Ku janë njerëzit? – Lindita Kurti Mema

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ku janë njerëzit?

Ata që lotin të fshinin
për lodhje s’donin t’ja dinin
ata që kafshatën e ndanin
dhe kurrë barkun bosh se mbanin
ata që syri s’u dridhej
mes flakëve për ty tek hidhej.

Ku janë ata njerëz që donin!?
dhe kurrë interesin s’shikonin
ku janë pyes valle ku janë ?
djalli i mori mënjanë.

Sa shpejtë për vete i bëri
mes tyre u futi i tëri
drejtë rrugës së demokracisë
mes turpit dhe lakuriqësisë

Harruan zakonet e të parëve
se c’gjak ju rridhte damarëve
s’kishin kisha e xhamia
besa e shqiptarit shqiptaria

Ku janë ata njerez me taban
që besën njeri – tjetrit i dhanë
as shkoku shokun të shesë
mes baltës i vetëm të mbesë

Ata që me fund pinin dollinë
për familje të shenjta e dashurinë
ku jane vallë si u shpërbënë?!
si minjtë në gracka janë zënë

Ku janë ata burra Fisnikë
tash flasin me vete nëpër dhëmbë
ata që fjalën kishin ligj
e dridhej toka nën këmbë

Ku janë ato gra madhështore
bashkëshortëve kurrë s’u kundërshtuan
nga puna kur ktheheshin gjithë lodhje
tryezën e gjenin të shtruar

Ku janë
fëmijët e edukuar?!
nënën e babanë ti dégjojnë
mësuesit që kaq shumë janë munduar
në shkolla pa turp injorojnë

Ku janë more vallë ku janë ?!
një të puthur t’u jap në ballë
t’u them jeni ajka e shoqërisë
e turp mos të keni se ju shajnë.

Kërkoj me qiri gjithandej
emrin Njeri të gjej
kafshët dhe shpendët për zili
mes paqes kur i shoh bëj çudi.!

Lindita Kurti(Mema)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com