Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PELLGU

Anës lumit, në një xhep,
Uji mblidhej e vallëzonte,
Më kujtonte kabaretë,
Ku mërzinë dikush harronte.

Bukurinë i prishte lumit,
Mbushur plot kur kalëronte,
Sikur donte që prej gjumit,
Ujin e qetë ta harbonte.

Pushoi shiu, uji shkoi,
Ngjante lumi me një përrua,
Pellgu hundën lart e çoi,
Më shikoni, o miq, mua.

Por së shpejti qelbi botën,
Pellgu anës i harruar,
Kush kalonte kthente kokën,
Larg prej ujit t’qelbëzuar.

Lumi etur digjej diellit,
Si këpushë pellgun duronte,
Dhe me sytë lart drejt qiellit,
Ta flak bregut sa do donte.
KUJTIM HAJDARI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com