Ruzha Drashiq (Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale) – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ruzha Drashiq

Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale

Zonja, mund t’ ishe me tjetë emër
Po kaq të bukur si çdo femër
Sllavica, Ljubica, Dragana
Dritë bëre, qum’shtin që nana

Të dha, të mëkoi, të qartësoi
Gjykim e mendje të ndriçoi.
“Nga UÇK – ja djemtë i kam gjall’
Rob u zunë, po s’i vranê”

“Millosheviçi m’ i nisi me dhunë
Mbi Kosovë mbolli furtunë
Kosovarët nderin, vatrat e veta
Mrojtën. Është kjo e vërteta.”

“Ndoshta kundër Gjykatës Speciale
Pa m’u dridhur qerpiku fare
Në krah të UÇK-s nesër do dal
Boll sa shpifët, boll me kaq.”

S’ je e vetme me k’ të mendësi
Plot miq të vjetër, miq të ri
Që fqinjin se duan në zjarr, terror
Me të në harmoni e njerëzor.

Gjithë serbët s’janë në një mendim
Mendje çartuar, me sy verbuar
Ka fisnik, që kërkojnë pendim
E ardhjma sjelltë veç vllazërim.

Prill 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com