Jan A Kosova Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/jan-a-kosova/ Poezi Laberia News Sat, 12 Dec 2020 10:37:34 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Jan A Kosova Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/jan-a-kosova/ 32 32 Një jetë poeti yt – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/nje-jete-poeti-yt-jan-a-kosova/ Sat, 12 Dec 2020 10:37:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15574 Një jetë poeti yt Nuk di çfarë sjellë e nesërmja nuk i dihet jetës Se...

The post Një jetë poeti yt – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një jetë poeti yt

Nuk di çfarë sjellë e nesërmja nuk i dihet jetës
Se jam futur në fushën e poezisë pa kualifikim
Të shkruaj vargje unë vet ia kam lejuar vetes
E tek ti, zemra ime gjithmonë gjeti frymëzim

Nuk e di sa gjatë në këtë fushë do të qëndroj
Për në botën e poezisë as nuk jam kualifikuar
Por nuk do të ndalëm, të shkruaj do të vazhdoj
Në një qoshe do ulem si një mysafir i pa ftuar

Koha ndryshon e asgjë nuk është më si dikur
Mbetet vëtëm poezia që për ty e kam shkruar
S’kam medaljon rreth qafe e as diplomë në mur
Por nuk brengoset zemra që ty ta kam dhuruar

Ndoshta në fushën e poezisë do mbetëm i huaj
Por më shumë vlen fjala e shpirtit se çdo çmim
Poeti yt do të mbetëm, një jetë unë do shkruaj
Dhe ti bukuroshja ime, një jetë frymëzimi im

The post Një jetë poeti yt – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur dalin nga zemra – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/kur-dalin-nga-zemra-jan-a-kosova/ Sun, 20 Sep 2020 10:11:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12586 Kur dalin nga zemra Dhe një mijë herë mund t’i keshë përseritur Ato dy fjalë...

The post Kur dalin nga zemra – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur dalin nga zemra

Dhe një mijë herë mund t’i keshë përseritur
Ato dy fjalë magjike që zëmrat i shërojnë
Mund t’i thuash qetë ose edhe duke bërtitur
Fjalët: “Të dua” gjithmonë bukur tingëllojnë

Mund t’i thuash qetë sa shpirtin e qetëson
Ose me shumë zë, e bënë të ushtojë malin
Por asgjë në botë më bukur nuk tingëllon
Se dy fjalët: “Të dua” nga zemra kur dalin

The post Kur dalin nga zemra – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku mbeta – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/ku-mbeta-jan-a-kosova/ Sun, 09 Aug 2020 20:40:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10951 Ku mbeta Nuk e di ku mbeta unë në këtë rrëmujë Nuk e di nëse...

The post Ku mbeta – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku mbeta

Nuk e di ku mbeta unë në këtë rrëmujë
Nuk e di nëse fjalët e duhura i shkrova
Më prit në Malësi, më prit atje në Krujë
Dy fjalë t’i thot zemra që ty ta dhurova

Në këtë rrëmujë unë nuk e di ku mbeta
Dhe prap mendoj se mjaft nuk u shkrua
Se jo gjithmonë na ka përkëdhelur jeta
Por unë të dua, ty pafundësisht të dua

Nuk e di ku mbeta unë në këtë rrëmujë
Të mungoj unë ty sa ti më mungon mua?
Më prit në Dardani, më prit atje në Krujë
Atje te kalaja dua të të them: “Të dua”

The post Ku mbeta – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po s’të putha edhe njëherë – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/07/19/po-ste-putha-edhe-njehere-jan-a-kosova/ Sun, 19 Jul 2020 19:30:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10047 Po s’të putha edhe njëherë Po s’e ëndërrova Dardaninë Ç’vlerë ka gjumi im i mjerë...

The post Po s’të putha edhe njëherë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po s’të putha edhe njëherë

Po s’e ëndërrova Dardaninë
Ç’vlerë ka gjumi im i mjerë
Po s’e shkrova unë poezinë
Po s’të putha edhe njëherë

Po s’e ëndërrova Shqipërinë
Nuk më duhet as gjumi mua
Po s’e shkrova unë poezinë
Po s’të thashë prap: “Të dua”

The post Po s’të putha edhe njëherë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poet i zemrave – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/poet-i-zemrave-jan-a-kosova/ Sun, 21 Jun 2020 21:48:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8727 Poet i zemrave Edhe poezinë për ty do e filloja prap nga e para E...

The post Poet i zemrave – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poet i zemrave

Edhe poezinë për ty do e filloja prap nga e para
E do të shkruaja ditën dhe do të shkruaja natën
Prap nuk do të merrja pjesë në konkurse e gara
E dashuria e zemrës mbanë gjallë imagjinatën

Vitet shkojnë por vargjet e mija nuk do të treten
Për dashurinë e zemrës që çdo ditë vjen e rritet
Jeta është e bukur kur vitet numra nuk mbeten
Dhe kur dashuria lulëzon nuk kanë rëndësi vitet

Do shkruaj derisa kjo zemër një ditë të pushojë
Por kurrë për tu futur në ndonjë listë të emrave
Dhe sa të dua unë ty, mbarë bota le ta kuptojë
Ndoshta mbetëm në kujtesë si poet i zemrave

The post Poet i zemrave – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëpër stuhi jete – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/neper-stuhi-jete-jan-a-kosova/ Sun, 21 Jun 2020 19:05:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8690 Nëpër stuhi jete Kaluam nëpër stuhi të jetës, mot me vranësira Kaluam shtrëngatë,kaluam fortunë plot...

The post Nëpër stuhi jete – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëpër stuhi jete

Kaluam nëpër stuhi të jetës, mot me vranësira
Kaluam shtrëngatë,kaluam fortunë plot me shi
Kaluam verë pa shi, kaluam stinë me thatësira
E nuk u dorëzuam në rrugën e quajtur dashuri

Kaluam shumë vuajtje, të lehta dhe të vështira
E lumturi pa asnjë vuajtje as nuk mund të ketë
Bashkuam zemrat, brenga, ëndrra dhe dëshira
Dhe nuk u dorëzuam në rrugën e quajtur jetë

Jeta bëhet më e bukur kur zemrat dashurojnë
Kur zemrat tona hedhin vallen, një valle dyshe
Vranësirë e thatësirë dashurinë veç e forcojnë
Dhe nuk e di pse nesër do të ishte më ndryshe
Jan A Kosova

The post Nëpër stuhi jete – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Larg – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/larg-jan-a-kosova/ Sun, 14 Jun 2020 11:42:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8281 Larg Fjala: “Larg” po merr dimenzione frikësuese Edhe pse me mallin tashmë jemi mësuar Shtohet...

The post Larg – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Larg

Fjala: “Larg” po merr dimenzione frikësuese
Edhe pse me mallin tashmë jemi mësuar
Shtohet dhëmbja, shtohen ditët dëshpëruese
Se çfarë është gëzimi sikur kemi harruar

Po merr dimenzione frikësuese fjala: “Larg”
Dhe shpirti nuk e kupton më fjalën: “Pritje”
S’më mbetet tjetër pos ta shkruaj një varg
Për dashurinë e zemrës, këtë dashuri në rritje

Me ty edhe fjala: “Larg” e humb ashpërsinë
Ëndrrat që kanë ikur pëndohen, kthehen prap
Dhe prap lind frymëzimi që e mund mërzinë
Kur fjalët e tua: “Të dua” më përcjellin çdo hap

The post Larg – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjalë shëruese – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/fjale-sheruese-jan-a-kosova/ Sat, 23 May 2020 05:17:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6866 Fjalë shëruese E çuditshme sa shumë fjalë flasim në këtë jetë Të bukura, të drejta,...

The post Fjalë shëruese – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjalë shëruese

E çuditshme sa shumë fjalë flasim në këtë jetë
Të bukura, të drejta, të vrazhda e edhe irrituese
Por ka fjalë që jetës i japin kuptimin e vërtetë
Për shpirtin balsam dhe për zemrën sheruese

E çuditshme në këtë jetë sa shumë fjalë flasim
Të ëmbla, të tharta, të hidhura, edhe helmuese
Mirëpo ka fjalë gjigande dhe kur nuk bertasim
Për shpirtin balsam dhe për zemrën shëruese

E çuditshme sa shumë fjalë flasim në këtë jetë
E ka edhe fjalë kuptimplote edhe kur nuk i thua
Që në thellësinë e zemrës e kanë vendin e vetë
Janë fjalët që zemrën shërojnë, fjalët: “Të dua”

The post Fjalë shëruese – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shtigjeve të dashurisë – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/05/21/shtigjeve-te-dashurise-jan-a-kosova/ Thu, 21 May 2020 11:46:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6708 Shtigjeve të dashurisë Dhe ashtu si të kam pas premtuar Këtë verë do të shkojmë...

The post Shtigjeve të dashurisë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shtigjeve të dashurisë

Dhe ashtu si të kam pas premtuar
Këtë verë do të shkojmë në Theth
Nën qiellin e tokës së bekuar
Bjeshkëve të mia rreth e rreth
Dhe pranë liqenit në mbrëmje vonë
Hijet tona bashkohen në një siluetë
Do të lutemi prap për dashurinë tonë
Le ta bekoj zoti dashurinë e vërtetë

Dhe ashtu si buron Drini prej kodrës
Kurrë pa u ndalur prej bregut në breg
Rrymës së lumit do notoj drejt Shkodrës
Do të ngjitem malit prej shtegut në shteg
Se shpirt dhe zemër i kam në ato brigje
Një muaj nuk do flej katër javë pa gjumë
Do t’i lutëm zotit të mi bekojë ato shtigje
Ta bekojë këtë dashuri, se të dua shumë

The post Shtigjeve të dashurisë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ty t’i fala lutje e uratë – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/ty-ti-fala-lutje-e-urate-jan-a-kosova/ Sat, 16 May 2020 16:20:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6384 Ty t’i fala lutje e uratë Se shpirtin ta kam falur në një kohë të...

The post Ty t’i fala lutje e uratë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ty t’i fala lutje e uratë

Se shpirtin ta kam falur në një kohë të vështirë
Shpirtin tim mbuluar nga një re e dendur malli
Ku rrufetë e egra çdo ditë godasin pa mëshirë
E ku bashkjetojnë dashuria, brenga dhe halli

Unë ty ta kam falur zemrën time si një dhuratë
Zemrën e mbuluar nga re e dendur e dashurisë
Me zemrën time ti fala edhe poezi, lutje e uratë
Dashuria e shpirtit tim,bukuroshja e Dardanisë
Jan A Kosova

The post Ty t’i fala lutje e uratë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>