August 10, 2024

S’më mjafton dheu që mora me vehte! – Jahe Fida

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

S’më mjafton dheu që mora me vehte!

Rrugën se ç’e mora nënë
Herët pa dal drita
Në të dal t’kufirit nënë
Putha tokën , ika

Seç mu dridh zemra nënë
Lotët lum në faqe
Një grusht dhe nga vendi im
E mora në trajste.

Dhe imazhin tënd, moj nënë
E mora me vehte
Ta këputa shpirtin nënë
Nga malli u trete

Lot’t s’ti thanë shamija nënë
Je krejt e pikëlluar
Por unë shpejt do kthej moj nënë
Prap të jemi të gëzuar

Se në vend të huaj nënë
Nuk po ndjej lezete
S’më mjafton dheu nënë
Që mora me vehte.

jahe FIDA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com