September 15, 2026

Shkëlqimi nuk t’u venit – Ildije Xhemali

Ildije Xhemali
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkëlqimi nuk t’u venit

Vitet ikin dhe unë po zvogëlohem
Thinjat mbuluar, gjithçka po rrëgjohet.
Për çudi, gjurmët, mësimet e tua
Më tepër shkëlqejnë edhe ndriçohen.
Desha të të ngjaj si nënë

Arrita,…
tek thoi i tëndes këmbë
Desha të të ngjaj si gjyshe
Oh sa gjëra bëra ndryshe
Por shumë larg mbeta
Nuk maten me kilometra

Nëna ime e sakrificës
Edhe pse e së djeshmes
Kapedane e së nesërmes
Nëna ime e tallazeve të mëdha
Që i mposhti e mbijetoi
Në udhën e punës na drejtoi.

Në respekt të NËNAVE tê brezit tim !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com