Suzana Alimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/suzana-alimani/ Poezi Laberia News Tue, 09 Mar 2021 19:32:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Suzana Alimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/suzana-alimani/ 32 32 Pergjithmone… – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/pergjithmone-suzana-alimani/ Tue, 09 Mar 2021 19:32:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18006 …”Pergjithmone”… Eshtë shumë i rëndë “përgjithmon-i” dhe unë shumë e vogël të premtoj ndjenja të...

The post Pergjithmone… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
…”Pergjithmone”…

Eshtë shumë i rëndë “përgjithmon-i”
dhe unë shumë e vogël të premtoj ndjenja të përjetshme,
më mjafton të dua gjëra të zakonshme,
lulëzim të pranoj por edhe rënie gjethesh.

Unë s’jam “gjithkush” dhe “gjithçka”
të gënjejë edhe veten, ndonjëherë më ndodhë
premtimet janë leqe që të lidhin këmbët
dhe predën e lënduar s’e lënë të shkojë.

Gjithë sa premtova dhe s’e mbajta
në kraharor peshon si mëkat i pashprehur
se s’jam “përgjithmon-i” dhe as “momenti”,
për ty mund të jem thjesht “një shpirt i dehur”

E nuk të gënjejë kur jam e trishtuar
një “gotë” më tepër e ktheva me nxitim
por kokën pasë më, jo, nuk e ktheva
një tekë më shumë, s’me fali guxim.

Ka peshë “përgjithmon-i”, eshte i rëndë
dhe unë shumë e vogël, me përmasa njerëzore,
mos pritë të gënjejë dhe as që të dehem
pranë teje, të lutem, mos ngri përmendore….

#suzanaalimani 2017

The post Pergjithmone… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bardhesi – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/bardhesi-suzana-alimani/ Sat, 20 Feb 2021 11:02:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17418 BARDHESI Bekime po zbresin me boren dhe lumenjte u mbushen me shprese u shkrif, u...

The post Bardhesi – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BARDHESI

Bekime po zbresin me boren
dhe lumenjte u mbushen me shprese
u shkrif, u thermua dhe toka
ne agim, nen nje drite, nje mengjes

Dhe syte i drejtojme nga qielli
te lumtur, si dikur kur ishim femije
te lahemi e shpirtin ta mbushim
me hare, mirenjohje, miresi…

Ndane udhe leshojme ca berthama
qe dimrit kane ngelur ne xhep
me frike qe zogjte mos t’i shohin
me shpresen te lindi nje peme.

E te prehen femijet, te shplodhen
se mbollem filiza nga vame
dhe lufterat, kufijte i sheshuam
ato, qe te tjeret na lane…

#suzanaalimani2018

The post Bardhesi – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oferta – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/01/31/suzana-alimani/ Sun, 31 Jan 2021 16:21:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17007 OFERTA Vec nje oferte mu quajt, mor Bir nje lutje me zemer te dridhur nga...

The post Oferta – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
OFERTA

Vec nje oferte mu quajt, mor Bir
nje lutje me zemer te dridhur
nga ato qe i ngre vetem qielli
e krahet t’i rendin te zgjidhur

S’u quajten as lotet, vec lutja
se loti mu tha e shteroi
sa here ne gjunje ti u theve,
ne gjunje dhe nena qendroi.

Vec nje oferte mu quajt, mor Bir
me dritherime, nje lutje ne zemer
e kryqi tu kthye ne drite
e rruga, jo tjeter, por enderr…

Se yjte ndonje here dhe fashiten
nen muzgje eklisesh pa Hene,
por s’ka fluturim qe nuk ngjizet
nga lutjet qe ngre vec nje nene.

Prej Hirit te Zotit tunika
si Fryme te rri permbi supe.
Oferta s’mu quajt mor Bir,
mu mor per baze vec nje lutje.

#suzanaalimani2017

The post Oferta – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Humbja e një gjysheje… – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/humbja-e-nje-gjysheje-suzana-alimani/ Sat, 30 Jan 2021 10:41:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16876 HUMBJA E NJE GJYSHEJE….😢 Po ikin të vjetrit si yjet galaktikës humbasin pa zhurmë, unë...

The post Humbja e një gjysheje… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HUMBJA E NJE GJYSHEJE….😢

Po ikin të vjetrit si yjet
galaktikës humbasin pa zhurmë,
unë ndihem një hapë më e plakur,
një thinjë më shtohet më shumë.

Dhe ngelen pikëpyetjet ngritur
si skela ndërtimesh në mes,
e kullës ju mbyll një dritare
dhe malit ju thye një kresht.

Si ajzbergët po shkrihen të vjetrit
por përrallat, gojëdhanat u thanë,
një lufte ju shuan heronjtë
e vatrës një heshtje na lanë.

#suzanaalimani2017

The post Humbja e një gjysheje… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bini lodra – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/01/20/bini-lodra-suzana-alimani/ Wed, 20 Jan 2021 22:39:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16704 BINI LODRA Të bjerë një gajde, një daulle se dasëm kemi sot, shamitë i ngrini,...

The post Bini lodra – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BINI LODRA

Të bjerë një gajde, një daulle
se dasëm kemi sot,
shamitë i ngrini, i valvisni
mos paftë syri lot.

Lodroni vasha, tundni belin,
shkelmoni tokën djem,
sot kemi dasëm, le të shkundet
se gazi është melhem.

Të bjerë një gajde, një daulle
të pijmë, të ngrejmë dolli,
të përqafohi, ore të puthemi,
që sot të zëmë fëmijë

Ne barkë të nënës ta nisë vallen,
ta lozë si një valltarë,
ta nisë me gajde e me daulle,
në sy mos pastë të qarë.

Oh, bini lodra, bini, bini
se gaz Zoti na dha,
shkelmoni tokën more djem,
ju vajza, bëhi gra….

#suzanaalimani2017

The post Bini lodra – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pakt dashurie – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/01/15/pakt-dashurie-suzana-alimani/ Fri, 15 Jan 2021 21:24:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16602 PAKT DASHURIE Une jam viktima jote se te desha dhe ti viktime e varesise nga...

The post Pakt dashurie – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PAKT DASHURIE

Une jam viktima jote se te desha
dhe ti viktime e varesise nga une.
Per hapesira u hengrem gjer ne eshtra
kufijte i shtynim, sekush donte me shume.

Por veç nje dite kur syte u ndriçuan
e zemra hapesirat boshe konstatoi
drejt teje renda me nje traktat ne duar
qe hapesiren time, pa kushte ta dhuroj.

Nje flete te bardhe dhe ti mbaje nder duar
-Shkruaj, the, gjithe ç’duhet te te jape.
E armet ulem hapesirave pushtuar
e u dorezuam lufterave pa shkak.

#suzanaalimani2018

The post Pakt dashurie – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur nata bie – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/kur-nata-bie-suzana-alimani/ Sun, 10 Jan 2021 18:01:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16476 KUR NATA BIE Kur nata zë bie dhe heshtin këmbanat njerëzimin e vesh një trishtim...

The post Kur nata bie – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR NATA BIE

Kur nata zë bie dhe heshtin këmbanat
njerëzimin e vesh një trishtim
si qirinj ndezur që ne vetmi shuhen
lutje pa thënë, si shpengim.

Kur qyteti ndriçohet nga drita te zbehta
dhe qëntë më s’kuisin e macet gërhijnë,
ca ëndrra ftillohen, vagojnë si tulatje
ulluqeve varur me brymēn që ngrinë.

Dhe fjalë të pathëna fillojnë vargëzohen
në terr të lira, si yjet ndriçojnë
at’herë në dremitje fillon që të lutesh
për gjithë çka në dritë ëndërronë…

#suzanaalimani2019

The post Kur nata bie – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E vrane nje nene – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/e-vrane-nje-nene-suzana-alimani/ Sun, 03 Jan 2021 22:49:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16255 E VRANE NJE NENE… E vrane nje nene, e vrane ca fjale ca plasje dyersh,...

The post E vrane nje nene – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E VRANE NJE NENE…

E vrane nje nene, e vrane ca fjale
ca plasje dyersh, veshtrim gjemime.
E vrane nje nene, e vrane, e vrane,
zemren se gjores, ia bene therrime.

E vrane nje nene, e vrane, e vrane,
e vrau shpinkthyerja e te birit,
e vrane ca fjale, thene larte e poshte,
ia thane, ia thane qumeshtin e gjirit.

E vrane nje nene ca thashetheme
dhe ca hendeke te vene si prage,
e vrane vllazria, ia bene gjyqin
e vrane nje nene, nje zemer plage.

E vrane nje nene, e vrane te mjeren
qumesht zeher e buze thare.
Dhe Zoti vete i ktheu shpinen,
e vrane te zezen, e lane te vrare…

#suzanaalimani2021

The post E vrane nje nene – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heshtje… – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/heshtje-suzana-alimani/ Sat, 06 Jun 2020 13:29:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7767 HESHTJE… U qetesua faqja e F.B-ut dhe mrekullia e sotme i humbi gjithe shenjt’ si...

The post Heshtje… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HESHTJE…

U qetesua faqja e F.B-ut
dhe mrekullia e sotme i humbi gjithe shenjt’
si kjo debore e shkrire, humbet neper rrasa
me bukurine e bardhe, te pergere nga qente.

Ra nje heshtje e befte,
memece, pothuaj tragjike.
Nga bukuria dhe demet nuk mbet’
vec shqetesimi i neserm me nje fije frike.

Te shumtet u futen nen shtroje,
te paktet, ne bare te pijne nje brulè
Ca nena, serish po ngrohin me fryme.
Te tjere te fshehin nje hare qe s’qe…

Dhe pemet drejtojne kurrizin renduar
nga kjo bore e befte si nje tradheti
ndaj linfen vershojne ne sythe te tkurrur
qe presin te nesermen si ti, gjithsesi.

U qetesua qyteti, u dremit, u mpak.
Mrekullia u harrua e humbi gjithe shenjte
si kjo debore e shkrire, humbet neper plasa
me bukurine e bardhe, te pergere nga qente…

#suzanaalimani2018

*brulè- vere e ngrohte me copa frutash

The post Heshtje… – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hëna – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/hena-suzana-alimani/ Sat, 30 May 2020 18:06:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7340 HENA E moren me gurë hënën ca fëmijë rrugaçë natës tek ndriçonte me një shkëlqim...

The post Hëna – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HENA

E moren me gurë hënën ca fëmijë rrugaçë
natës tek ndriçonte me një shkëlqim të lehtë,
fytyrën ia njollosën, ia bënë vurratë
nën një urrejtje naive, të beftë.

Kraterë dhimbjeje ju hapën nën sy,
të thatë, të heshtur që s’u mbushën kurrë,
ju fashit shkëlqimi, huazoi pak truk,
në orbita kohe rrokulliseshin veç gurë.

E zbehtë në kupolë shfaqet pa lënguar
me ca fasha drite të ndriçojë çdo natë
kukafshehtas me retë luan si fëmijët
dëshiruar sërish të shkelqejë dhe pak.

Me gurë e morën hënën ca fëmijë të pabindur
kratere i lanë në fytyrë, në gjitë
rrotuluar Diellit, Tokës s’i largohet
për të marrë nga pak e reflektuar dritë…

#suzanaalimani2019

The post Hëna – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>