në pranverë celjen , në të tyren stinë

Mos prit çastet , të vuajnë heshtjen e pritjes
Nise udhëtimin , nëse e mban fshehur në shpirt
Në mos , moseja , mos e mundo mundimin
Të të gjej pa më pritur , as mua , mos më prit !

The post Mos e mundo mundimin! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Veshtrimi yt! – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/veshtrimi-yt-avdyl-zeneli/ Wed, 05 Aug 2020 12:17:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10696 VESHTRIMI YT ! Ti ende qëndron dhe më vështron e Heshtur Diçka fle në atë...

The post Veshtrimi yt! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VESHTRIMI YT !

Ti ende qëndron dhe më vështron e
Heshtur
Diçka fle në atë shikim , që askush dot s’ja
Zgjon
Deshifrim e përkthim nuk ka , për ato që thua dot s’i
Lexon
Si një pikturëzografia e zbehtë , e herëshme
Mesjetare
E heshtur si heshja , duket sikur diç
Mendon
Qëndron ende në shpirtin tim , si në një
Ikonostas
Rrethuar nga e kuqja ngjyrë , plotësuar
Imazh
Kryevepër e pinelit ikonë te Onufrit të
Lashtë
Vështrimi yt ndjenjëheshtur , që më zbeh dhe zbehesh
Pakngapak !

The post Veshtrimi yt! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Manastiri i shpirtit! – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/manastiri-i-shpirtit-avdyl-zeneli/ Wed, 05 Aug 2020 09:32:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10651 MANASTIRI I SHPIRTIT ! Në rrugëtim si dy murgjër , e takohemi ëndërrave Vetëm një...

The post Manastiri i shpirtit! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MANASTIRI I SHPIRTIT !

Në rrugëtim si dy murgjër , e takohemi ëndërrave
Vetëm një çast , agim – muzg , muzg – agim
Rrugës së fshehtë , ku nata shkëmbehet me ditën
Manastirit të shpirtit , rrëfim – falje , për çdo mëkim

Mbase në rrugën e heshtjes , si kujtime do të shihemi
Me krenarinë e unit , se malli nuk n’a ka marrë
Si flokët e dëborës , do të shkrijnë ngadalë ndjenjat
Deri në fjollën e fundit , me ngjyrën e bardhë !

The post Manastiri i shpirtit! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çastet! – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/02/castet-avdyl-zeneli/ Sun, 02 Aug 2020 14:47:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10630 ÇASTET ! Si shqisa të brishta delikate janë çastet Durim mbajnë shumë , por ka...

The post Çastet! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇASTET !

Si shqisa të brishta delikate janë çastet
Durim mbajnë shumë , por ka sosje durimi
Si veshëve , kur e kanë humbur dëgjesën
Si syve , kur u largohet plotësisht shikimi !

The post Çastet! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dozë lumturie – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/doze-lumturie-avdyl-zeneli/ Sat, 01 Aug 2020 20:22:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10595 DOZE LUMTURIE ! Për ta parë e shijuar sa më të ëmbël dashurinë Shumë harxhuan...

The post Dozë lumturie – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DOZE LUMTURIE !

Për ta parë e shijuar sa më të ëmbël dashurinë
Shumë harxhuan salloneve të mbushura plot
T’u jepnin si nur më tepër femrave bukurinë
Trajnime dhe modele , u shkuan mësekot
Që në kohët e paalfabeta , burrat e rrëfenin
Krahasimin për vetë femrën me bukurinë
Në thëniet e Bukofskit e nëpër vargje e poetëve do ta gjenin
T’i zbukurosh femrat , u shton si dozë lumturinë !

The post Dozë lumturie – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Binjakët e dashurisë! – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/binjaket-e-dashurise-avdyl-zeneli/ Sat, 01 Aug 2020 19:45:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10576 BINJAKET E DASHURISE ! Mos m’u lut të lutem për ty , të shkruaj poezi...

The post Binjakët e dashurisë! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BINJAKET E DASHURISE !

Mos m’u lut të lutem për ty , të shkruaj poezi
Se mos vargjet shfaqin mëri e shenja xhelozie
Druhem , se mos ndoshta s’i kuptojnë ndjenjat
Që për mua , janë po të së njëjtës dashurie
Të lutem , mos m’u lut , tregohu e zgjuar
Je ti dhe poezia , binjakë në të njëjtën dashuri
Një botë e gjallë që lulëzon me ndjenja
Thuren vargje je ti , ku je ti , ka muzë , rimë , ka poezi !

The post Binjakët e dashurisë! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tempulli i shpirtit! – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/tempulli-i-shpirtit-avdyl-zeneli/ Sat, 01 Aug 2020 19:13:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10553 TEMPULLI I SHPIRTIT ! Diku kërkoj një rrugë të pashkelur Andej , të mos ketë...

The post Tempulli i shpirtit! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TEMPULLI I SHPIRTIT !

Diku kërkoj një rrugë të pashkelur
Andej , të mos ketë kaluar njeri
Të pafjalëshumë , veç atyre të besës
Emëri të dua , adresa , bota dashuri
Diku e kërkoj një vend t’i falem
Përvec vetmisë , tjetër nuk marr
Kishë , xhami , qoftë gur i bekuar
Ku të mos ketë shkelur asnjë mëkatar
Nuk kthehem , edhe në mos e gjetsha
Do të vazhdoj të eci , peshë e trishtim
Rrugës së jetës që vetë e kam shtruar
Tempullit të shenjtë të shpirtit tim !

The post Tempulli i shpirtit! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Etje e etshme! – Avdyl Zeneli https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/etje-e-etshme-avdyl-zeneli/ Sat, 01 Aug 2020 15:51:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10540 ETJE E ETSHME ! Ti , je një natë që ëndërrën me pa durim e...

The post Etje e etshme! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ETJE E ETSHME !

Ti , je një natë që ëndërrën me pa durim e pres
Një pranverë e paardhur , plotëpërplotë e lulëzuar
Vargje , që ende e presin muzën me shpresë
Poezia e dashurisë , që pret për t’u shkruar
Ti , je një natë ku vetëm një yll pres të shkëlqej
Me një blusi , ku qielli e ëndërron veten të blusuar
Hëna e heshtur , ku kërkon rrezet e saj të gjej
Një durim i gjatë , etje e etshme për t’u shuar !

The post Etje e etshme! – Avdyl Zeneli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>