*Platinium* Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sponsorizuar/ Poezi Laberia News Fri, 01 Apr 2022 21:43:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg *Platinium* Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sponsorizuar/ 32 32 Bukuri e ftohtë – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2020/08/10/bukuri-e-ftohte-zoica-gjolla-popi/ Mon, 10 Aug 2020 19:40:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10978 4 Poezi Zoica Gjolla Popi Albania Angli Bukuri e ftohtë Më përkëdhel më shtyn ngerdheshesh...

The post Bukuri e ftohtë – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
4
Poezi
Zoica Gjolla Popi
Albania
Angli

Bukuri e ftohtë

Më përkëdhel
më shtyn
ngerdheshesh
në shijen e puthjes.

Sa pak shpirt
sa shumë gënjeshtra
sa pak fantazi
sa shumë goditje.

Në thyerjen e diçkaje që qan
në shenjtërinë e saj.
a thua paska qenë fat?

Por përse i shkruar për mua
besova në përpëlitjen e qerpikëve,kur më the ëmbël të dua.

Nata s’ kishte hënë
si nuk çfaqe pak dritë
deri kur do më ndjekë kjo ëndërr
që më zgjoi me shuplakën
sa e koha s’ja hoqi shenjat e gishtërinjve
në faqet e mia
kur njohën kërcitjen e parë
pa ditur të fundit.

Në bukurinë e ftohtë
as ndryshimi i lukut
si ngroh tiparet e tua
vështrimi të mbeti
në pikëdyshim për këdo.

Në botën tënde të vogël
aq e vogël, brënda rrjetës
së djallëzisë.
nuk mund të ngecin të gjithë
siç thua ti
siç do ti.

Ndryshimi mbeti peng

varur pa nuanca thyerje
deri ku?
deri kur?

The post Bukuri e ftohtë – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I kapëm vitet – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/03/29/i-kapem-vitet-sylejman-qyqalla/ Sun, 29 Mar 2020 15:43:37 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2643 I KAPËM VITET I kapëm vitet peng e të ikin s’i lëmë Minutin ta bëjmë...

The post I kapëm vitet – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I KAPËM VITET

I kapëm vitet peng e të ikin s’i lëmë
Minutin ta bëjmë shekull duam ne.
Me moshën,kaherë ne jemi zënë
Që ti, zemër-të mbetesh gjithnjë e re!

I kapëm vitet në gushë-s’i lëmë një hap,
Punë e madhe!Ç’kemi ne me kalendarin?
Dhe në lodhemi-buzët na freskojnë prapë
Ujitim vetë jetën ,si trëndafilat dhe barin.

I kapa vitet unë “sytigri”-t’i frenoj si një kalë,
Jam ca “qerrata”-dashurinë të plaket s’e lë!
Le të çajmë,grua, stuhitë,si deti valë-vajë…
Pak për ne është një dhekull-duam dhe më!

Sylejman Qyqalla

The post I kapëm vitet – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Labëri të dua shumë – Adem Nuhaj https://poezi.laberianews.com/2020/02/21/laberi-te-dua-shume-adem-nuhaj/ Fri, 21 Feb 2020 13:11:45 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=315 Labëri , të dua shumë Labëri , të dua shumë Sa të gjithë Shqipërin Se...

The post Labëri të dua shumë – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Labëri , të dua shumë

Labëri , të dua shumë
Sa të gjithë Shqipërin
Se aty është gatuar brum
Si për kēngë , për trimërin.

Zoti bukuri ka derdhur
Në të gjithë Shqipërin
Por më shumë e ka mbledhur
Përmbi det , mbi Labërin.

Kështjella , male , livadhe
I gjënë nē gjithë Shqipërin
Por te Labëri e Madhe
Gëzon xhanin dhe ngopë synë.

Është riviera e bregdetit
Kënga , isua , burojnë lumë
Është vënd i vilajetit
Ndaj e dua dhe aq shumë.

Këndon bilbili , thëllëza
Sorkadhet shkëmbit vallzojnë
Nëpër gryka , nëpër rrëza
Gurrat , ujë kristal burojnë.

Plotë me male , pyje , kodra
Me livadhe dhe lëndina
Në cdo fshat , këngë buronja
Dhe aromë nga trendelina.

Labēri , je fitimtare
Në cdo dallgë e furtunë
Me ty shqipja është krenare
Aty lindi dhe s’u shkulë.

Bukuritë nuk të mbarohen
Historit , tē derdhen lumë
Plagët aty më shërohen
Ndaj të dua dhe më shumë.

The post Labëri të dua shumë – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>