Kujtim Hajdari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/kujtim-hajdari/ Poezi Laberia News Fri, 08 Oct 2021 21:11:36 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Kujtim Hajdari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/kujtim-hajdari/ 32 32 Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon! – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/juve-edhe-te-vdekur-zemra-ju-kendon-kujtim-hajdari/ Fri, 08 Oct 2021 21:11:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21702 Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon ! (Dy miqve valltarë) Vitet fluturuan e më...

The post Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon! – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon !
(Dy miqve valltarë)

Vitet fluturuan e më nuk u panë,
Ishin si dy vëllezër në valle e këngë,
Kur mori lajmin se ka shkuar matanë,
U nis vrap te varri me të madhen brengë

Çohu, more Dane, t’ja marrim njëherë,
I fërkoi foton me dorën që dhëmb,
Dukej do ta çonte vërtet si atëherë,
Kur vallen e hiqnin të dy këmbë mbi këmbë.

Çohu, more Dane, se është mbledhur fshati,
T’na spërkatin vallen me gota rakie,
Kanë dalur dhe pëllumbat jashtë nga hajati,
Të të sjellin lule mbi tënden takie.

Oshëtinte vendi, varret mbanin vesh,
Malli dridhte ajrin, dhimbja plaste gurin,
Këto fjalë zemre sa shumë kishin peshë,
Dukej se do hapnin, do çanin dhe murin.

Çohu, more Dane, pse më rri këtu,
Është sofra e shtruar në konakun tënd,
Kam ardhur të të marr, mos më shih ashtu,
Dikur kemi lënë përgjysëm një këngë.

Thonë se u hap varri, Dania filloi këngën,
Sa tundet kodra e lugina poshtë jehon,
Fshati për shumë vite u thuri legjendën,
Juve, bijë, dhe të vdekur, zemra ju këndon.

Kujtim Hajdari

The post Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon! – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Grekja e bukur – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2021/10/01/grekja-e-bukur-kujtim-hajdari/ Fri, 01 Oct 2021 15:21:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21635 Grekja e bukur Nga ballkoni shoh në rrugë, Shoh makinat si vrapojnë, Diku larg dhe...

The post Grekja e bukur – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Grekja e bukur

Nga ballkoni shoh në rrugë,
Shoh makinat si vrapojnë,
Diku larg dhe ty për udhë,
Të thërresin, të kërkojnë.

Të thërret pranë vendi yt,
Dhe kujtimet lënë atje,
Shoh sa shumë të ndrisin sytë,
Sa dhe gjumi s’të merr më.

Dhe një ditë, e di, do shkosh,
Dhe këtu do lësh vetminë,
Vetëm unë e di sa bosh,
Do ndjej shpirtin dhe shtëpinë.

Fjongo rrezesh nëpër lule,
Do të mbledhësh në mëngjese,
Dhe kujtimet me pekule,
Do përkëdhelësh n’rruzuj vese.

Lart e poshtë ishullit t’bukur,
Bashkë me nipin dorë më dorë,
Do të bredhësh si dikur,
Diell do kesh në kraharor.

Ditët që lë tek mua pas,
Do rrinë në vite si gjerdan,
E unë do t’i ruaj, s’do t’i ngas,
Për të ndjerë ty gjithmonë pranë.

Të them hesht e prit dhe ca,
Vetëm dhimbjen do të shtoj,
Dashuria urdhëra s’ka,
Ajo di vetëm të çmoj.
Kujtim Hajdari

The post Grekja e bukur – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Urë e vjetër e pashait – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2021/09/27/ure-e-vjeter-e-pashait-kujtim-hajdari/ Mon, 27 Sep 2021 15:39:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21610 Urë e vjetër e pashait N’anë fshatit, nën një rrap, Nusëron ura e lashtë, Pret...

The post Urë e vjetër e pashait – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Urë e vjetër e pashait

N’anë fshatit, nën një rrap,
Nusëron ura e lashtë,
Pret pashanë të kthehet prapë,
Pret të dalë nga varri jashtë.

Përmbi urë rrihte trokun,
Dhe turfullonte kali krifën,
Thonë pashai s’e kishte shokun,
Ku kalonte fuste frikën.

Dhe mbi urën e pashait,
Një fshatar s’e hodhi hapin,
Ishte pjesa e sarajit,
Me pashanë sherrin s’e kapin.

Dhe kur ngrinte kristale ftohti,
Mbushte përroin dhe rrebeshi,
Mbi urë kalonte veç i zoti,
Fshati gjithmonë këmbët përveshi.

Si një plagë e një mynxyrë,
Shihnin urën gjithmonë shtrëmbër,
Si diçka për ta pështyrë,
Si një plagë që vret në zemër.

Pas në vite u ndërtua,
Një tjetër urë e fortë, beton,
Urë e pashës s’u rrëzua,
Por mbi të asnjë nuk shkon.

Tash me myshqe mbytur keq,
Ura pret e rri e trembur,
Ç’është ky fat kaq i keq,
Erdhi koha për t’u shembur?

Një tjetër pashë nuk doli më,
Që kur sarajet i liruan,
Por urë e pashës, urë me zë,
Emrin e keq akoma ruan.
Kujtim Hajdari

The post Urë e vjetër e pashait – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ma bën me dorë – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2021/05/23/ma-ben-me-dore-kujtim-hajdari/ Sun, 23 May 2021 12:14:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19763 Ma bën me dorë Liqenin zgjojnë nga dremitja e thellë, Krahët e një zogu që...

The post Ma bën me dorë – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ma bën me dorë

Liqenin zgjojnë nga dremitja e thellë,
Krahët e një zogu që ngrihet n’fluturim,
Rrezja e bukur që përtej malit, kur del,
Ma bën me sy e më thërret në takim.

Flluskat e ujit më përkëdhelin akoma,
Siç më vjen nga lulet, e freskët aroma,
Ti, ëmbël, ma bën me dorë, rinia ime,
Buzë liqenit e majë kodrës me dhimbje.

Në ujërat e kthjellta dukesh e zhdukesh,
Ku shëron plagët me lotë si nimfë e praruar,
Dhe në majë kodre ftoh e qetësohesh,
Nga hallet e mundimet ballin e përvëluar.

Ma bën me dorë sa herë më rikthehesh,
Dhe mua vitet më shkunden nga shpina,
Ti, n’varret e harresës kurrë nuk do prehesh,
Gjithmonë do vish bukur siç vjen Gjeraqina.

Kujtim Hajdari

The post Ma bën me dorë – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pellgu – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/12/17/pellgu-kujtim-hajdari/ Thu, 17 Dec 2020 15:10:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15823 PELLGU Anës lumit, në një xhep, Uji mblidhej e vallëzonte, Më kujtonte kabaretë, Ku mërzinë...

The post Pellgu – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PELLGU

Anës lumit, në një xhep,
Uji mblidhej e vallëzonte,
Më kujtonte kabaretë,
Ku mërzinë dikush harronte.

Bukurinë i prishte lumit,
Mbushur plot kur kalëronte,
Sikur donte që prej gjumit,
Ujin e qetë ta harbonte.

Pushoi shiu, uji shkoi,
Ngjante lumi me një përrua,
Pellgu hundën lart e çoi,
Më shikoni, o miq, mua.

Por së shpejti qelbi botën,
Pellgu anës i harruar,
Kush kalonte kthente kokën,
Larg prej ujit t’qelbëzuar.

Lumi etur digjej diellit,
Si këpushë pellgun duronte,
Dhe me sytë lart drejt qiellit,
Ta flak bregut sa do donte.
KUJTIM HAJDARI

The post Pellgu – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bukuria jote – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/bukuria-jote-kujtim-hajdari/ Sun, 20 Sep 2020 10:32:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12600 BUKURIA JOTE Më shfaqesh siç vjen një zanë në përralla, E qeshur, plot dritë, përqafuar...

The post Bukuria jote – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BUKURIA JOTE
Më shfaqesh siç vjen një zanë në përralla,
E qeshur, plot dritë, përqafuar lumturinë,
Mendimet e bukura e fjalët e rralla,
Thellësitë e shpirtit, bëjnë që të ndrijnë.

Ato që natën të zgjojnë e të lënë pa gjumë,
Që ëndrrat t’i mbushin me rreze agimi,
Që para meje, shpesh, të skuqin aq shumë,
Të bëjnë të lodrojë plot ngjyra vështrimi.

Shkulmet e tyre nuk ngopem t’i shoh,
Në thellësitë e kaltra të syve që ndrijnë,
Askush më shumë në botë s’do t’më ngroh.
Sa fjalët e tua kur ëmbël më vijnë.

Bukuria jote, që sot po më çmend,
Si yll më vjen pranë me zjarrin që përvëlon,
E me fjalët e shumta sa radhën s’u gjen,
Më ngre në peshë e hapësirash më çon.

I mbush ditët e mia me aromë pranvere,
Më bën të humbas forcën e gravitetit,
Më bën aq të lehtë sikur t’isha prej ere,
M’jep forcë të matem dhe me dallgët e detit.
KUJTIM HAJDARI

The post Bukuria jote – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të pres rishtaz të vish – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/te-pres-rishtaz-te-vish-kujtim-hajdari/ Thu, 27 Aug 2020 21:28:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11759 TË PRES RISHTAS TË VISH Vjen ëmbël e shkon si tretet një valë, Në bregun...

The post Të pres rishtaz të vish – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË PRES RISHTAS TË VISH

Vjen ëmbël e shkon si tretet një valë,
Në bregun që fle plot rërë të butë,
Ti s’është nevoja që të flasësh me fjalë,
Ti flet me shikimin e bukur, të urtë,

Si puthjet e diellit mëngjesit pranveror,
Mbushur plot lule, aromë trëndafili,
Shikimet e tua më ngrohin çdo çast e orë,
Kur çfaqesh gjithmonë si lulet çel prilli,

Në fjalët e tua plot tinguj të ëmbël,
Duket ka zbritur e këndon bilbili,
Kur pranë të ndjej më vë flatra në zemër,
Më mbush me zjarr e shkëndija idili.

Ti dhe ndarjet i zbut plot fresk e plot jetë,
Trishtimin e fshin me shikimin plot dritë,
Si perëndim i bukur që ylberet thërret,
Gjithshka rreth meje i jep rreze dhe e ndrit.

Si dielli mbrëmjes që ikën e zhduket,
Qeshur mëngjeseve të vijë përsëri,
Imazhin tënd unë pres rishtas të duket,
Të frymojmë si një trup dehur n’dashuri.

KUJTIM HAJDARI

The post Të pres rishtaz të vish – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pylli – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/08/26/pylli-kujtim-hajdari/ Wed, 26 Aug 2020 20:50:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11699 PYLLI Malet në lindje format e tyre po gdhendin, Me shtizat e para të dritës...

The post Pylli – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PYLLI
Malet në lindje format e tyre po gdhendin,
Me shtizat e para të dritës që çajnë errësirën,
Sot jam qytetari i parë që po shëtis vendin,
I pari që gëzoj ylberët e përqafoj dritën.
Më shikojnë me zili drurët në pyll,
Që errësirën kanë gjithnjë nëpër këmbë,
Edhe pse me majat puthën të fundit yll,
Errësirës poshtë nuk i hyn as një gjemb.
Bashkëjeton në shekuj me këtë errësirë,
Me ëndrrat që vdesin në majat e tij,
Me ylberët që humbin në natën e nxirë,
Me natën që drurët kërkon të përpijë.
Shëtis nëpër rrugë me rrezet përqafuar,
Fëshfërima e pyllit më këndon simfonitë,
Dhe pse me errësirën në gjoks shtrënguar,
Pylli s’ankohet aspak veç shkruan historitë.
Më kujton ai popujt që durojnë aq shumë,
Shtypje, varfëri dhe errësirën sociale,
Ashtu si pylli nuk shohin dritën askund,
Dhe heshtin me dhimbje, mbytur në halle?
(Nga libri “Do t’u them…”)
KUJTIM HAJDARI

The post Pylli – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa më mungon – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/07/21/sa-me-mungon-kujtim-hajdari/ Tue, 21 Jul 2020 12:41:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10135 SA MË MUNGON Një përqafim, një puthje malli, Dhe pjesë e turmës u bëre ti,...

The post Sa më mungon – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SA MË MUNGON

Një përqafim, një puthje malli,
Dhe pjesë e turmës u bëre ti,
Mua pas pak frymën ma ndali,
Më mbyti ajri në zaguzhi.

Përtej kontrollit hodha sytë,
Dhe kur s’të pashë u ndjeva bosh,
Mua çdo ndarje më vret, më mbyt,
Kujtime, ndjenja m’i tërheq osh.

Aeroportin skanoja me sy,
Gati t’thërrisja me zë të lartë,
Të ndjeja zërin, të flisja ty,
Bridhja rrotull si i përçart.

Edhe pse për pak ditë ike,
Nuk e di sa u ndjeva keq,
Sikur shekuj larg më rrike,
Sikur shpirtit diçka m’i heq.
KUJTIM HAJDARI

The post Sa më mungon – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do t’i nis dy pëllumba të bardhë – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/02/do-ti-nis-dy-pellumba-te-bardhe-kujtim-hajdari/ Tue, 02 Jun 2020 20:37:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7559 DO T’I NIS DY PËLLUMBA TË BARDHË Unë do t’i nis dy pëllumba të bardhë,...

The post Do t’i nis dy pëllumba të bardhë – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DO T’I NIS DY PËLLUMBA TË BARDHË

Unë do t’i nis dy pëllumba të bardhë,
Me zarfin e këngëve që këtu ke kënduar,
Një copë pranvere do ta zgjojnë në të ardhë
Një notë dashurie djegur, përmalluar.

Ti hapi e kujto me mallin në zemër,
Korijet e shpirtit ku dhimbja rri peng,
Ku plagët akoma na thërresin në emër,
Udhëve të fatit mbushur mall e brengë.

Ku unë si i çmendur të kërkoj, të thërras,
Gjer n’orët e vona që dikur përpinim,
E tremb edhe natën kur qetësisë i flas,
Per të gjetur nën yje gjurmët ku rrinim.

E vramë një t’ardhme plot sythe paçelur,
Siç ishim të dy shpenguar, të marrë,
Por nuk dua të vras lumturinë e ngelur,
Nuk dua as shpirtin ta mbys si në varr.

Nuk dua të mendoj se vitet që shkuan,
Nuk dua që shpresën ta humb se një ditë,
Mund të ndezin në zemrat tona që lënduan,
Dy zjarre që dhe fikur ruajnë dashuritë.
KUJTIM HAJDARI

The post Do t’i nis dy pëllumba të bardhë – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>