Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

OFERTA

Vec nje oferte mu quajt, mor Bir
nje lutje me zemer te dridhur
nga ato qe i ngre vetem qielli
e krahet t’i rendin te zgjidhur

S’u quajten as lotet, vec lutja
se loti mu tha e shteroi
sa here ne gjunje ti u theve,
ne gjunje dhe nena qendroi.

Vec nje oferte mu quajt, mor Bir
me dritherime, nje lutje ne zemer
e kryqi tu kthye ne drite
e rruga, jo tjeter, por enderr…

Se yjte ndonje here dhe fashiten
nen muzgje eklisesh pa Hene,
por s’ka fluturim qe nuk ngjizet
nga lutjet qe ngre vec nje nene.

Prej Hirit te Zotit tunika
si Fryme te rri permbi supe.
Oferta s’mu quajt mor Bir,
mu mor per baze vec nje lutje.

#suzanaalimani2017

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com