Violeta Kadriu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/violeta-kadriu/ Poezi Laberia News Sun, 12 Sep 2021 06:52:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Violeta Kadriu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/violeta-kadriu/ 32 32 Një natë vere pa Hënë… – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/09/02/nje-nate-vere-pa-hene-violeta-kadriu/ Wed, 02 Sep 2020 18:20:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11997 NJE NATE VERE PA HENE… Ylli im i vetëm që më shëndriste horizontin fiku të...

The post Një natë vere pa Hënë… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJE NATE VERE PA HENE…

Ylli im i vetëm
që më shëndriste horizontin
fiku të qelibartat rreze, në një natë vere, pa hënë,
me hapa të rënduar prej dhimbjes
mes lotësh e furtunash në zemër
u humb mes errësirës, sa më lëndoi moj nënë!…

Duart që aq shumë i doja
kur më shtrëngonin me zjarrë
ku t’i gjej, tash moj nënë, të më përqafojnë prap aq fort,
kur barkën e lumturisë
me të cilën me vite lundëruam
na e përmbysën furtunat, ende pa arritur në port.

Kur i thashë se e kam nxjerrë nga zemra
nuk di a më shumë veten apo atë gënjeva,
kur i përmenda dikë tjetër
m’u duk gota pelini përnjëherë rrëklleva.
Kur m’u desht ta ul shikimin
mijëra heshta në trup më ranë
e kur zgjatëm duart për …lamtumirën..
trëndafilat e shpirtit të gjithë m’u thanë…

VIOLETA KADRIU 02 9 2020 Podujevë

The post Një natë vere pa Hënë… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ty liri… – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/08/31/ty-liri-violeta-kadriu/ Mon, 31 Aug 2020 19:04:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11932 Ty liri… Në agimet e mëngjeseve të arta kur depërton rreze e parë kodrinave të...

The post Ty liri… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ty liri…

Në agimet e mëngjeseve të arta
kur depërton rreze e parë kodrinave
të shoh, liri,
në perëndimet e netëve të zjarrta
tek shpirtërat e dashuruar shkëmbejnë afshet mes trëndelinave
zemra me ty më bie n’ujdi.

Në gugatjen e cdo pëllumbi
gjerësa me sqep puthë të vegjëlit e pëllumbeshën
liri, ti më buzëqeshë,
në gurgullimën e cdo kroi e lumi
tek mbushin ujë e lahen shtojzovallet
me rroba ylberi shpirtin ma veshë.

Në ngazëllim zemre varfënjaku
kur i zgjatet dorë e uruar shpëtimi
oh, sa të dua liri,
në lotët e gëzimit të bonjakut
kur, duke u mikëluar merrë krah nga zemërgjerësi trimi
në zemër më rrezaton si perri.

Ku ndihet zëri i trumcakut
e i buzëqesh në shpinë canta vocërrakut
ta dëgjoj këngën tënde, liri,
ku nënat rrezojnë me ninula të ëmbëlit pranë oxhakut
e baballarët mbjellin zambakët skaj pragut
të përqafoj e të përjetësoj me poezi.

Ku flitet gjuhë arbërore
e ku frymojmë në tokat stërgjyshore
liri, e bekuar je gjerë në re,
ku mrizojnë qengjat mes lulesh e barit
mbbasi dimri ia bën me sy beharit
për ty, liri, ndjenjat s’kanë fre.

Në shkumbëzimet e valëve të Adriatikut
tek ndër shkëmbinj i puthin rrënjët shegës e fikut
liri, oh sa më dhuron freski,
ku cdoherë rri hapur dera e mikut
e sirena i këndon serenada kreshnikut
ti reflekton vetëm dashuri.

Ku shpatë e Kastriotit ndër shekuj vringëllon
e ku dyngjyrëshi me shkabë, duke carë stuhi, valon
në zemrën time, je lis me kurorë,
ku emri Shqiptari na lartëson
e gjuhë e zjarrtë shqipe me flatra fluturon
ne bijtë e bijat tua për ty biem therrorë.

VIOLETA KADRIU 31 8 2020 Podujevë

The post Ty liri… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Per Dardanine… – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/08/11/per-dardanine-violeta-kadriu/ Tue, 11 Aug 2020 18:44:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11004 PER DARDANINE… Dardani e bekuar ti stolisur me ar ah,sa shumë ndër shekuj hoqe prej...

The post Per Dardanine… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PER DARDANINE…

Dardani e bekuar ti
stolisur me ar
ah,sa shumë ndër shekuj hoqe
prej djajve tinzarë!

Si hiena të tërbuara
nga cdo anë të sulmuan,
të gjakosën,vranë,përdhosën
të të shtrijnë u munduan.

Sa herë deshe të frymoje
në fyt të hodhën lak,
t’i ngashëryen gjarprinjtë helmuesë
tinëzisht t’i vunë nën prag.

Eh,sa e sa herë helmuan
ujin ndër të tuajat kroje,
cdo cicërimë zogu u vriste veshin,
cdo bletë dardane ndër tuajat hoje.

Sa herë me egërsi t’i sulmuan shqiponjat
ndër tuajat konaqe,
t’i thyen fyejt,ciftelitë,lahutat
varur mbi oxhaqe.

Lumenjëve tu valën e rrjedhën
t’ua ndalin u munduan,
cdo gjë arbërore ,në këto troje
me gjak tëndin kuqluan.

Me shekuj,pranverave në këto troje
ua ndalën blerimin,
foshnjave në duar të nënave,ua përmbysën djepat
në fyt ua lan dhe gjirin.

Abetares tënde ia dogjën shkronjat
ia bënë hi kaptinat,
cfarë u doli para shkatërruan
pa simbole kombëtare t’i lanë vitrinat.
E shpirti i popullit flet..

Edhe në na robërofshin prap
përdhe s’do të mund të na shtrijnë,
edhe në na verbofshin sytë
dritën s’do të mund të na e ngrijnë,

në cdo gurë a pemë
si filiza do të mbijmë
edhe zhagaz do të ecim
e prap DO PUTHIM DARDANINE…

VIOLETA KADRIU 10 8 2020 PODUJEVE

The post Per Dardanine… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/me-ka-marre-malli-violeta-kadriu-2/ Sat, 01 Aug 2020 10:51:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10459 ME KA MARRE MALLI… Më ka marrë malli shumë për shkëlqimin e syve të tu...

The post Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME KA MARRE MALLI…

Më ka marrë malli shumë
për shkëlqimin e syve të tu
të cilin
vetëm shpirt i dashuruar
din ta shprehë aq ngrohtë,
tuj ndjerë tingujtë e kësaj kënge
që na trazonte aq shumë
e që zemrën e sytë
na i mbushte me lotë…!

Për vendet ne ku rrinim
oh,sa jam përmallu
e që syri s’ka forcë,
nuk duron t’i shohë,
vendet ku shpirti fliste
vetëm fjalën …Të du’!…
e që zemra s’pranon më
tani as t’i njohë…!

Athua,gjethet e pyllit
u shkapërderdhën nga era
apo ruajnë kujtimin
kur na shërbyen jorgan,
apo iu është ndalur kënga
edhe zogjëve ndër manaferra
e që ndër gjithë ato vende
serenada për ne lanë?…

Nuk ka rrugë me gurë
me bar o me baltë
që e shkelëm s’bashku
e s’na u duk asfalt,
se dashuria caka dhe shkëmbin
e malet i bëka lëndina,
shkrika dhe akullnajat
në to celka trëndelina!

VIOLETA KADRIU QERSHOR 2020 PODUJEVE KOSOVE

The post Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/me-ka-marre-malli-violeta-kadriu/ Mon, 13 Jul 2020 06:24:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9686 ME KA MARRE MALLI… Më ka marrë malli shumë për shkëlqimin e syve të tu...

The post Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME KA MARRE MALLI…

Më ka marrë malli shumë
për shkëlqimin e syve të tu
të cilin
vetëm shpirt i dashuruar
din ta shprehë aq ngrohtë,
tuj ndjerë tingujtë e kësaj kënge
që na trazonte aq shumë
e që zemrën e sytë
na i mbushte me lotë…!

Për vendet ne ku rrinim
oh,sa jam përmallu
e që syri s’ka forcë,
nuk duron t’i shohë,
vendet ku shpirti fliste
vetëm fjalën …Të du’!…
e që zemra s’pranon më
tani as t’i njohë…!

Athua,gjethet e pyllit
u shkapërderdhën nga era
apo ruajnë kujtimin
kur na shërbyen jorgan,
apo iu është ndalur kënga
edhe zogjëve ndër manaferra
e që ndër gjithë ato vende
serenada për ne lanë?…

Nuk ka rrugë me gurë
me bar o me baltë
që e shkelëm s’bashku
e s’na u duk asfalt,
se dashuria caka dhe shkëmbin
e malet i bëka lëndina,
shkrika dhe akullnajat
në to celka trëndelina!

VIOLETA KADRIU 2020 PODUJEVE

The post Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aventura e elefantit – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/07/10/aventura-e-elefantit-violeta-kadriu/ Fri, 10 Jul 2020 10:08:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9472 AVENTURA E ELEFANTIT Një elefant i vogël një ditë doli në sheti, vendosi të dalë...

The post Aventura e elefantit – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AVENTURA E ELEFANTIT

Një elefant i vogël
një ditë doli në sheti,
vendosi të dalë i vetëm
e nuk deshti me vete shoqëri.

Duke ecur nëpër xhungël
një kengur rrugën ia zuri,
oh,i gjori e i urti kengur
elefantit s’i vinte as tek gjuri!

Duke ecur pak më tutje
para syve i doli një drenushë,
tek lozte e qeshte me te vegjëlit
e papra i puthte në gushë.

Më tutje,në një degë
me kureshtje pa një qukapik,
tek me lezet e ëndje e qukiste
dhe hante një të vogël fik.

Këtu qenkan bërë shokë
zebra dhe luani,
e unë mendoja se janë armiq
më paska gënjyer ujk qyqani!

Edhe ujku e qengjat
ketu tok po lozkan valle,
e unë mërzitesha për qengjat
po në këtë vend nuk paska halle!

Pak i lodhur u ul të pushonte
elefanti skaj një lumi,
u habit kur aty e pa
tek pinte ujë e lahej pëllumbi!

Mendoi të peshkonte e më pas te lahej,
befas para tureqkës i doli miu,
sa u frikësua e nisi të ikte
me vrap elefanti ynë fatziu!

Ah,mor mi o mi tullac
aq i vogël e me sherre shumë
pse s’e le elefantin rehat
te peshkojë e të lahet në lum…

VIOLETA KADRIU 1 QERSHOR 2020 PODUJEVE

The post Aventura e elefantit – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UÇK – Emblemë lirie – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/06/29/uck-embleme-lirie-violeta-kadriu/ Mon, 29 Jun 2020 20:45:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9068 UÇK – EMBLEMË LIRIE KUR HORDHITË SLLAVE GLLABËRUAN DIELLIN NË TONIN ATDHE, KUR NUK KURSYEN...

The post UÇK – Emblemë lirie – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UÇK – EMBLEMË LIRIE

KUR HORDHITË SLLAVE GLLABËRUAN DIELLIN
NË TONIN ATDHE,
KUR NUK KURSYEN MOSHË, GJINI, STATUS
E NUK NJIHNIN DINË, SEKT E AS FE,
KUR NË BARK TË NËNAVE TË REJA
FOSHNJAT KOSOVARE MASAKRONIN,
KUR MË SY ÇAKËRDISUR PËR GJAK
VETËM EMËR /SHQIPTAR/ KËRKONIN,
DOLI NJË FUQI SHPIRTLUANI
ME MADHËSHTI SHQIPONJE FLAMURI
DUAR, ZEMËR, SHPIRT BESATUAN
MBI NJË EMBLEMË, DALUR PREJ ÇDO ZEMRE ME FUQI QELIKU E GURI!

DOLI KJO FUQI BAROTI, KOSOVË
TY QË TA MBROJTI PRAGUN,
ÇLIRIMTARJA JONË E KUQE
QË PËR TY DERDHI GJAKUN.
BILBILAVE TU UA THEU KAFAZET
KU ME DEKADA, ME DHEMBJE CICËRUAN ËR VERËN,
NUK DESHTI T’IA DIJË AS PËR ACARET E DIMËRAVE
GJERËSA NË KËTO TROJE NA SOLLI PRANVERËN!

QLIRIMTARJA JONË E SHTRENJTE, KOSOVË
TA KTHEU TE TË PARËVE LAVDI,
NA KTHEU GUFIMET NË ZEMRA KOSOVË
QË NA I BËNË SHKRUMB E HI,
UA KTHEU GURGULLIMËN
E SHKUMBËZIMIN LLAPIT E DRINIT,
NË MES ACARESH I SOLLI BLERIMIN
GOLLAKUT, DRENICËS, DUKAGJINIT…

ÇLIRIMTARËT TANË NËN KËTË EMBLEMË AGJËRUAN
NDËR TYM BAROTI, PA QENË RAMAZAN,
TY KOSOVË ME TË MADHERISHMIN ZOT TË KRAHASUAN
NDËR BEDENA PËR PASHKË E BAJRAM,
AMANET E MARTIRIZIM I TYRE
TA LA GJIRIN, KOSOVË ME TRIMA PLOT
QË NUK SHKELIN KËTË EMBLEMË LIRIE
SIMBOL QËNDRESE PËR JETË E MOT.

ÇFARË MENDON SOT, MOJ OGURZEZË
SERBI KATILE, AGRESORE
APO ËNDËRRON QË PRAPË
NË KOSOVË TË SHTRISH TUAT TABORRE
ME RRJETË TË GJAKOSUR PO MUNDOHESH
PESHQË TË MËDHENJË TI SOT ME NXANË
POR GËNJEN VETEN NËSE MENDON
SE KEMI ÇLIRIMTARË TË PAFAJSHËM TY ME TË DHANË!

Violeta Kadriu, 26/6/2020, Podujevë.

The post UÇK – Emblemë lirie – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Plumbi kafkën kur të ma shpojë… – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/06/29/plumbi-kafken-kur-te-ma-shpoje-violeta-kadriu/ Mon, 29 Jun 2020 20:15:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9050 PLUMBI KAFKËN KUR TË MA SHPOJË… MBYLLI SYTË, MOJ NËNA IME PLUMBI KAFKËN KUR TË...

The post Plumbi kafkën kur të ma shpojë… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PLUMBI KAFKËN KUR TË MA SHPOJË…

MBYLLI SYTË, MOJ NËNA IME
PLUMBI KAFKËN KUR TË MA SHPOJË,
MOS DËGJO, TË LUTEM NËNË ZËRIN TIM
KUR SHTRIRË NGA DHIMBJET DO TË RËNKOJ,
TË GJITHA DHIMBJET E KËSAJ BOTE
I PËRBALLON KJO ZEMRA IME
PËRVEQ LOTIT NË FAQET TUA
TE FISHKURA NGA VUAJTJET, O NËNA IME!

HUTOJE BABAIN, NËNA IME
THUAJI …YT BIR NË GJUMË KA RËNË,
NËSE PYET PËR TË PLUMBAVE VRIMA
THUAJI…MUSHKONJAT E KANË NGRËNË,
NUK PËRBALLOJ QË KRENARINË E BABËS
LOTI PARA HASMIT T’IA THEJE,
AMAN, NËNOKE KËTË MOS E LEJO
SE PA VDEKUR MË NGRINË GJAKU NË DEJ.

UA PUTHE BALLIN E ZHURITUR
EDHE I VDEKUR, SI TË JEM I GJALLË,
UA PUTHI DUART ME AROMË MISËRNIKËSH
QË NGA PUNA GJITHËHERË QENE VARRE,
EDHE BALTA JU NGA SHKELËT
PARFUM MË I MIRI QË PËR MUA,
EDHE PËRROSKA, KUR PRANË JUSH QËNDROJA
PËR MUA BËHEJ MË I MIRI KRUA.

KUR TË TË PYESË TY MOTËR MJERA
OJ NËNOKE, KU E KAM VËLLANË
QFARDO TJETËR NËNO THUAJI
VETËM MOS I THUAJ SE NË PABESI E VRANË
SE SHËMTOHET, SE LIGËSHTOHET
MOTËRZA IME, E I HUMBET ËMBËLSIA,
DELIRËSINE IA TRETË MARAZI
E I ZHDUKET NË ZEMËR DASHURIA!

KUR TË TË PYESË, NËNO GRUAJA IME
ASAJ MË SË NGADALTI TË VËRTETËN TREGOJA,
SA ISHA GJALLË, PAK KOHË KURSEVA
QË T’I TREGOJ SA E DASHUROJA
PO I LË JETIME, NËNO PËR TË RRITUR
THUAJI PËR TA E FORTË T’QËNDROJË,
KA SHPRESUAR, GJATË MË KA PRITUR
E TASH PA MUA RINIA DO T’I SHKOJË.

KUR TË TË PYESIN ZOGJTË E MALIT
PËRSE FYELLI IM S’DËGJOHET,
THUAJU …BIRI NË KURBET MË KA SHKUAR
SË SHPEJTI DO TË KTHEHET E NUK VONOHET,
NUK DUROJ QË ZOGJTË, BILBILAT
ASNJË ÇAST KËNGËN TA NDALIN
SE FILLOJNË KRROKASIN KORBAT
FESTOJNË QË NËNËS IA VRANË DJALIN!

KUR NË VARR NËNO NISENI T’MË QONI
RRETH BREZIT ARMËT M’I SHTRËNGONI
SHOKËT E MIJË, NËNO QAFMI FORT
THUAJU…BIRI IM QOFTË I FUNDIT MORT!

KUR TË PYESIN FËMIJTË E MI
PSE NËNËLOKE NE KEMI VEQ NËNË
THUAJU SE BABAI IU ËSHTË BËRË LULËKUQE
PËR KOSOVË DËSHMOR KA RËNË
E KUR TË PYESIN SE KU E KAM VARRIN
TREGOJUA NËNO LAPIDARIN!

VIOLETA KADRIU 28 6 2020 PODUJEVË.

The post Plumbi kafkën kur të ma shpojë… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ushtria e Kosoves – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/06/19/ushtria-e-kosoves-violeta-kadriu/ Fri, 19 Jun 2020 20:11:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8556 URIME DITA E ÇLIRIMIT PODUJEVA IME !! USHTRIA E KOSOVES SYTE PORSI SHQIPONJA TRUPAT PORSI...

The post Ushtria e Kosoves – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
URIME DITA E ÇLIRIMIT PODUJEVA IME !!

USHTRIA E KOSOVES

SYTE PORSI SHQIPONJA
TRUPAT PORSI LISI,
LAVDI PER TE PARIN
KETE MARSHIM QE NISI!

SA BUKUR U RRIKAN
UNIFORMAT NGJESHUR
AQ ME BUKUR U RRIKA
EMBLEMA MBI VETULLE.

TRUPIN U HIJESHOKAN
FISHEKET NDER GJERDANE,
NA LINDI NENE KOSOVA
KETU ESHTERAT DO T I LAME.

TRIMA E TRIMERESHA
QE MARSHOJME NE SOT
I DALIM ZOT KOSOVES
NE ÇDO STINE E MOT.

NE ÇDO VEND TE KOSOVES
ÇDO HAP QE NE HEDHIM
VEQ LULE BOZHURE
ME DASHIRI NE MBJELLIM.

GJAKU I DESHMOREVE
DRITE NA E BEN DHE TERRIN
NE ZEMER NA MBJELLE LULEKUQE
QE ARMIKUT I NDJELLIN FERRIN.

ME ZEMER ÇELIKU
U KTHYEM DHE NGA VENDET TJERA,
I ZHDUKEM TE GJITHE KORBAT
QE ME SHEKUJ NA KRROKATEN TEK DERA.

KALTERSINE E QIELLIT
ME SHEKUJ NA E MBULUAN,
BURIMET ME UJE KRISTAL
ME GJAK TONIN KUQELUAN.

I PERULEMI KESAJ TOKE
QE KA SHUME LAPIDARE,
TE DESHMOREVE,LETERAREVE
ME SHPIRT MARGARITAR.

NE DRENICE KUQELON ADEMI,
NE LLAP RREZON ZAHIRI,
LAPIDARET E TYRE
RRIJNE MBUROJE KUFIRI.

LAPIDAR I LUANIT
NE DUGAGJININ ZEMERZJARRE
ÇDO MOTRE E ÇDO NENE
I SHERON ÇDO PLAGE E VARRE.

S HARROHET AMANETI
QE NA E LE MOJ NANALOKE
TE BEHEMI GRUSHT NE NJE
KUR T I DUHEMI KESAJ TOKE.

ME TE FORTE SE KURRE
PO FESTOJME NE SOT,
VEQ TA DISH MOJ NANELOKE
MUNDIN S TA QUAM KOT.

VIOLETA KADRIU 19 QERSHOR KOSOVE

The post Ushtria e Kosoves – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua të dehem me verë – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/06/12/dua-te-dehem-me-vere-violeta-kadriu/ Fri, 12 Jun 2020 19:42:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8130 DUA TE DEHEM ME VERE Po më kallet shpirti, po më thyhet zemra kërkova gjithë...

The post Dua të dehem me verë – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DUA TE DEHEM ME VERE

Po më kallet shpirti,
po më thyhet zemra
kërkova gjithë dynjanë
kush s’të vjen tek thembra.
asnjë djalë në botë
syrin s’po ma mbushë,
pranë zjarrit e pangrohur
me mallin që më zhurite ndër gushë.

Jam strukur e vetme
po tretem ne një qoshe,
më bëjnë shoqëri veq lulet
e fluturat pikaloshe,
për mua dhe blerimi
më duket se vonoi,
ende pa lindur dielli
për ne don të perendojë.

Pse s’po merr guximin
djalë të më afrohesh,
para vashës së zemrës
duhet të burrërrohesh,
s’po ta mbushin syrin
as ty vashat e tjera,
se gjithmonë trendafili
është MBRET e jo ferra!

DUA TE DEHEM me verë
o me raki rrushi,
le të ma djegin zemrën
edhe ashtu si prushi,
edhe pa to mendtë
duan të më dalin
kot e frenoj veten
ndjenjat nuk më ndalin.

Nuk po mund të nxjerr fjalë,
gjuha më është mpirë
e ndër dejt e mijë
gjaku më është ngrirë,
sytë më janë turbulluar
asgjë qartë nuk shoh,
më është errësuar mendja
as veten më s’po e njoh!

Athua moj Perendi
qfarë kështu më zuri,
gjithë ky afsh dashurie
që më mbështeti për muri…
Apo i tillë fati
qenka i shkruar për mua
mos të më sundojë inati
por,vetëm të të dua,të të dua…!

A mendon oj zemër
se nuk do të t’zë mallkimi,
e në jetën tënde prej boemi
nuk do të zë vend trishtimi,
sado gota të kthej apo të kthesh
le të jenë Verë apo Raki
nuk do të mund e shuajnë shëllirën
e lotëve të tu dhe të mij!

VIOLETA KADRIU 31 MAJ 2020 PODUJEVE

The post Dua të dehem me verë – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>