Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NDALU PAK

O virus o djal çapkën
Ndalu pak mor gjeç belanë
S`kam fuqi të të ndjek
Shkëmb më shkëmb e breg më breg
Ç`e ke marrë gjithë k`të yrysh
Nuk ke frikë se t`bie sysh?

Mdalu pra se më cfilite
Më dergje më lebetite
Na je bërë si djall më brirë
Zhyte botën në këllirë
Paske qenë i babëzitur
Mijëra frymë ke grabitur

Hë aman se t`kam vëlla
Të dua sa më s`ka
Hë të keqen ndalu pak
Mos bëj si marathonomak
Aman se s`më mbajnë gjunjtë
Nuk po hyjnë në punë as hunjtë

Xhan të kam o kurban
Hidhe mllefin përmatanë
Ne largohemi ti na ndjek
Bjer mor bjer mbytu n`hendek
Ik mor ik gjeç belanë
Mos u duk më në k`to anë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com