Ildije Xhemali Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ildije-xhemali/ Poezi Laberia News Sun, 13 Feb 2022 07:52:14 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ildije Xhemali Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ildije-xhemali/ 32 32 Fatos Mero Rrapaj – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2022/02/13/fatos-mero-rrapaj-ildije-xhemali/ Sun, 13 Feb 2022 07:52:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22633 *** Fatos Mero Rrapaj Mos ndoshta e keni harruar Këtë emër thellë vluar?! Që Shqipëris’...

The post Fatos Mero Rrapaj – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***
Fatos Mero Rrapaj

Mos ndoshta e keni harruar
Këtë emër thellë vluar?!
Që Shqipëris’ i ra përqark
Mblodhi fjalën rrënjë gjak.

Si bleta me fjalën labe
Mbushi hojet shumë kate.
E ardhmja t’ njoh trimërinē
Por dhe fjalë bukurinë.

Trokiti në çdo shtëpi çami
Përzën’, djegur nga vatani
Voli, shkroi ënthin e fjalës
Mbas t’ i mbetej djalit, vajzës.

Sa punoi a u pagua?
Sot për të kush u kujtua?
Kemi “halle” më të mëdha
Akademisë pika s’ i ra.

Në se doni që tek burimi
Qartë, drejt gjuhën të njihni
Notoni në çamërishten
Arvaniten dhe arbërishten.

Fjala- vluar e nëndialektit çam
me kuptimin: i ruajtur me dashuri
Ënthin e fjalës- fjalë të zgjedhura

The post Fatos Mero Rrapaj – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Fruta” të pashijuara – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/fruta-te-pashijuara-ildije-xhemali/ Sun, 26 Dec 2021 18:16:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22362 *** “Fruta” të pashijuara “Mollë të ndalueme” shkroi i madhi Migjen. Dhe shumë, sa shumë...

The post “Fruta” të pashijuara – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***
“Fruta” të pashijuara

“Mollë të ndalueme”
shkroi i madhi Migjen.
Dhe shumë,
sa shumë i dhamë të drejtë
Se në çdo kohë
pengesa, ndalime ka e gjen
Edhe sot pas një shekulli
të ikur e tjetri vjen.

Çdo brez përpiqet e ndreq
një gur shtrembërt vën’
Nga të parët tanë, nga padija,
koha a babëzia.
Në rrugën që hapëm
t’ na pengojnë jo nuk i lëm’
Se për diçka, vendosur keq
do t’ ngatrrohemi për dreq

Dhe ky brez, përpara një hap
ca shkallë më lart
“Mollë të ndalueme” ka,
edhe pse nuk do.
Ligj jete, respektuar kushdo
Brezat vihet përballë
“Ca pemë” do mbjellësh,
të tjerët i shijojnë ato.

Poezi e përmbledhjes po me titullin “FRUTA” TË PASHIJUARA”

The post “Fruta” të pashijuara – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkëlqimi nuk t’u venit – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/08/27/shkelqimi-nuk-tu-venit-ildije-xhemali/ Fri, 27 Aug 2021 15:18:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20726 Shkëlqimi nuk t’u venit Vitet ikin dhe unë po zvogëlohem Thinjat mbuluar, gjithçka po rrëgjohet....

The post Shkëlqimi nuk t’u venit – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Shkëlqimi nuk t’u venit

Vitet ikin dhe unë po zvogëlohem
Thinjat mbuluar, gjithçka po rrëgjohet.
Për çudi, gjurmët, mësimet e tua
Më tepër shkëlqejnë edhe ndriçohen.
Desha të të ngjaj si nënë

Arrita,…
tek thoi i tëndes këmbë
Desha të të ngjaj si gjyshe
Oh sa gjëra bëra ndryshe
Por shumë larg mbeta
Nuk maten me kilometra

Nëna ime e sakrificës
Edhe pse e së djeshmes
Kapedane e së nesërmes
Nëna ime e tallazeve të mëdha
Që i mposhti e mbijetoi
Në udhën e punës na drejtoi.

Në respekt të NËNAVE tê brezit tim !

The post Shkëlqimi nuk t’u venit – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna është e bukur – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/08/26/nena-eshte-e-bukur-ildije-xhemali/ Thu, 26 Aug 2021 16:42:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20676 Nëna është e bukur Dija Që zhvillohen vetëm konkurse bukurie Ku njeriu kënaqet,admiron Me çfarë...

The post Nëna është e bukur – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna është e bukur

Dija
Që zhvillohen vetëm konkurse bukurie
Ku njeriu kënaqet,admiron
Me çfarë Zoti krijon.
Por mësova se konkurse shëmtie
Njeriu ka zhvilluar e zhvillon
Mësova dhe për “Akromegalia”
Sëmundje, gruan-nënë e shëmton
Dhe Nëna Mari e pranoi këtë titull
Pa çka se u tall, u pështy
Rriti të sajtë fëmi
Ç’ kojçidecë e dhimbshme!

Merjem, Mari
Nënat, që njerëzimi nderon
“Mari” dhe nënën që poshtrtron

Dhe ,shpesh, përjetohet kjo ndjenjë
Por jo tek çdo grua.
Në rini
Kur gëzon fuqi e bukuri
Trajtuajtur me dashuri
Përkujdesje, njerëzi
Harruar, larguar
Kur e shēmtuara pleqëri
Afrohet tek nëna, e ndryshon
S’ma thotë goja “e shëmton.”
E shndrron në tjetër njeri.
Fëmijtë harrojnë
A s’ duan ta kuptojnë
Burimi i çdo mirësie
Burimi i çdo bukurie
E mënçurie
Është kjo NËNË!

Lexova për një konkurs shëmtie, ku një nënë, dikur grua e bukur,
por gjatë lindjes së katër fëmijëve të saj dhe rritjes së tyre u shëmtua
e prekur nga “Akromegalia” mori pjesë duke fituar edhe titullin poshtërues
“Gruaja më e shëmtuar në botë” për të rritur fëmijtë e saj mbetur jetim.

The post Nëna është e bukur – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ruzha Drashiq (Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale) – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/04/09/ruzha-drashiq-nenes-serbe-qe-proteston-ndaj-gjykates-speciale-ildije-xhemali/ Fri, 09 Apr 2021 20:35:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18881 Ruzha Drashiq Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale Zonja, mund t’ ishe me tjetë...

The post Ruzha Drashiq (Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale) – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ruzha Drashiq

Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale

Zonja, mund t’ ishe me tjetë emër
Po kaq të bukur si çdo femër
Sllavica, Ljubica, Dragana
Dritë bëre, qum’shtin që nana

Të dha, të mëkoi, të qartësoi
Gjykim e mendje të ndriçoi.
“Nga UÇK – ja djemtë i kam gjall’
Rob u zunë, po s’i vranê”

“Millosheviçi m’ i nisi me dhunë
Mbi Kosovë mbolli furtunë
Kosovarët nderin, vatrat e veta
Mrojtën. Është kjo e vërteta.”

“Ndoshta kundër Gjykatës Speciale
Pa m’u dridhur qerpiku fare
Në krah të UÇK-s nesër do dal
Boll sa shpifët, boll me kaq.”

S’ je e vetme me k’ të mendësi
Plot miq të vjetër, miq të ri
Që fqinjin se duan në zjarr, terror
Me të në harmoni e njerëzor.

Gjithë serbët s’janë në një mendim
Mendje çartuar, me sy verbuar
Ka fisnik, që kërkojnë pendim
E ardhjma sjelltë veç vllazërim.

Prill 2021

The post Ruzha Drashiq (Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale) – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tronditja e vogëlushëve – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/04/01/tronditja-e-vogelusheve-ildije-xhemali/ Thu, 01 Apr 2021 16:52:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18673 Tronditja e vogëlushëve Motër, vëlla me gëzim shkuan tek gjyshi në përqafim T’ju uroj “Natën...

The post Tronditja e vogëlushëve – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Tronditja e vogëlushëve

Motër, vëlla me gëzim shkuan tek gjyshi në përqafim
T’ju uroj “Natën e mirë” se gjumi vjen me dëshirë
Po ç’të shohin? Gjyshi e babi skuqur, nxehur keq
Panë nga televizioni, thirrje, sharje, secili vetëm flet.

Oh sa u tromaksën fëmijtë, vrapuan tek e ëma
“Gjyshe, mama hajde shpejt, aty po ndodh gjëma!
Të shqetësuara gratë, vrapuan ku ju thanë!.
“Mos bëfshi pikën e hajrit”, menduam hatanë!

-Hajdeni shtrihuni, se për më shumë ju flas mami
Është lojë, dhe pse duket sikur po bëhet nami
Partitë bëjnë fushatë, keqas, me gjuhën e gjatë
Dëgjuesit i hutojnë, e kthyen në sherr e gallatë

-Mirë ata, po gjyshi me babin pse jan’ veç e veç?
-Se atë parti që përkrah njeri, tjetri dot s’e honeps.
-Po ti gjyshe dhe ti mami me cilën parti jeni?
-Presim fundin e fushatës, pastaj fjalën tonë themi.

-Kur të rritemi unë e ti në një parti do jemi motra.
E dëgjova mamin : “Uf, këta palaço, këta mostra”
-Rritemi një herë lali, dallojmë engjëllin nga djalli
T’ kuptojmë, të rriturit grinden nga qejfi a halli.

“E feymëzuar” nga fushata

The post Tronditja e vogëlushëve – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Fëmijë”, larg politikës – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/03/16/femije-larg-politikes-ildije-xhemali/ Tue, 16 Mar 2021 19:27:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18276 “Fëmijë”, larg politikës Sa merak kam për fëmijtë Në këto ditë pa moral Ku gjithësecili...

The post “Fëmijë”, larg politikës – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

“Fëmijë”, larg politikës

Sa merak kam për fëmijtë
Në këto ditë pa moral
Ku gjithësecili del e flet
Gjuhën tonë zhyt në moçal

Kushdo shan e akuzon
Gjoksin rreh për epror
“Vetëm “ai” e do Shqipërinë
Përparimin ka në dorë.”

Zë e nxjerr nga ai thes
Gjithë bukuritë për 4 vjet
Dhe unë qê jam e rritur
S’ kuptoj ç’ partie i përket.

Të gjithë kanë një fytyrë
Si Barbi gjithë kurim
Kur flasin për kundërshtarin
Hedhin blozë me tërbim.

Kur të ulen në Foltore
Do t’u ngelet sy e faqe ?!
Përparimin dorë për dore
A do prishet të mirren haqe?

Rrituni që sot o kandidatë
Flisni urtë me mënçuri
T’ju dhurojmë ne mandatë
Vendin shpëtoni e jo parti.

Mars 2021
.

The post “Fëmijë”, larg politikës – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu im – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/vargu-im-ildije-xhemali/ Sat, 12 Dec 2020 15:27:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15644 104 VARGU IM. E re s’jam dhe forcën s’e kam Gjithçka të shtrembët të ndreq...

The post Vargu im – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

104 VARGU IM.

E re s’jam dhe forcën s’e kam
Gjithçka të shtrembët të ndreq
Çdo gur të lëviz, vendosur keq
Të thërras fort: Ç’bëni o njerëz ?!

Vargun e dua lule për vogëlushe
Kur prindërit përqafon e gëzon
E dua zjarr për t’rinjtë dashuruar
Besnikëri për çiftet e bashkuar.

E dua shlodhje për djersën pikuar
E dua qetim për zemrën lënduar
E dua forcë kush ngjit të përpjetën
Dorën t’i zgjas kush merr tatëpjetën.

Vargu im bastun për pleqërinë
Kurajo, ngrohtësi për dobësinë
Vargu im shërim për lëngatë
Dor’ e ngrohtë për nënën e ngratë.

Vargu im dhe shlodhje për mua
Grindemi kur “s’çel” si unë e dua
Vargu im shkruhet për njerinë
Shumë larg, me fallco bukurinë.

Dhjetor 2020

Përmbledhje me poezi “Gjelbërimi i akullit “

The post Vargu im – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
101 babai im – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2020/12/04/101-babai-im-ildije-xhemali/ Fri, 04 Dec 2020 21:51:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15325 101 BABAI IM Për fëmijë Në shkollë kam mësuar Pesha: për të peshuar Metri :...

The post 101 babai im – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
101 BABAI IM

Për fëmijë

Në shkollë kam mësuar
Pesha: për të peshuar
Metri : për të matur
Lapsi: për të shkruar
Banga: për t’më mbajtur
Prindërit: për t’më dashur.

Po ne ç’ detyra kemi?!
-Dua atë e këtë, themi
Nga mëngjesi në darkë
Në çdo ditë e çdo javë
Kur prindërit s’ i plotësojnë
Me lotë protestojmë.

Kështu gabova një ditë
Kur me prindërit në nj’ vizitë
Babi shkoi e detyr’ më la
Të kujdesesha për vëlla
U zemrova sa më s’ ka
“Na ke ne, jo nën’ e baba.”

S’ foli babi, nxiu si reja
Atë mbrëmje dhe kur veja
Ta përqafoja , të lodroja
Pushtuar e kish lodhja.
-Përse babi ndrroi sjellje?
Mamin pyeta me kurreshtje.

“Pa kujtohu çfar’ ke thënë?
Në mërzi babin ke vënë.
Ne po rrisin vajzë e djalë
Pleqërojmë nënë e babë
Ndaj atyre pa kursim
Përkujdesja është kurim.”
.

The post 101 babai im – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rebelimi i shkronjave – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2020/11/25/rebelimi-i-shkronjave-ildije-xhemali/ Wed, 25 Nov 2020 21:51:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14981 Rebelimi i SHKRONJAVE RIPOSTIM Na e kujton FB Ësht’ 22 Nëntor Shkronjat rebelohen sot Kanë...

The post Rebelimi i shkronjave – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Rebelimi i SHKRONJAVE
RIPOSTIM
Na e kujton FB

Ësht’ 22 Nëntor
Shkronjat rebelohen sot
Kanë të drejtë u jap hak
Vite shumë, nuk jan’ pak
Shoqëri bashkë me to
Ndriço mendje, rrezato

“Ju që shkruani vargje
Mburreni edhe me poezi
Datëlindjen na uroni
Dëshmorët i nderoni
Ne lindëm nga gjaku
I jetëve bërë fli

Këputur vargonjtë
Sjellë Dije dhe Liri.
Në fushën e nderit
Të rënëve u morën hak
Beteja dhëmb për dhëmb
Fitorja ujitur me gjak

U bashkuan e bën dritë
Trimi me mënçurin’
Krijuan ALFABETIN
Ndriçuan SHQIPTARINË
Kush më shum’ se Shqipja
Ka të drejtë nderimi
T’pellazgjishtes, t’ilirishtes
Çelës zbërthimi e kuptimi.

Gjuha shqipe të ndriçojë
Nga një brez në tjetrin brez
Kudo SHQIPET t’i bashkojë
Në tonin PLANET.

22 nëntor 2019

Poezi nga permbledhja me poezi
” Petalet e shpirtit “

The post Rebelimi i shkronjave – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>