Video-Poezi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/video-poezi/ Poezi Laberia News Sun, 12 Sep 2021 06:24:53 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Video-Poezi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/video-poezi/ 32 32 Kulla e bukurisë – Brahim Avdyli https://poezi.laberianews.com/2020/08/30/kulla-e-bukurise-brahim-avdyli/ Sun, 30 Aug 2020 05:01:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11863 Kulla e bukurisë –Poezia – Brahim AvdyliInterpreton – Matilda Avduli 1.Ka tri ditëqë vi në...

The post Kulla e bukurisë – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kulla e bukurisë –
Poezia – Brahim Avdyli
Interpreton – Matilda Avduli

1.
Ka tri ditë
që vi në këtë bukuri
Pfäffikoni
i hapë krihët të më shtrëngoj në përqafime-
ai nuk e njeh
valën e dytë të Pandemisë,
takimet tona
i kanë përshëndetjet
me dorë në zemër
dhe çiltërsinë-
dritën e madhe të aureolës sonë!
2.
Te kulla e vjetër
më duket prap Cezar Huber
me bardhësinë e dikurshme
të befasisë
mu para derës së vegimit,

nuk mund ta pyes
ku janë djemtë e vajzat e Mövenpikut
që vinin
me krenarinë
e pesëqind e sa vjetëve të kalasë,
kulla më pret nga jashtë
si dikur
plot modesti…

3.
Tani
është kohë tjetër,
kanë kaluar tridhjetë vite nëpër hapësirë
është ngritur mbi katin e pestë
gjysmë kati i qëndresës
e mbi kapakët e dritareve të mbyllura
rrinë GjysëmDiejt-
simbol i jetesës prej Thotit
me shqipen tonë!
4.
Këtu
duke e shikuar bukurinë
pranë kanalit me ujë
rreth kullës

në vete e ndjej
plotësisht Ilirinë!…
5.
Cezar Huber
më vinte pas në çdo shërbim
ndonëse e zëvendësonte shefin kryesor
më ndihmonte nga pak
sepse ishim
sikur të qemë vëllamë
e po të kishim lindur në Morinë-
fushave të mendimit
e zëvendësonte vëllain tim!…
6.
Kur rashë në vështirësi
si të qenë vërshimet e një murtaje
u desh të kaloj
me një peshk të shenjtë rreth vetes
pranë kësaj kulle
e prap e gjeta në Gasthaus zum Schiff-

Cezar Huber
më priste
midis liqenit të mrekullive!…
7.
Nuk e di tjetër çka duhet të them
vendi më lidhet
me kohën e kujtimeve
tek ne
ishin kullat e qëndresës
në luftë të përhershme
por, dikur
i ndërruam karakteret tona
me armiqtë
e kullat i kanë rrënuar
pabesitë tona!
8.
Po të kishte qenë
atje Zvicra
kulla e jonë
e Avdyl Ali Vesel Vulës
do të hijeshonte breznitë,

por kam mbetur
krejtësisht pa Vulë, pa Atdhé
e pa Cezar Huber!…
9.
Në mes të Rapperswilit
e Pfäffikonit
duhet të kaloj
liqenin e madh të zhdukjes,
prapë nuk e di
kur do të zgjohej në vendet e saj
Kulla e Bukurisë,
e Besa e jonë
do të ishte Festë e Madhe
e Lumturisë!…
10.
Më pritni
o Trima
ulur në një mjedis
si Burrat para Bukurisë
e do të ngrehim
deri në fund
nga një gotë Pikëllimi!…
Pfäffikon/SZ,
19.07.2020

The post Kulla e bukurisë – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fustani i bardhë (vellua) – Demir Jazo https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/fustani-i-bardhevellua-demir-jazo/ Wed, 05 Aug 2020 11:25:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10676 Fustani i bardhè,(vellua) Sa te shkoka ky fustaniFustani i nusèrisèErdhi dita tè martoheshRruga tu beft...

The post Fustani i bardhë (vellua) – Demir Jazo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fustani i bardhè,(vellua)

Sa te shkoka ky fustani
Fustani i nusèrisè
Erdhi dita tè martohesh
Rruga tu beft e florinjt

Nena te percijell te shkalla
Babain se mbajnè lotet
Do vec nuse ne derè tjeter
Atje hapur mbaje porten

Te gezosh moj bija ime
Te trashegohesh per jet
Babai te jep urime
Te kalosh nje jet te qet

Atje ku te vec moj bije
U befsh si lisi me dega
Befsh nje lagje me femij
Ti mbash fort sa te jet jeta

Te shkosh mir edhe me vjerren
Vjerrin duhet te respektosh
Se dhe ti do behesh vjerr
Pranbaj duhet ta kuptosh

Edhe burrin qe ke prane
Fort ta duash dhe ate
Respektoi qe te gjithe
Se jeta nuk esht asgje

Por fustani yt i bardhe
Te shkoka si ska me mir
Kerceje vallen e bukur
Me mbas digje dhe shamin

E kalofsh jetèn moj bijè
E klofsh si asnje shoqe
Linde ne shtèpi te botes

Vdeksh te shtèpia jote🤗🙏

Dj respekte dukat 1,8,2020 perte gjitha vajzat qe behen nuse kete vit te trashgohen 🤗🤗🙏🙏zoti i bekoft

The post Fustani i bardhë (vellua) – Demir Jazo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E larë me yjet – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2020/08/02/e-lare-me-yjet-zoica-gjolla-popi/ Sun, 02 Aug 2020 14:10:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10624 Miqtë e mi të shtrenjtë! Eshtë dita e dyte e paraqitjes së poezisë sime në...

The post E larë me yjet – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miqtë e mi të shtrenjtë! Eshtë dita e dyte e paraqitjes së poezisë sime në flash mob poetike # Poemsin EnEnEnd.
Falenderoj nga zemra të gjithë ju që më mbështesni në këtë botim maratonë, miken e poeten e talentuar Senana Sadic që mundësoi pjesmarrjen time!
Stafetën e ditës së dytë ia kaloj poetes e mikes së mrekullueshme Salma Khan nga Chittagong.

Poezi

E LARË ME YJET

Merrmë ëndërr
në mpirjen e gjymtyrëve
marramendjes
të më përkundesh
mos më tremb me surpriza ireale
plotësisht hënë e plotë
pesëmbëdhjetë
panselino
ku lashtësia ka zgjatur duart
në tejzgjatje
në tejpërulje
për dëshira të etura

Të përgjërohem
m’i jep rrezethyerat
në reflekse diamante
sa hapësira hënore
u bëfshin bizhu sonte
për hiret e mia.

Tisi ndriçues le të kthehet
nga i kaltër në lejla

do t’i bëj hyjnitë
të çuditen me vellon time
gojë hapur në një zë të thonë
çfarë kombinimi!

Le të marrin penelet
me gishtat e tyre të tejzgjatura
e t’i ndjell në piktura
me telajo
të habitura
drejt meje
unë që mbaj
thesarin e kujtimeve
të shkrirë në shpejtësinë e kohës
o sa e plotë kjo hënë sonte
të përgjërohem
me fuqinë e tij
do ta sfidoj detin!

Jo nuk jam në fantazinë e Zhyl Vernit
për matje thellësish
e kapitenësh jo realë
jam e dashura e tij

jam njeri ëndërr
do t’i them gënjeshtra
se nuk ndjehem mirë atje në breg
aq sa pulëbardhat të zgjohen
të qeshin
nga psherëtimat e mia
por ti jo det
unë kam fuqinë e njeriut
të dashuruar me ty
do t’i fshij lotët e kripura
oh sa shumë lot!

Sa të lashta fshehtësitë!
Sa mister!
Sa frikë!

Eja behu plotësisht i imi
si kjo hënë e plotë
kam fuqinë e njeriut të dashuruar me ty
do t’i jap shpirt dallgës
me muzikë violinash do t’i kthej në valë
në një shkumëzim

puthje pafund
në më të ëmblën njerëzore
ëndërr deti
ëndërr shkume
ëndërr vale…

Më kthe të lutem
atje në breg
si vajzë vale
e larë me yjet
këmbëzbathur
e lagur
symbyllur
gjysmë e dehur
nga vera e ndjesive të mia

Zoica Gjolla Popi
Albania
Angli

The post E larë me yjet – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si marinari në mol prisja – Niko Leskaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/07/si-marinari-ne-mol-prisja-niko-leskaj/ Sun, 07 Jun 2020 17:16:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7826 Si marinari në mol prisja Thuaj përse s’besoje Cimat e dashuris të lidhja Bashkë me...

The post Si marinari në mol prisja – Niko Leskaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si marinari në mol prisja
Thuaj përse s’besoje
Cimat e dashuris të lidhja
Bashkë me mua të lundroje.

Herë her vije si një dallgë
Bjonde ,sy kaltëra ime ngjyr deti
Asnjëher s’ të thash
Të dua në buzë më mbeti.

The post Si marinari në mol prisja – Niko Leskaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti nuk je vetëm – Bledar Shametaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/07/ti-nuk-je-vetem-bledar-shametaj/ Sun, 07 Jun 2020 14:07:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7820 Ti nuk je vetëm edhe kur mendon që boshllëku dhe errësira të trembin. Ti nuk...

The post Ti nuk je vetëm – Bledar Shametaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti nuk je vetëm edhe kur mendon që boshllëku dhe errësira të trembin.
Ti nuk je vetëm edhe kur llogaritë e emocioneve nuk të dalin si duhet.
Ti nuk je vetëm…..edhe kur mollëzat e faqeve të djegin nga lotët që ke derdhur fshehurazi.
Ti nuk je vetëm….edhe kur mendimet në kokë të bëjnë zhurmë shurdhuese e pa përgjigje….kthehen pyetjet.
Ti nuk je vetëm sepse mjafton të më thërrasësh e qoftë edhe për pak dhe pse nuk mjafton unë do vij të jem afër teje.
Ti nuk je vetëm sepse krahët e mi do të presin për të mbajtur shtrënguar në një përqafim të vogël që zgjat…..një përjetësi.
Ti nuk je vetëm sepse kudo të jesh dashuria ime do të të ndjekë.
Ti nuk je vetëm sepse unë të mbaj në Zemër.
Thjesht nga larg…..në paqe.
Përgjithmonë.

Bledar Shametaj

The post Ti nuk je vetëm – Bledar Shametaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të pres – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/te-pres-violeta-kadriu-2/ Sat, 30 May 2020 21:20:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7385 TE PRES Po të pres nën hije bliri, me të puthë buzën si shalqiri. Erë...

The post Të pres – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TE PRES

Po të pres nën hije bliri,
me të puthë buzën si shalqiri.
Erë e blirit le të na dehë
afsh i zjarrtë t’na qon mbi re’!

Po të pres sonte nën gështenja
lulet e tyre t’na lenë pa ndjenja!
Mos ta qojmë këtë pranverë kot,
t’na shkoj viti me gaz’pa lote.

Po të pres sonte mu ke fiku
me t’ndi zërin prej arshiku,
me nge aromën me ta ndje
pa raki me ty me u deh’!

Të pres ku mugullon bari
e ku gurgullon lumi,
ku qelë, bleron behari
e në duet këndon dhe pëllumbi!

Ku gjithëherë lulëzon dardha
qërshija e molla,
ku me mallë ia thotë gushëkuqi
ku me ëndje lozë e qeshë belholla.

Ku ëmbël lëshon erë
murrizi e lulështogu,
ku thithë nektare bleta
e ëmbël cicëron zogu.

Të pres këtu ku ka plot
borzilokë e dafina,
ku struket në ferrë manushaqja
e ylberon trëndelina.

Ku gumëzhinë gjinkalla
e këndon bilbili
ku ndezë fanarin xixëllonja
tek qelë trëndafili.

Të pres tek këto vende
ku zotëron frymë MIRËSIE,
zotëron rrymë NDERI e BESE
e shpon tallas DASHURIE.

Të pres dhe në male te largëta
ku të shpon veshët jehona,
atje ku lodërojnë drenushat
e me endje ndihet kumbona.

Ku fjalët tona dashurore
përzihen me të malit jehone,
ku yjet, “u kemi zili!”
prej së larti na duket se na thonë.

Të pres në këto vende
ku sundon qëndresë nane,
ku qdo ligësi e shpirtit
tretet me magji zane.

Të pres tek këto vende
ku të gllabëron fuqi LISI,
ku të gjithë janë martirë
ku kuqëlon e bardhon plisi.

Në të gjitha anët e ATDHEUT
unë ty gjithkund të pres,
O YLL o DRITË o FRYMË
po s’erdhe TI, DO TË VDES!

— Violeta Kadriu, 5/13/2020, Podujevë

The post Të pres – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nën puhizen tënde – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/nen-puhizen-tende-xhemi-nokshiqi-muzai/ Sun, 24 May 2020 05:44:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6950 NEN PUHIZEN TENDE Heshtja mbeshtjell luginën Dhe ënderrat dremisin Nën qerpikë harrimi…. Te gjithe flejnë...

The post Nën puhizen tënde – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NEN PUHIZEN TENDE

Heshtja mbeshtjell luginën
Dhe ënderrat dremisin
Nën qerpikë harrimi….
Te gjithe flejnë
E bota e gjitha është ne qetesi
Zgjuar është vetem mendimi
Për ty……
Vetem syte e tu…
Dhe syte e mi…

Nga shpirti yt rrëshqet loti qe djeg
Kristal permes mollëzave si ftua
Si mollët e kuqe ne degë…

Lakuriqët e natës cicerojnë
Hapin krahët ne fluturim
Pas parvazeve te shtëpive ne veri
Si nje shtojzavalle i hapje ti
Xhamat e qelqta e perdet e mëndafshta
Dhe me ëmbëlsi i shijoje
Zerat e tyre te bukur e melodioz
T’i çmallje si fêmije e fluturoje…

E si kanarina zemrat tona
i ushqeje me ujerat e embela
Te deshirës
Kur bota shkretohet e zbrazur
Ti mbetesh me mirësine tende hynore
E me shpirtin tënde te dlire prore…
Si ujëvarë dhimbjet i derdh në hone…

Ne syte e tu plot magji e dritë
Ëndrrat ti nuk i fshije
Nën puhizen tënde
U jepje te gjitha
Mrekullitë…

Dhe une ata sy i pashë
Ne boten që rtotullohet
Rreth boshtit te saj
Si lulëkuqet e bukura te stinës
Që mot pas moti
Imazhin e fytyrës tënde te hareshme
Ruajnë ne çdo petale dhimbjeje…

The post Nën puhizen tënde – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gotat bosh – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/gotat-bosh-dhimiter-nica/ Sat, 09 May 2020 08:15:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5786 Gotat bosh Poezia – Dhimiter Nica Interpreton – Matilda Avduli Mbusha dy gota me verë...

The post Gotat bosh – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gotat bosh
Poezia – Dhimiter Nica
Interpreton – Matilda Avduli

Mbusha dy gota me verë mbrëmë
për të larguar vetminë e trishtë,
ti ndodhesh shumë larg nga ky vend
por zemra ime të do ngjitur fizikisht.

Kam pirë e kam folur me ty mbrëmë
pastaj vazhduam ëndrrën gjithë natën,
vazhduam gjërat që përgjysëm kishim lënë
e trupat i dogjëm si qirinj, që kurrë si patëm.

Dy gota me verë i mbusha mbrëmë,
për t u kënaqur nga larg të dy, ashtu si kot…
Nuk piva asnjë pikë…,natën e kalova në këmbë
por sot në mëngjes për çudi, gotat i gjeta bosh!

The post Gotat bosh – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I lënduar – Demir Jazo https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/i-lenduar-demir-jazo/ Wed, 29 Apr 2020 20:09:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5145 I lenduar ================ Kalo dit e kalo kohè Po kalojnè vitet me radhè Zemra ime...

The post I lënduar – Demir Jazo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I lenduar
================
Kalo dit e kalo kohè
Po kalojnè vitet me radhè
Zemra ime sduron dotè
Doja tè tè kisha prane
====================
Te me qeshje si gjitmon
Me ate qeshjen e embel
Te mi thoshje disa fjale
Dhe un tè te thosha zèmèr
======================
Te gezonim qe te tere
Neper festa e sebepe
Po te ishe afer mua
Do hidhje vallen si deshe
========================
O djalo qe ste kam prane
Te tè shikoja ne sy
Te te martoja nje dite
Po nuk paska qèn pèr ty
========================
Te gezoja si te gjithe
Ta kendoja kengen labe
Te kerceje bashk me shoke
Ti bashke me nje sorkadhe
=========================
Te vishje kostum per dhenderr
Me nje nuse si selvi
Mamin qe ta kishe prane
Te puthte me dashuri
========================
Kam shum gjera te ti them
Por po me lotojne syte
Dhe pena qè kam ne dorè
Po vajton per keta te rijtè
=========================
O djale na ke helmuar
Aq sa ti nuk e kupton
Atje te prehesh ne paqe
Posht dheut si qendron
=========================
=====dj===29====2020=====respekte,,

The post I lënduar – Demir Jazo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha vodhi ditët… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/koha-vodhi-ditet-marina-prenga-3/ Mon, 20 Apr 2020 14:14:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4622 Koha vodhi ditët.. Dhe koha vodhi ditë pa mëshirë, Fluturuan ato si gjethe vjeshte, I...

The post Koha vodhi ditët… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha vodhi ditët..

Dhe koha vodhi ditë pa mëshirë,
Fluturuan ato si gjethe vjeshte,
I shpërndau era nëpër hapsirë,
Pranvera lindi të tjera gjethe.

Ditët ikin plotë dhimbje dhe lotë,
Në qiellin e zymtë i djeg rrufeja,
Por aroma e tyre nuk shuhet dot,
Se e tashmja çelë plotë lule të reja.

Kur e djeshmja të jetë harruar,
E sotmja lule do ketë lëshuar.

Marina Prenga

The post Koha vodhi ditët… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>