Një natë vere pa Hënë… – Violeta Kadriu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJE NATE VERE PA HENE…

Ylli im i vetëm
që më shëndriste horizontin
fiku të qelibartat rreze, në një natë vere, pa hënë,
me hapa të rënduar prej dhimbjes
mes lotësh e furtunash në zemër
u humb mes errësirës, sa më lëndoi moj nënë!…

Duart që aq shumë i doja
kur më shtrëngonin me zjarrë
ku t’i gjej, tash moj nënë, të më përqafojnë prap aq fort,
kur barkën e lumturisë
me të cilën me vite lundëruam
na e përmbysën furtunat, ende pa arritur në port.

Kur i thashë se e kam nxjerrë nga zemra
nuk di a më shumë veten apo atë gënjeva,
kur i përmenda dikë tjetër
m’u duk gota pelini përnjëherë rrëklleva.
Kur m’u desht ta ul shikimin
mijëra heshta në trup më ranë
e kur zgjatëm duart për …lamtumirën..
trëndafilat e shpirtit të gjithë m’u thanë…

VIOLETA KADRIU 02 9 2020 Podujevë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com