Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

4
Poezi
Zoica Gjolla Popi
Albania
Angli

Bukuri e ftohtë

Më përkëdhel
më shtyn
ngerdheshesh
në shijen e puthjes.

Sa pak shpirt
sa shumë gënjeshtra
sa pak fantazi
sa shumë goditje.

Në thyerjen e diçkaje që qan
në shenjtërinë e saj.
a thua paska qenë fat?

Por përse i shkruar për mua
besova në përpëlitjen e qerpikëve,kur më the ëmbël të dua.

Nata s’ kishte hënë
si nuk çfaqe pak dritë
deri kur do më ndjekë kjo ëndërr
që më zgjoi me shuplakën
sa e koha s’ja hoqi shenjat e gishtërinjve
në faqet e mia
kur njohën kërcitjen e parë
pa ditur të fundit.

Në bukurinë e ftohtë
as ndryshimi i lukut
si ngroh tiparet e tua
vështrimi të mbeti
në pikëdyshim për këdo.

Në botën tënde të vogël
aq e vogël, brënda rrjetës
së djallëzisë.
nuk mund të ngecin të gjithë
siç thua ti
siç do ti.

Ndryshimi mbeti peng

varur pa nuanca thyerje
deri ku?
deri kur?

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com