Lola Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lola-shehi/ Poezi Laberia News Fri, 27 Nov 2020 23:24:10 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lola Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lola-shehi/ 32 32 Nëntorët – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/11/27/nentoret-lola-shehi/ Fri, 27 Nov 2020 23:23:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15083 NËNTORËT Erdhën sërish festat e nëntorit Dhe globi ngjyroset dyngjyrësh, kuq e zi Se ska...

The post Nëntorët – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËNTORËT

Erdhën sërish festat e nëntorit
Dhe globi ngjyroset dyngjyrësh, kuq e zi
Se ska vend e rrugë të jarane botës
Ku s`ka shtegëtuar gjaku yt Shqipëri

Do mbushen profilet me duar formë shqiponje
Flamuj që valëviten në çdo prag
Do mbahen kumtesa nga studiues e historianë
Seanca gjykimi për të lavdishmit në Hagë

Eh Shqipëri, plagë të mbeti shtati
Shkruaj e grisu kjo e bekuar histori
Ti thanë damarët, ti lanë pa pikë gjaku
Hienat e shekullit të ri

Lola Shehi

The post Nëntorët – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mall… – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/11/11/mall-lola-shehi/ Wed, 11 Nov 2020 20:27:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14484 MALL…Më qenkan arratisur gërmat këtë natëJetime më mbetën fjalëtKujtimet treten e shkrumbosen ndër gishtaSi breg...

The post Mall… – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALL…
Më qenkan arratisur gërmat këtë natë
Jetime më mbetën fjalët
Kujtimet treten e shkrumbosen ndër gishta
Si breg i humbur braktisur nga valët

Më qenkan fshehur të gjitha shkronjat
U zemëruan , nuk di ç`patën
Me yjet e ndezur thanë u dashuruan
Si pus të errët ma lanë natën…

Kaq keq i paskam torturuar?
Që rrinë pas shpine e s`më dalin përballë?
Grindem me veten si det i trazuar
Ngrihem dallgë e çmendur përmbi valë.

Mundohem të kuptoj ku i kam lënduar
Apo kjo natë mëkatare në epshe i grish
Me ç`përralla po i ve në gjumë të gjorat
Që m`i merr nga gjiri e s`mi kthen sërish?

Mbi tastierë të penduara kthehen tre gërma
Ç`të shkruaj me to, jam tepër në hall
Nën qiellin e grisur paska dalë hëna
Mbi cipën e saj, shkrova…mall

Lola Shehi Çela

The post Mall… – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj ç’je ti – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/me-thuaj-cje-ti-lola-shehi/ Sat, 03 Oct 2020 08:19:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13043 MË THUAJ Ç’JE TI? Më thuaj ç’je ti, Që gjumin guxon e ma prish Që...

The post Më thuaj ç’je ti – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË THUAJ Ç’JE TI?

Më thuaj ç’je ti,
Që gjumin guxon e ma prish
Që shpirtin netëve vjen e ma trazon
Mos je pasion rinie
Që fshehur më rri në gji
Mos je mall i largët,
Që kthehesh e më lëndon?

Më tërheq e çmend me atë shikim,
Me ata sy zhbirues më verbon
Ç’je ti që vjen e më zë në grackë
Ç’je ti që gjinjtë m`i përvëlon?

Kaq shumë mundohem të të qëndroj larg
Akoma më shumë më thith si magnet,
Më thuaj ç`je ti që ëndrrës më magjeps
Më thuaj je ëngjëll, apo djalli vetë?

Lola Shehi.

The post Më thuaj ç’je ti – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërr – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/enderr-lola-shehi/ Sat, 01 Aug 2020 20:15:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10590 ËNDËRR Alo mirmëngjes! Mirmëngjes! Ke fjetur mirë? Sonte të kam parë në ëndërr, Më fal...

The post Ëndërr – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ËNDËRR

Alo mirmëngjes!
Mirmëngjes!
Ke fjetur mirë?
Sonte të kam parë në ëndërr,
Më fal të lutem, të mora që pagdhirë

Mù shfaqe me ujqër rrethuar plot
Secili lakmonte një copë shpirt nga shpirti yt
U ndjeva ligsht
I pafuqishëm
I pavlerë
Kur të lashë mes ujqërve e mbylla sytë

Ëndërr qe, mos u ndje keq
Jo, jo! Nuk qe ëndërr!
E pamundur të ish ëndërr
Mes tufës së ujqërve
Arrita të shquaj fytyra të njohura plot
Të përgjërohem të më falësh
Që smunda të bëhem luan
Mallkuar qofsha që s
të mbrojta dot!

Përtej telefonit
Zë që mbytej në lot….

Lola Shehi

The post Ëndërr – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çast – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/07/18/cast-lola-shehi/ Sat, 18 Jul 2020 21:13:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9988 ÇAST Sa i gjatë ky çast Një jetë pafund Kaq kohë, Të flesh e të...

The post Çast – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇAST

Sa i gjatë ky çast
Një jetë pafund
Kaq kohë,
Të flesh e të zgjohesh me imazhin tënd
Vegimesh deliruar në ëndërr të kam prekë
Të kam prekur
Të kam puthur
Të kam ndjerë…
Gjaku ka shpërthyer vena e damarë
Në ëndërr jemi dashur,
Në ëndërr jemi zënë,
Në ëndërr kemi qarë

Me duart që m’dridhen
Të përkëdhel çdo milimetër
Jam ndezur
Jam shuar,
Ëndrrave jam endur…
Një çast,
Vetëm një çast si shtojzavalle eja shfaqmu,
Ti ndjenja ime,
Mëkati im
Ti dashuri e çmendur…

Një çast
Vetëm një çast më shih në sy
Pa le të shembet bota
Mijra yje nga qielli do zbresin,
Ziliqarë duke të soditur ty
Derdh mbi buzë gjithë nektarin e ëndrrave,
Le të digjen trupat pa u prekur,
Dhe jeta frymën ta ndalë, aty!

Një çast,
Vetëm një çast eja shfaqmu
Dhe ky çast, t’më bëhet përjetësi

Lola SHEHI.

The post Çast – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Djali rebel – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/djali-rebel-lola-shehi/ Sat, 18 Apr 2020 11:42:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4404 DJALI REBEL S`kish marrë lajm për rregullat e karantinës Se ish e ndaluar dalja k`të...

The post Djali rebel – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DJALI REBEL

S`kish marrë lajm për rregullat e karantinës
Se ish e ndaluar dalja k`të mëngjes
Puthej gjithë epsh mbi kodrën e gjelbëruar
Me flokë pishash mbushur me vesë

Filloi ta qortonte pishëzën e mjerë
Një zogth i vogël fshehur nën gëmushë
Djaloshi Diell qeshej shend e verë
Rrëshqet nga flokët e joshet nën gushë

Pastaj papritur erdhi drejt meje
Më shkeli syrin e m`i vrau sytë
Mollëzt m`i ndezi si flakë rrufeje
Një puthje zjarr që s`ka të dytë

Kaq i paturpshëm ky diell mëngjesi
Puthej e joshej atje mbi kodër
A thua vallë s`ia kanë mësuar
Se dashuria nuk është lodër

I ktheva shpinën qytetit t`përgjumur
M`dridhej zemra mos na kish parë
Rebel i madh djali diell
Vazhdonte puthte si i marrë

Lola Shehi.

The post Djali rebel – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndalu pak – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/ndalu-pak-lola-shehi/ Sat, 18 Apr 2020 10:59:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4380 NDALU PAK O virus o djal çapkën Ndalu pak mor gjeç belanë S`kam fuqi të...

The post Ndalu pak – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDALU PAK

O virus o djal çapkën
Ndalu pak mor gjeç belanë
S`kam fuqi të të ndjek
Shkëmb më shkëmb e breg më breg
Ç`e ke marrë gjithë k`të yrysh
Nuk ke frikë se t`bie sysh?

Mdalu pra se më cfilite
Më dergje më lebetite
Na je bërë si djall më brirë
Zhyte botën në këllirë
Paske qenë i babëzitur
Mijëra frymë ke grabitur

Hë aman se t`kam vëlla
Të dua sa më s`ka
Hë të keqen ndalu pak
Mos bëj si marathonomak
Aman se s`më mbajnë gjunjtë
Nuk po hyjnë në punë as hunjtë

Xhan të kam o kurban
Hidhe mllefin përmatanë
Ne largohemi ti na ndjek
Bjer mor bjer mbytu n`hendek
Ik mor ik gjeç belanë
Mos u duk më në k`to anë

The post Ndalu pak – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natën e mirë ! – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/naten-e-mire-lola-shehi/ Fri, 27 Mar 2020 20:19:05 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2363 NATËN E MIRË Botës, ia urova natën e mirë Natën e mirë dhe ti dashuri...

The post Natën e mirë ! – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NATËN E MIRË

Botës, ia urova natën e mirë
Natën e mirë dhe ti dashuri
Shpesh herë të harroj, ta them në të gdhirë
Se netëve humbas ndër vargjet e mi

Natën e mirë edhe ju o vargje
Bekimin ju jap mbi ballë e mbi buzë
Dreqi ta marrë, jam bërë harraqe
Natën e mirë dhe ti e ëmbla muzë

Më paska lodhur dita, po shkoj të fle
Uroj që gjumi si ëngjëll t`më bindet
Të mos sherrosem si dreq me shtratin
E të mos grindem ëndrrës me xhindet

Natën e mirë! Askënd s`kam harruar
I përshëndeta të gjithë me radhë
Bekimin po të jap o natë e bekuar
E ti mëngjes ardhsh i bardhë.

Natën e mirë! Po e fik dritën
Qerpikun ma vriska ndriçim i yjtë
Qielli nuk dashka të flerë sonte
Në gardh qerpikësh, po fsheh sytë.

Natën e mirë!

Lola Shehi Çela

The post Natën e mirë ! – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshirë e çmendur – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/deshire-e-cmendur-lola-shehi/ Fri, 27 Mar 2020 20:15:12 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2360 DËSHIRË E ÇMENDUR Kur mëngjeseve jam në shtëpi Ushqimi i shpirtit tim, është zgjimi yt...

The post Dëshirë e çmendur – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DËSHIRË E ÇMENDUR

Kur mëngjeseve jam në shtëpi
Ushqimi i shpirtit tim, është zgjimi yt
Të përkëdhel në shtrat çdo milimetër të trupit tënd
Të dehem me aromën e flokëve, e të puth sytë

Pastaj, të vrapoj në guzhinë me një ninullë në buzë
Duke kënduar, të trazoj në filxhanin tënd neskafenë
Të të shijojë nazet, kur buzëvarur më thua
Po ç`ke që më ngjitesh kështu! Më lër se s`ta kam ngenë!

E unë që vazhdoj të ngacmoj e të bëhem rrodhe
Të bezdis me pyetje pafund, e bëhem tamam si e marrë
Të lexoj se ç`thua, kur shikimin drejton nga makina
Aman si bën dhe ti, sikur jam në klasë të parë

E di, u rrite! Nuk e ndaloj dot kohën
Më shpon me ata sy të mëdhenj e vetullat e zeza hark
Në çast, ndjej një dëshirë paksa të çmendur në dukje
Të bëheshe sërish e vogël, e sërish të të fusja në bark.

Lola Shehi

The post Dëshirë e çmendur – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kafene – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/03/11/ne-kafene-lola-shehi/ Wed, 11 Mar 2020 21:01:47 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1290 Sugjeruar nga Xheva Salihaj NË KAFENE… Ne vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime Dhe si...

The post Në kafene – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

NË KAFENE…

Ne vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime
Dhe si gjithmonë vazhdojmë të mbidhemi në kafene
Spas meje, kafeneja s`është aspak vend për poetët
Për zhurmaxhinjtë që trazojnë botën deri mbi re

Kështu edhe sot, sërish u bëmë mëkatarë
Përhumbëm mes poezive në librat e njeri-tjetrit
Recituam me zë të lartë, shqetësuam dynjanë
Dhe kafen e mëngjesit, ia nxorëm përhundësh miletit

Herë tjetër do ikim larg, atje ku askush s`na dëgjon
Të flasim, të qeshim, të këndojmë pa më të voglin merak
Ani se rrotull kemi botën që gjumë fle deri vonë
Për prishësit e qetësisë….. do kërkojë dhe hak….

Ç`na duhen rreth e rrotull kaq shumë dëshmitarë
Se flasim çapraz, kur pimë ndonjë gotë më shumë
Ndoshta bëjmë edhe ndonjë premtim të marrë
Me shkopin magjik… muza na vë në gjumë…..

Lola Shehi.

The post Në kafene – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>