Ti nuk je vetëm – Bledar Shametaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti nuk je vetëm edhe kur mendon që boshllëku dhe errësira të trembin.
Ti nuk je vetëm edhe kur llogaritë e emocioneve nuk të dalin si duhet.
Ti nuk je vetëm…..edhe kur mollëzat e faqeve të djegin nga lotët që ke derdhur fshehurazi.
Ti nuk je vetëm….edhe kur mendimet në kokë të bëjnë zhurmë shurdhuese e pa përgjigje….kthehen pyetjet.
Ti nuk je vetëm sepse mjafton të më thërrasësh e qoftë edhe për pak dhe pse nuk mjafton unë do vij të jem afër teje.
Ti nuk je vetëm sepse krahët e mi do të presin për të mbajtur shtrënguar në një përqafim të vogël që zgjat…..një përjetësi.
Ti nuk je vetëm sepse kudo të jesh dashuria ime do të të ndjekë.
Ti nuk je vetëm sepse unë të mbaj në Zemër.
Thjesht nga larg…..në paqe.
Përgjithmonë.

Bledar Shametaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com