Vargjet shëndrohen në HITE! – Jahe Fida

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vargjet shëndrohen në HITE!

Kur shpërthen shpirtin poeti
Simfoni prej tij krijohen
Vjenë ëmbël si shërbeti
Me varg të tijë dashurohen

Kur shpërthen shpirti poetës
Melodi nuk ka më t’bukur
Ia kalon dhe mjaltit t’bletës
Vërtet ndjehesh mrekulluar.

Vargu tyne pushton botën
Jo me ditë e me vite
Rron ndër breza, sjellin mjaltën
Vargjet shëndrohen në Hite….

Ndaj nuk vdes kurrë poeti
Poetesha rron gjithmonë
Kush i deshi ata i gjeti
Vigan n’libra i takon…!

jahe FIDA Tr, më 22.08.2020.-

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com