September 16, 2026

Mos e mundo mundimin! – Avdyl Zeneli

Avdyl Zeneli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS E MUNDO MUNDIMIN !

Udhëtime udhëkryqesh përshkojnë ndjenjat
Shtigjeve të panjohura të gjejnë dashurinë
Orjentohen brishtësisht labirintit të shpirtit
Si sythet në pranverë celjen , në të tyren stinë

Mos prit çastet , të vuajnë heshtjen e pritjes
Nise udhëtimin , nëse e mban fshehur në shpirt
Në mos , moseja , mos e mundo mundimin
Të të gjej pa më pritur , as mua , mos më prit !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com