Jahe Fida Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/jahe-fida/ Poezi Laberia News Mon, 02 Nov 2020 08:46:42 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Jahe Fida Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/jahe-fida/ 32 32 Gëzimin e ndam me dasmorë! – Jahe Fida https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/gezimin-e-ndam-me-dasmore-jahe-fida/ Mon, 02 Nov 2020 08:46:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14048 Gëzimin e ndam me dasmorë! U tura me vrap në bahçe me lulet të të...

The post Gëzimin e ndam me dasmorë! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzimin e ndam me dasmorë!

U tura me vrap në bahçe
me lulet të të bëja kurrorë
nuk desha lule manushaqe
as lule vjollë, kajrafil a lule borë!

Lule shegën për ty zgjodha
dega kish lulëzuar për Ty
se pyeta pemën, ja vodha
kurrorë ta kesh përmbi kry!

Qeshi pema, qeshi me mua
mos më pyet, eja merë prap
se lulja me lule zbukurua’
më lumturojnë pa hesap!

Mbi kokë e vure lule shegën
të ndriti syri t’u drodhë dorë
nga shpirti largova brengën
gëzimin e ndamë me dasmorë!

jahe FIDA

The post Gëzimin e ndam me dasmorë! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos ik…! – Jahe Fida https://poezi.laberianews.com/2020/10/27/mos-ik-jahe-fida/ Tue, 27 Oct 2020 20:51:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13866 Mos ik…! Nëse më donë me të vërtet, mos ik!- se nuk ke shkak, një...

The post Mos ik…! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos ik…!

Nëse më donë me të vërtet,
mos ik!- se nuk ke shkak,
një zenkë, e çastit, nuk është rrufe,
dhe s’ke pse merrë rrugën me vrap…

Eja!- të luajm me kitare, këtu në lëndinë,
t’ja themi këngës, më të bukurës këngë,
e di se dhe ty ta donë zemra ta këndojmë,
me ma të bukurin zë të zemrës tonë…

Eja!- unë të luaj me kitare tonën melodi,
e Ti t’i japësh zërin tënd të bukur,
e kënga ëmbëlsisht tek ne të rri,
eja!- të kalojmë çastet më të lumtur…

Eja!
Kthehu!
Mos ik!

jahe FIDA

The post Mos ik…! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më erdhi gushëverdha. Shiun e harova! – Jahe Fida https://poezi.laberianews.com/2020/10/26/me-erdhi-gusheverdha-shiun-e-harova-jahe-fida/ Mon, 26 Oct 2020 21:03:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13806 Më erdhi gushëverdha. Shiun e harova! Shi… S’desha të këndoja sot. Melodinë e shiut desha...

The post Më erdhi gushëverdha. Shiun e harova! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më erdhi gushëverdha. Shiun e harova!

Shi…
S’desha të këndoja sot.
Melodinë e shiut desha të shijoja.
S’qe e thënë!
Më erdhi gushëverdha
Tek veshi më këndoj!
Harova shiun,
Melodinë e tijë,
Gushëverdhën përqafova,
E putha…,
E shijova mëngjesin…
Oh ç’mrekulli!
Shiun e harova!

Jahe FIDA Tiranë, më 25.10.2020.-

The post Më erdhi gushëverdha. Shiun e harova! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të larmishmet ëndrra! – Jahe Fida https://poezi.laberianews.com/2020/10/17/te-larmishmet-endrra-jahe-fida/ Sat, 17 Oct 2020 14:07:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13594 Të larmishmet ëndrra! E ëmbël, e hidhur, E trishtë, plotë frikë, E urryer, e lakmuar,...

The post Të larmishmet ëndrra! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të larmishmet ëndrra!

E ëmbël, e hidhur,
E trishtë, plotë frikë,
E urryer, e lakmuar,
Të çonë lartë në qiell,
Të hedh në greminë,
E shkurtër vjenë,
Vjenë dhe e gjatë,
Eh! Ëndrra…
Dhe pse e larmishme,
Vetëm ëndërr është
As më shumë
As më pakë…

Jahe FIDA

The post Të larmishmet ëndrra! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu më heshti, më mbeti në hije – Jahe Fida https://poezi.laberianews.com/2020/09/18/vargu-me-heshti-me-mbeti-ne-hije-jahe-fida/ Fri, 18 Sep 2020 19:59:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12541 Vargu më heshti, më mbeti në hije Ngrehu Naim, të lutem më thuaj si të...

The post Vargu më heshti, më mbeti në hije – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu më heshti, më mbeti në hije

Ngrehu Naim, të lutem më thuaj
si të duken fushat, arat mbetur djerrë
dhe malet e prera a ngjajnë si të huaj
bjeshka pa blegërima a duket e mjerë?!

Ngrehu Millosh, i madhi Migjen
Më thuaj të lutem nëse kam gabim
“ Lula të Vocër “ vallë veç nji gjenë
a mos prej tyre pushtuar e sheh vendin tim?!

Dhe ti këngëtar që rinisë i këndoje
ngrehu e më thuaj si të duket rinia
a mos vallë në vende të tjera i doje
e pa rini të mbetej Shqiperia?!

Mendova sot të bëhesha Naim
Migjenit t’i thoja që kishte gabuar
dora m’u dridh, në shpirt trishtim
e lash penën, këngëtarin jo ftuar!

Me “ Lulat e Vocër “ loti më pushtoi
rinisë shqiptare i shpura fjalë
kthehuni tek nëna vendi të ndryshoj
për Ju nënën Shqipëri e këputi mall!

Dhe fushat e malet rininë kërkojnë
brigjet, gërxhet, livadhe lulëzuar
rinia vëmendjen tek ata të drejtojnë
duan gjallëri, mos ndjehen trishtuar!

S’u bëra Naim, pena m’u thye
me helmin e shpirtit, Migjenin kujtova
vargu më heshti, më mbeti në hije
u ndjeva fajtor, s’di nëse gabova?!!!

jahe FIDA Tr. më 18.09.2019.-

The post Vargu më heshti, më mbeti në hije – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargjet shëndrohen në HITE! – Jahe Fida https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/vargjet-shendrohen-ne-hite-jahe-fida/ Sun, 23 Aug 2020 05:25:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11465 Vargjet shëndrohen në HITE! Kur shpërthen shpirtin poeti Simfoni prej tij krijohen Vjenë ëmbël si...

The post Vargjet shëndrohen në HITE! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargjet shëndrohen në HITE!

Kur shpërthen shpirtin poeti
Simfoni prej tij krijohen
Vjenë ëmbël si shërbeti
Me varg të tijë dashurohen

Kur shpërthen shpirti poetës
Melodi nuk ka më t’bukur
Ia kalon dhe mjaltit t’bletës
Vërtet ndjehesh mrekulluar.

Vargu tyne pushton botën
Jo me ditë e me vite
Rron ndër breza, sjellin mjaltën
Vargjet shëndrohen në Hite….

Ndaj nuk vdes kurrë poeti
Poetesha rron gjithmonë
Kush i deshi ata i gjeti
Vigan n’libra i takon…!

jahe FIDA Tr, më 22.08.2020.-

The post Vargjet shëndrohen në HITE! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eh, thash sot do qetësohesha! – Jahe Fida https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/eh-thash-sot-do-qetesohesha-jahe-fida/ Sun, 09 Aug 2020 20:37:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10948 Eh, thash sot do qetësohesha! Në breg të detit shkova që në mëngjez zura shezllonët...

The post Eh, thash sot do qetësohesha! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eh, thash sot do qetësohesha!

Në breg të detit shkova që në mëngjez
zura shezllonët në vendin më të mirë
Thash do qetësohesha, kisha shpresë
një çast u trazova, u ndjeva i mpirë!

Pash dy kulla të ngritura mbi rërë
Vrojtimi, -më thanë- janë, por s’kishte njeri
ndërsa deti me njerëz mbush i tërë
me gjithë grupmoshat, eh sa shumë fëmi!

Për dreq m’u kujtuan viktimat e detit
viktima të shumta të vitëve më parë
më erdhi t’ia fusja me grusht shtetit
me jete njerëzish tregohet tinxarë!

S’e di ç’presin të venë vrojtues
njerëzit e duhur, jetë me shpëtuar
A thua bizneset mbi shtetin sundues
që n’vegël të tyre është shëndruar!

Zgjohu o shtet dhe bëjë shtetarin
bëjë mirë detyrën, mbro qytetarin
mos dëmto imazhin e vëndit tonë
t’mos ikin turistët, nesër do jetë vonë!

Desha të qetësohesha, aty në bregdeti
m’u kujtuan të mbyturit, atje mendja m’mbeti
sytë tek ato kulla keqas u ngulitën
ma zhdukën qetësinë, në trishtim më mbytën!

jahe FIDA

The post Eh, thash sot do qetësohesha! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’më mjafton dheu që mora me vehte! – Jahe Fida https://poezi.laberianews.com/2020/08/08/sme-mjafton-dheu-qe-mora-me-vehte-jahe-fida/ Sat, 08 Aug 2020 20:20:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10893 S’më mjafton dheu që mora me vehte! Rrugën se ç’e mora nënë Herët pa dal...

The post S’më mjafton dheu që mora me vehte! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’më mjafton dheu që mora me vehte!

Rrugën se ç’e mora nënë
Herët pa dal drita
Në të dal t’kufirit nënë
Putha tokën , ika

Seç mu dridh zemra nënë
Lotët lum në faqe
Një grusht dhe nga vendi im
E mora në trajste.

Dhe imazhin tënd, moj nënë
E mora me vehte
Ta këputa shpirtin nënë
Nga malli u trete

Lot’t s’ti thanë shamija nënë
Je krejt e pikëlluar
Por unë shpejt do kthej moj nënë
Prap të jemi të gëzuar

Se në vend të huaj nënë
Nuk po ndjej lezete
S’më mjafton dheu nënë
Që mora me vehte.

jahe FIDA

The post S’më mjafton dheu që mora me vehte! – Jahe Fida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>