Sahit Shala Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sahit-shala/ Poezi Laberia News Tue, 25 Aug 2020 20:58:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sahit Shala Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sahit-shala/ 32 32 Paraja (Fabul) – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/paraja-fabul-sahit-shala/ Tue, 25 Aug 2020 20:58:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11674 PARAJA (fabul) Shumëherë i dola të ligës përballë I rashë me grushta për aq sa...

The post Paraja (Fabul) – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PARAJA (fabul)

Shumëherë i dola të ligës përballë
I rashë me grushta për aq sa munda
Por prapë më turret porsi rrangallë
Më sillet prapa e shpesh kah hunda

-Ah, ti moj letër krejt e pavlerë
Ti që po e sjell një botë në gisht
Si s’të shkon n ‘mendje as dhe njëherë
Sa e shtirur je dhe aq e pistë

The post Paraja (Fabul) – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrra – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/endrra-sahit-shala/ Tue, 25 Aug 2020 20:46:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11667 ËNDRRA Më merr me flladin, që i puq fushat, Atje dielli, ku rrëzon, Fusha, kodra...

The post Ëndrra – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ËNDRRA

Më merr me flladin, që i puq fushat,
Atje dielli, ku rrëzon,
Fusha, kodra e gëmusha.
Gjithandej ëndrra më çon!

Ikë atje, mbi tokë shqiptare,
Ku dhe kroi shqip, gërget,
Në çdo cep të Shqipërisë Madhe
Thellë në shpirt ëndrra më flet!

Kur më futë n‟ kasolle e shtëpiza,
Ku ka skamje e mjerim,
Një vaj tmerri desh e nisa,
Pse k‟shtu ndodh me vendin tim?!

Sakaq brofa, iku gjumi,
Ëndrra ime tashme treti,
Deri dje të dogji shkrumbi,
Sot po djerresh vetë për veti!

Ikën bijë e ikën bijat,
Të lanë n‟fat te një bastore!
Këto kuvende e qeveri
Ta lut‟sh Zotin, -pse s’m’i more!

The post Ëndrra – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrëqethem – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/20/rreqethem-sahit-shala/ Thu, 20 Aug 2020 21:31:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11378 RRËQETHEM Rrëqethem kur bijtë e shqipes Që e quajnë veten shqiptarë Po rreshtohen në krah...

The post Rrëqethem – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RRËQETHEM
Rrëqethem kur bijtë e shqipes
Që e quajnë veten shqiptarë
Po rreshtohen në krah të së ligës
Ta tmerrojnë Evropën mbarë

Pa dëgjoni, bij të shqipes
Që për hiç njollosni atdhe
Do t’ju rrokë turpi i të ligës
Pasha t’ madhin Skënderbe

Njëmijë herë më keq ne ishim
Nën teh të shpatës e jataganit
Na copëtuan thoin e mishin
Por në gjunjë s’i ramë asnjanit

DITË TË MBARË MIQ!

The post Rrëqethem – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbi krahë – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/mbi-krahe-sahit-shala/ Mon, 17 Aug 2020 20:56:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11288 MBI KRAHË Mbi krahë të një gushëkuqeje do sillem matanë, Të të shoh ndër fusha...

The post Mbi krahë – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MBI KRAHË

Mbi krahë të një gushëkuqeje do sillem matanë,
Të të shoh ndër fusha e ta bëj rixhanë,
Ta them ndoj fjalë zemre, si me cicërime,
Mbi krahë të gushëkuqes, shkrihet penda ime!

Mbi krahë të një fluture do të vijë andej,
Nga lulja në lule me aromë t‟ shpërblej,
Të ta hedhë mbi gushë, për tërë ato vite,
Se të pata xhane e ti kurrë s’e dite!

Do të vij te kroi, ku shplan gushë e faqe,
Të t‟sjell do zambakë e ca manushaqe,
Të zbrazem nga malli, e pak të qeras
Me një përqafim a një buzagaz!

Unë bashkë me bilbilin, ta kem thurë një këngë,
Ai me cicërime, unë me timen pendë,
-A s’ma thu‟ moj xhane, se mezi e prita,
A do rrish me mua gjersa te zbardh dita?!!!

(Mbremje te bukur miqtë e mi te dashur!)**

The post Mbi krahë – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Per ty atdhe – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/per-ty-atdhe-sahit-shala/ Mon, 17 Aug 2020 20:36:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11282 PËR TY, ATDHE Po kush m’bën t’ndihem krenar Kush më ndrit porsi fanar Kush ma...

The post Per ty atdhe – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR TY, ATDHE

Po kush m’bën t’ndihem krenar
Kush më ndrit porsi fanar
Kush ma bën ditën të lehtë
Kush më bën të flij i qetë

Tek ti i kam trojet gjyshnore
Ballëlarta e hyjnore
Tek ato pllajat përrallore
Zura hapin, e pashë rrëzën
Mësova fjalën edhe besën

Atje kam unë fis e farë
Ku këndon shqip flladi i bardhë
Ku me ëndje i puq puhiza
Kodra, fusha, gërxhe, mriza

Hirësi e butë, si rreze
Që na dha Nënën Tereze
Shtatë miliardë bota që di
Ia thonë emrin me lakmi

Atje kemi fis e farë
Me njëmijë heronj kombëtarë
Që veç Zoti di e i falë
Veç drangoj e engjëj t ‘bardhë

Skënderbeu, Fishta e Noli
Bacë Ademi e Mic Sokoli
Shtigjeve t ‘luftës, në gjinj t ‘martinës
Oso Kuka i V’raninës
Njëqind vjet t’i kem me rend
Nuk do t ‘mundem t’i përmend
Po kush është ai burrë, shkua burrit
Që i afrohet Bajram Currit
Sa kem shumë trima, shkua trimit
Legjendar Isë Buletini

Ismail Beu, Hasan Prishtina
Mendjemprehtë si vetëtima
Por për fund, ju kam rixhanë
Bijve t’ shqipes kudo janë
-Me një gjë, kurrë mos nxitoni
Vatrat tuaja mos i lëshoni

Lum ai shpirt që rri pranë kokës
T’ varrit t’gjyshit e të lokes
Ku ka vdekje më hyjnore
Se të shtrihesh n’tokën arbnore

The post Per ty atdhe – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dorë e shtrirë – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/16/dore-e-shtrire-sahit-shala/ Sun, 16 Aug 2020 06:56:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11235 DORË E SHTRIRË Nëpër kalldrëme më ikën jeta I mjerë e i prapshtë, ndryshe nuk...

The post Dorë e shtrirë – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DORË E SHTRIRË

Nëpër kalldrëme më ikën jeta
I mjerë e i prapshtë, ndryshe nuk dukem
Nuk di se ç ‘them, pos lutje t ‘lehta
Që i them gjithë jetën, ulur, kur «lutem»

Sa m’ godet dallga për dorë të zgjatur
Që sa me zor, m ‘shikon me sy
Eh, se sa keq, unë jam ngulfatur
E askush hallin mua s’ma di

Do t’isha i lumtur të’mbetem vetë
Ndoshta më lehtë, do e qaja hallin
Por, kur më pështynë, më shajnë, përqeshin
Ah, ato fjalë, në flakë ç’më kallin

Me dorë të zgjatur po presë tërë jetën
Që të më japin një pikë mëshirë
Shpesh më thotë mendja
“Ti do të vdesësh, mbase atje ndihesh më mirë”

Eh, sa më thotë mendja ta shqyej atë dorë
Që është mbështetur prapa këtij krahu
A në mos jam vetë unë ai ‘’horr”
Që i them vetes: “mbahu ti, mbahu”

The post Dorë e shtrirë – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Burrëria (satirike) – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/burreria-satirike-sahit-shala/ Sat, 15 Aug 2020 11:08:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11168 BURRËRIA (satirike) Është një fjalë që s’matet n ‘okë As me muskuj, as me gjoks...

The post Burrëria (satirike) – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BURRËRIA
(satirike)

Është një fjalë që s’matet n ‘okë
As me muskuj, as me gjoks
As për peshë, sa rënd kush çon
Nëse tjetrin xhelozon

Kjo nuk ndodh te popujt tjerë
Që dhe dimrin e bëjnë verë
Sado t ‘keq dikë ta kenë
Ah, sa lart i japin vend

Ne shqiptarët, për fat t ‘keq
Jemi paksa mburravec’
Kjo kushton aq shumë, sa s’ka
S’na kurrë bashkë për t’u bà

T’ishim marrë pak me burrëri
Kishim bërë fletë n ‘histori
Se kjo shumë na ka kushtuar
Njëqind vjet pa u bashkuar!

The post Burrëria (satirike) – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krisi pushka n’atë Prekaz – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/13/krisi-pushka-nate-prekaz-sahit-shala/ Thu, 13 Aug 2020 17:02:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11098 KRISI PUSHKA N’ATÉ PREKAZ (Kanga e paré-në frymën popullore) Pa dalé dielli, rrezja e parë...

The post Krisi pushka n’atë Prekaz – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KRISI PUSHKA N’ATÉ PREKAZ
(Kanga e paré-në frymën popullore)

Pa dalé dielli, rrezja e parë
krisi pushka n’ ate Prekaz,
mbushë jané fushat me barbarë,
tanksa e topa u vijnë mbas.
Me pushkë n’ doré bashké janë nisé
si dikur n’lahute t’Malésisé,
bacë Shabani u ka pri,
hajdi kétu, o djemté e mi,
erdhi dita n’lufté me hi
se s’jetohet ma me shki.
Sa shpejt Hamza shkon mbas tij,
si t’ish reja tue u pri,
si dikur Muja i Jutbinös,
Oso Kuka i Vraninés,
s’e duroi zogun e shkinés,
por zunë pritat va pör va
s’kemi pasë kurrë besé me ta,
qysh prej t’madhit Skënderbe
dité e naté me ta jem pre,
tue u vra e torturue
tokat tona me i zaptue,
këte nuk mundemi me durue
n ‘arat tona me lavrue,
gjuhën tonë me na e poshtnue,
cirilicë s’kemi me shkrue,
po kështu zoti s’e ka thanë,
se sa djem na i lanë pa nanë
e sa nana i lanë pa fëmijë,
edhe n’djep tue vu singi.
Sot nji gjamë lëshon Çiçavica
tanë në kambë asht çue Drenica,
nuk durojmë jo këtu kapica,
pa u kallë flakë Drini-Bistrica.
Krisi pushka e bacë Shabanit
e të tjerat gjithë mbas njanit.
Lufton baca me djemtë e tij
ballë për ballë me nji ushtri,
kur ka zbardhë rrezja e parë,
qinda tjerë n’ndihmë u kanë ardhë,
asht mbushë fusha korba t’ zi
topa, tanksa u shkojnë përbri.
Trim Ademi zog drangoni,
hiç nuk trembet prej asnjanit,
prej frangjisë në frangji,
thue se t’ gjallë do me i përbi
veç tre vetë me nji ushtri.
Çka ban burri prej trimnisë,
tash nji kange ia ka nisë:
“Tek len dielli e praron hana,
Zhuj Selman, thotë, s’ban ma nana.”
Atëherë shkiet janë tërbue,
top mbas topi n’kullë kanë gjue,
pak Shabani asht ligshtue,
n’kambë e n’dorë na ish plague,
po kurrë frontin s’do me lëshue!
Këte s’e ka zakon shqiptari
me u dorëzue para barbari,
për pa u kallë mali e fusha
nuk dorëzohet Shaban Polluzha.
Kështu tha plaku e muer mall
amanet, tha, djalë mbas djali,
frymë e fundit pak pa i dalë
po e lëshon rreptë nji piskamë:
Bini djem, ju dhashtë e mara
edhe lufta u priftë përpara,
nji bombë dore e gjuen n’ ara,
shumë çetnikë i shtrin për tokë,
shumë pa duer, pa kambë, pa kokë.
Kështu gjithnji e pat Drenica,
me qajtë shkinat, kukavica,
me tregue atje n’Serbi,
se Shabani e djemtë e tij
për shumë vjet i vesh me t’zi.
Por Ademi asht zemërue
kur i pa t’vramë fëmijë e grue,
rrethatoren ka shtrëngue,
nji rrebesh plumbash ka gjue,
shumë për tokë i ka palue.
Mblidhni, qani, tash, oj shkina,
si dikur te Vranina,
Oso Kuka ju pat thané,
qö s’e lëshojmë ketë tokë nanë,
për pa u vra vëlla e motër,
per pa u djegë cdo gja né voter.

The post Krisi pushka n’atë Prekaz – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gonxhe bojaxhiu – Nënë Tereza e kombit – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/12/gonxhe-bojaxhiu-nene-tereza-e-kombit-sahit-shala/ Wed, 12 Aug 2020 17:23:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11048 GONXHE BOJAXHIU-NËNË TEREZA E KOMBIT Na erdhe si shkëndijë nga qielli, Një dorë lëmoshe u...

The post Gonxhe bojaxhiu – Nënë Tereza e kombit – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GONXHE BOJAXHIU-NËNË TEREZA E KOMBIT

Na erdhe si shkëndijë nga qielli,
Një dorë lëmoshe u lëshua
E bashkë me rrezet e diellit,
Këtë tokë për ta ndriçuar!

Një jetë, një dorë e zgjatur,
Që pushtoi aq shumë zemra,
Të tanë me gojën hapur,
T‟i thanë më t ‘bukurit emra!

Po ku ka fjalë më të ëmbël,
Sesa të të thërrasim nënë!?
Të duam me shpirt e zemër,
Përplot breza, anë e mbanë!

Nën çdo strehë e çdo shtëpi,
Shtatë miliardë që bota ka,
Ta thonë emrin për lakmi,
Lum për kombin që të ka!

Sot është drita e shenjtërimit,
Gazi yt u bë fanar,
Gonxhe e bukur e njerëzimit,
O sa shumë na bën krenarë!
(Shkruar me rastin e ditë se shenjtërimit)

The post Gonxhe bojaxhiu – Nënë Tereza e kombit – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy mjeshtër – Sahit Shala https://poezi.laberianews.com/2020/08/11/dy-mjeshter-sahit-shala/ Tue, 11 Aug 2020 19:19:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11028 Dy mjeshtër Në një shtëpizë te vogël fshati Në katër shtylla një çati Aty babi...

The post Dy mjeshtër – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy mjeshtër

Në një shtëpizë te vogël fshati
Në katër shtylla një çati
Aty babi im punonte
Dhe e quante “punëtori”.

Me një copë të mbrehtë metali
Gdhendtë drurin me nxitim
Duhej nxjerrë bukën e gojës
Një tufë fëmijë prisnin ushqim.

Babi kishte kësulë mbi kokë
Se largonte asnjë qastë
Ashtu duhej të ishte burri
Qe nderohej orë e cast.

Rrugët e fshatit, plotë me gropa
Për “çudi sa na ndihmonin”
Se aty shpesh prishej qerrja
Për tek ne, me vrap nxitonin.

Ai i priste më zë të “lartë”
Së “ashtu flisnin te tanë”
Fjalë te ëmbla miradije
Kurrë se lenin pa i thanë.

Si “dy mjeshtër ne që ishim”
Babi plakë, e unë fëmijë
Ndonjë gjë unë ia ofroj.
Si me qenë, ndaji ndihmës i tije.
( Babai i im,dalë në qarshinë e qytetit të Pejes)

The post Dy mjeshtër – Sahit Shala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>