Lindita Kurti Mema Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lindita-kurti-mema/ Poezi Laberia News Mon, 13 Sep 2021 19:48:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lindita Kurti Mema Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lindita-kurti-mema/ 32 32 Unë e vrava nënën time – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2021/09/13/une-e-vrava-nenen-time-lindita-kurti-mema/ Mon, 13 Sep 2021 19:48:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21372 Unë e vrava nënën time. Unë e vrava nënën time e vrava me largësinë ju...

The post Unë e vrava nënën time – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë e vrava nënën time.

Unë e vrava nënën time
e vrava me largësinë
ju mbush shpirti plot trishtime
sot do t’vij,nesër do t’vij.

Unë e vrava nënën time
i hapa një plagë të rëndë
ja bëra zemrën thërrime
sot s’qëndron dot as në këmbë.

Unë e vrava nënën time
me premtime pambarim
le të dridhet zemra ime
si e saja në c’do zgjim.

Priste natë e priste ditë
po kurbeti vuri pritë
mur i lartë mes nesh u ngrit
që se shëmbën as perënditë.

Gjoksi nisi ti shtrëngohej
dhe fryma, ikte ngadalë
rrahje zemrës po i shtohej
sot s’mjafton asnjë më falë.

The post Unë e vrava nënën time – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria Unike është… – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/dashuria-unike-eshte-lindita-kurti-mema/ Sat, 28 Aug 2021 06:41:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20802 Dashuria Unike është… Kur diellin bashkë të dy shtrëngojnë e kurrë se lënë të perëndoj...

The post Dashuria Unike është… – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria Unike është…

Kur diellin bashkë të dy shtrëngojnë
e kurrë se lënë të perëndoj
lule nga kopshti shpirtit dhurojnë
e nuk bëhen sabotatorë.

Për njëri-tjetrin qëndrojnë aty
derisa,reja e zezë të shkoj
më pas,fshijnë njeri-tjetrit, lotin në sy
e bota ç’farë hoqën mos ti kuptoj.

Dy duar gjithmonë i mbajnë shtrënguar
dhe lënë të tjerët të habitur
duket sikur dhimbje s’kanë kaluar
e fytyra përsëri u ka ndritur.

Ylberit kurre s’ja heqin ngjyrat
në k’të jetë mizore plot mërzi
dhe kur shohin të ngrysur fytyrat
sjellin pranverën mes tyre përsëri.

L. Kurti Mema

The post Dashuria Unike është… – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lamtumirë vitet e mia – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2021/03/19/lamtumire-vitet-e-mia-lindita-kurti-mema/ Fri, 19 Mar 2021 20:46:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18382 Lamtumirë vitet e mia. Lamtumirë vitet e mia, që po ikni dalëngadalë bashkë me ju...

The post Lamtumirë vitet e mia – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lamtumirë vitet e mia.

Lamtumirë vitet e mia,
që po ikni dalëngadalë
bashkë me ju shkoi dhe rinia
rrudhat shoh shtuar në ballë.

Lamtumire vitet e mia
mbajtur supeve të brishta
se do iknit shpejtë se dija
e latë kujtime të trishta.

Lamtumirë vitet e mia
dot se bleva lumturinë
më kushtoj shumë ndershmëria
në parajs pres që të vij.

L. K. Mema

The post Lamtumirë vitet e mia – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premtime solemne – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/premtime-solemne-lindita-kurti-mema/ Sat, 09 Jan 2021 12:15:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16403 Premtime solemne. Një gjë interesante, rezulton të jetë jeta pyesim njeri tjetrin: ketu do jesh...

The post Premtime solemne – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premtime solemne.

Një gjë interesante, rezulton të jetë jeta
pyesim njeri tjetrin: ketu do jesh me mua?
po krejt ndryshe, për fat të keq e verteta
c’thuhet me gojë, më pas e dredh gjuha.

Bashkë do t’jemi thuhet, dhe malet do cajmë
e kundërta ndodh e çjerrim turinjtë
në fije të perit, veten e mbajmë
aktrojme para botes, një jetë të zinjtë.

Premtime solemne si fëllucka sapuni
vitet ikin si uji në një sitë
të mirat harrohen e sjemi gjëkundi
me qëllime dhe objektiva të tjerë c’do ditë.

Ura e mirendërtuar të mos ndash veprat nga fjalët,
se ndjenja e veçantë, s’eshte batanija e ngrohte dhe e madhja pasuri,
po të pranosh gabimin e së djeshmes e keqa ndalet
e në të ardhme të ecësh me mençuri.

Të jesh rrezja e pare e diellit, kur bie erresira
çadra për mbrojtje kur bie shi
përgjigja e menjehershme kur lind pyetja
jastëku i butë, kur ke nevoj per qetësi.

L. K. Mema

The post Premtime solemne – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj c’fare je? – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/12/02/me-thuaj-cfare-je-lindita-kurti-mema/ Wed, 02 Dec 2020 21:23:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15278 Më thuaj c’fare je? Unë jam femër, që errësirën të heq nga sytë një dashuri...

The post Më thuaj c’fare je? – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj c’fare je?

Unë jam femër, që errësirën të heq nga sytë
një dashuri që me puthje, parajsën të sjell
një ledhatim i ngrohtë, kur trishtimi të mbyt
një emocin që në shpirtin tënd e mbjell

Një flutur e bukur, që mbi supe të qëndroj
me bukurin e shpirtit, ty të përkushtohem
një butësi dhe kur dufin të nxjerrësh kërkon
e përsëri qëndroj dhe pse shpirti lëndohet.

Jam një dashuri, ku të gjitha i zëvëndësoj
të nënës ,motrës, vëllait e kujtdo
se dua, dashuria e tyre mos të mungoj
ajo jam një femër, ndaj kurrë mos më lëndo.

Me pak fjalë përshkrova, ndoshta duken shumë
ti kush je?! cfarë kërkon më tepër nga unë?!
me gjithë forcën e shpirtit dua, dhe pse lotët rrjedhin lumë
ME THUAJ TE LUTEM, JE BURRE APO Dhunë..!?

L. Kurti (Mema)

The post Më thuaj c’fare je? – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cila është rruga grua?! – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/cila-eshte-rruga-grua-lindita-kurti-mema/ Sat, 21 Nov 2020 19:37:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14862 Cila është rruga grua?! Grua humbëm rrugën, apo ata tek ne?! telefoni s’ bie, dhe...

The post Cila është rruga grua?! – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cila është rruga grua?!

Grua humbëm rrugën, apo ata tek ne?!
telefoni s’ bie, dhe nuk dime përse?!
hesht o burrë tani, ata kanë punë shumë
po pse moj e uruar, punë s’kisha dhe unë?!

Eh sa i çuditshëm, bëhesh ndonjëherë
i riu si veriu, e ne dy të mjerë
mirë moj mirë e thua, po një telefonat
nuk bëhet qameti, të marrin një natë

Ndoshta është i prishur,
saktë nuk na punon
e kërkon usta, si ne për doktor
po shkojmë moj grua, shkojmë të dy njëherë
kjo teknologjia, s’ështé për ne të mjerë.

Me capa të lehta, ecnin dalëngadalë
ai murmuriste, e ajo prap në të saj
e linte në faj, që ti shfajësonte
siç bëjnë të zezat nëna, bijtë të mbulonte.

Hyjnë në një godinë, usta një goxha djalë
tungjatjeta bir, kemi rënë në hallë
ja ky telefoni, se c’pati na u prish
kemi kohë pa folur, na presin fëmijtë

Hapur e pa hapur, djali e kuptoi
para syve bëri, sikur e rregulloi
merreni zotëri, tash flisni sa të doni
besoj do ju marrin, prisni mos nxitoni

Morën telefonin u nisën për shtëpi
pa ditur sekretin që fshehu ai njeri
s’mundej ti shikonte, me sy e lotuar
se s’ka dhimbje më të madhe, se kur të kanë harruar.

L. K. Mema

The post Cila është rruga grua?! – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku janë njerëzit? – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/11/08/ku-jane-njerezit-lindita-kurti-mema/ Sun, 08 Nov 2020 09:42:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14311 Ku janë njerëzit? Ata që lotin të fshinin për lodhje s’donin t’ja dinin ata që...

The post Ku janë njerëzit? – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku janë njerëzit?

Ata që lotin të fshinin
për lodhje s’donin t’ja dinin
ata që kafshatën e ndanin
dhe kurrë barkun bosh se mbanin
ata që syri s’u dridhej
mes flakëve për ty tek hidhej.

Ku janë ata njerëz që donin!?
dhe kurrë interesin s’shikonin
ku janë pyes valle ku janë ?
djalli i mori mënjanë.

Sa shpejtë për vete i bëri
mes tyre u futi i tëri
drejtë rrugës së demokracisë
mes turpit dhe lakuriqësisë

Harruan zakonet e të parëve
se c’gjak ju rridhte damarëve
s’kishin kisha e xhamia
besa e shqiptarit shqiptaria

Ku janë ata njerez me taban
që besën njeri – tjetrit i dhanë
as shkoku shokun të shesë
mes baltës i vetëm të mbesë

Ata që me fund pinin dollinë
për familje të shenjta e dashurinë
ku jane vallë si u shpërbënë?!
si minjtë në gracka janë zënë

Ku janë ata burra Fisnikë
tash flasin me vete nëpër dhëmbë
ata që fjalën kishin ligj
e dridhej toka nën këmbë

Ku janë ato gra madhështore
bashkëshortëve kurrë s’u kundërshtuan
nga puna kur ktheheshin gjithë lodhje
tryezën e gjenin të shtruar

Ku janë
fëmijët e edukuar?!
nënën e babanë ti dégjojnë
mësuesit që kaq shumë janë munduar
në shkolla pa turp injorojnë

Ku janë more vallë ku janë ?!
një të puthur t’u jap në ballë
t’u them jeni ajka e shoqërisë
e turp mos të keni se ju shajnë.

Kërkoj me qiri gjithandej
emrin Njeri të gjej
kafshët dhe shpendët për zili
mes paqes kur i shoh bëj çudi.!

Lindita Kurti(Mema)

The post Ku janë njerëzit? – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mburruni o burra – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/10/21/mburruni-o-burra-lindita-kurti-mema/ Wed, 21 Oct 2020 15:42:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13676 Ndjes Fisnikëve. Mburruni o burra. Mburruni o burra.! dhe plagosini gratë mburruni, ju humtë vula,...

The post Mburruni o burra – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjes Fisnikëve.

Mburruni o burra.

Mburruni o burra.!
dhe plagosini gratë
mburruni, ju humtë vula,
se të ndershmet patët fat

Turruni si demat
që shfryjnë në arenë
për një shamikuqe
përpara kur ja ngrenë

Mburruni sa te doni
kështu e ka kjo jetë
disa u lindën burra
e shumica burravec

Mburruni dhe gratë Tuaja,
shitini kudo,
thoni s’është e bukur
e për mua, nuk ka kohë

Ne lindëm nga dashuria
ju gënjeni syrin nën vetull
e dashuria nuk lejon
dy kunguj në një sqetull

Ju s’kini frikë nga bota
do ju shoh, a s’do ju shoh
po kur të mësoni të doni
për ju s’do këtë më kohë

Kur t’ju vras ndërgjegja
do ktheheni në atë derë
ju prete besë prera
shpir e zemër vrerë

Se kur luftoi me vdekjen
nuk patet mëshirë
në vënd ti jepnit dorën
e shtytët në greminë

Per ju një këshill kam
mos shani Madhështoren
se dhe të tjerë e shanë
dhe e kthyen në Hyjnoren

Atë që dje e shihnin,
të dobët të pa vlerë
një grua të hekurt
s’mund ta quash plehrë..!!

E di, me kete poezi
të gjithë do ti lendoja
po dhe të ish im bir
këto vargje do ti thoja..!!

Lindita Mema (Kurti)
Athine /20/10/2019

The post Mburruni o burra – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja përsëri – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/eja-perseri-lindita-kurti-mema/ Fri, 09 Oct 2020 10:35:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13295 Eja përsëri. Ti erdhe si shiu, e më le plot kujtime si mos të çelnin...

The post Eja përsëri – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja përsëri.

Ti erdhe si shiu, e më le plot kujtime
si mos të çelnin trendafilat e zëmrës time!?
ti erdhe ndeze dritën, kur sytë nuk po shikonin
e si të mos doja, kur të gjithë po më harronin!?

Ti erdhe dhe trokite, në xhamin e dritares sime
si nje mysafir i paftuar, e shtruar e gjen,
zëmra ime për ty, kaq kohë ishte në pritje
e si të mos doja, kur ti më dhe jetë.

Ti erdhe, e tek ty gjeta strehën më të ngrohtë
kur shiu dhe bora binin me furi
me ty se ndjej, as dimrin më të ftohtë
ndaj ditëve të zymta eja përsëri.

L. K. Mema

The post Eja përsëri – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tek ty fshihet magjia – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/10/04/tek-ty-fshihet-magjia-lindita-kurti-mema/ Sun, 04 Oct 2020 08:49:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13123 Tek ty fshihet magjia. Me vështrimin, tej nga hëna në ballkon, rrije menduar diku, të...

The post Tek ty fshihet magjia – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tek ty fshihet magjia.

Me vështrimin, tej nga hëna
në ballkon, rrije menduar
diku, të mërgonte mëndja
si ajo, shpirt i gjysmuar

T’u afrova në ballkon
pash’ tek ty, fshihej magjia
gjysmën tjetër tek kërkon
doje sytë, buzët e mija

S’të pyeta në je korcare
a doje një serenate,
se djemtë nuk pyesin fare
kur shohin një shpirt të artë

Dhe magjia, kur rri fshehur
edhe shpirtin, thonë, e tret
dhe të bën të jesh i dehur
për dikë që zemra pret..!!

L. K. Mema✍

The post Tek ty fshihet magjia – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>