Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fjalë shëruese

E çuditshme sa shumë fjalë flasim në këtë jetë
Të bukura, të drejta, të vrazhda e edhe irrituese
Por ka fjalë që jetës i japin kuptimin e vërtetë
Për shpirtin balsam dhe për zemrën sheruese

E çuditshme në këtë jetë sa shumë fjalë flasim
Të ëmbla, të tharta, të hidhura, edhe helmuese
Mirëpo ka fjalë gjigande dhe kur nuk bertasim
Për shpirtin balsam dhe për zemrën shëruese

E çuditshme sa shumë fjalë flasim në këtë jetë
E ka edhe fjalë kuptimplote edhe kur nuk i thua
Që në thellësinë e zemrës e kanë vendin e vetë
Janë fjalët që zemrën shërojnë, fjalët: “Të dua”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com