Per Dardanine… – Violeta Kadriu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PER DARDANINE…

Dardani e bekuar ti
stolisur me ar
ah,sa shumë ndër shekuj hoqe
prej djajve tinzarë!

Si hiena të tërbuara
nga cdo anë të sulmuan,
të gjakosën,vranë,përdhosën
të të shtrijnë u munduan.

Sa herë deshe të frymoje
në fyt të hodhën lak,
t’i ngashëryen gjarprinjtë helmuesë
tinëzisht t’i vunë nën prag.

Eh,sa e sa herë helmuan
ujin ndër të tuajat kroje,
cdo cicërimë zogu u vriste veshin,
cdo bletë dardane ndër tuajat hoje.

Sa herë me egërsi t’i sulmuan shqiponjat
ndër tuajat konaqe,
t’i thyen fyejt,ciftelitë,lahutat
varur mbi oxhaqe.

Lumenjëve tu valën e rrjedhën
t’ua ndalin u munduan,
cdo gjë arbërore ,në këto troje
me gjak tëndin kuqluan.

Me shekuj,pranverave në këto troje
ua ndalën blerimin,
foshnjave në duar të nënave,ua përmbysën djepat
në fyt ua lan dhe gjirin.

Abetares tënde ia dogjën shkronjat
ia bënë hi kaptinat,
cfarë u doli para shkatërruan
pa simbole kombëtare t’i lanë vitrinat.
E shpirti i popullit flet..

Edhe në na robërofshin prap
përdhe s’do të mund të na shtrijnë,
edhe në na verbofshin sytë
dritën s’do të mund të na e ngrijnë,

në cdo gurë a pemë
si filiza do të mbijmë
edhe zhagaz do të ecim
e prap DO PUTHIM DARDANINE…

VIOLETA KADRIU 10 8 2020 PODUJEVE

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com