Mbi krahë – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MBI KRAHË

Mbi krahë të një gushëkuqeje do sillem matanë,
Të të shoh ndër fusha e ta bëj rixhanë,
Ta them ndoj fjalë zemre, si me cicërime,
Mbi krahë të gushëkuqes, shkrihet penda ime!

Mbi krahë të një fluture do të vijë andej,
Nga lulja në lule me aromë t‟ shpërblej,
Të ta hedhë mbi gushë, për tërë ato vite,
Se të pata xhane e ti kurrë s’e dite!

Do të vij te kroi, ku shplan gushë e faqe,
Të t‟sjell do zambakë e ca manushaqe,
Të zbrazem nga malli, e pak të qeras
Me një përqafim a një buzagaz!

Unë bashkë me bilbilin, ta kem thurë një këngë,
Ai me cicërime, unë me timen pendë,
-A s’ma thu‟ moj xhane, se mezi e prita,
A do rrish me mua gjersa te zbardh dita?!!!

(Mbremje te bukur miqtë e mi te dashur!)**

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com