Gonxhe bojaxhiu – Nënë Tereza e kombit – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GONXHE BOJAXHIU-NËNË TEREZA E KOMBIT

Na erdhe si shkëndijë nga qielli,
Një dorë lëmoshe u lëshua
E bashkë me rrezet e diellit,
Këtë tokë për ta ndriçuar!

Një jetë, një dorë e zgjatur,
Që pushtoi aq shumë zemra,
Të tanë me gojën hapur,
T‟i thanë më t ‘bukurit emra!

Po ku ka fjalë më të ëmbël,
Sesa të të thërrasim nënë!?
Të duam me shpirt e zemër,
Përplot breza, anë e mbanë!

Nën çdo strehë e çdo shtëpi,
Shtatë miliardë që bota ka,
Ta thonë emrin për lakmi,
Lum për kombin që të ka!

Sot është drita e shenjtërimit,
Gazi yt u bë fanar,
Gonxhe e bukur e njerëzimit,
O sa shumë na bën krenarë!
(Shkruar me rastin e ditë se shenjtërimit)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com