Mburruni o burra – Lindita Kurti Mema

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndjes Fisnikëve.

Mburruni o burra.

Mburruni o burra.!
dhe plagosini gratë
mburruni, ju humtë vula,
se të ndershmet patët fat

Turruni si demat
që shfryjnë në arenë
për një shamikuqe
përpara kur ja ngrenë

Mburruni sa te doni
kështu e ka kjo jetë
disa u lindën burra
e shumica burravec

Mburruni dhe gratë Tuaja,
shitini kudo,
thoni s’është e bukur
e për mua, nuk ka kohë

Ne lindëm nga dashuria
ju gënjeni syrin nën vetull
e dashuria nuk lejon
dy kunguj në një sqetull

Ju s’kini frikë nga bota
do ju shoh, a s’do ju shoh
po kur të mësoni të doni
për ju s’do këtë më kohë

Kur t’ju vras ndërgjegja
do ktheheni në atë derë
ju prete besë prera
shpir e zemër vrerë

Se kur luftoi me vdekjen
nuk patet mëshirë
në vënd ti jepnit dorën
e shtytët në greminë

Per ju një këshill kam
mos shani Madhështoren
se dhe të tjerë e shanë
dhe e kthyen në Hyjnoren

Atë që dje e shihnin,
të dobët të pa vlerë
një grua të hekurt
s’mund ta quash plehrë..!!

E di, me kete poezi
të gjithë do ti lendoja
po dhe të ish im bir
këto vargje do ti thoja..!!

Lindita Mema (Kurti)
Athine /20/10/2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com