Xhevrije Kurteshi Nimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xhevrije-nimani/ Poezi Laberia News Tue, 13 Apr 2021 20:00:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xhevrije Kurteshi Nimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xhevrije-nimani/ 32 32 Rrugëve të qytetit – Xhevrije Kurteshi Nimani https://poezi.laberianews.com/2021/04/13/rrugeve-te-qytetit-xhevrije-kurteshi-nimani/ Tue, 13 Apr 2021 19:59:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18957 Rrugëve të qytetit Rrugëve të qytetit mungon hija ime E as hapat e shpejtuar nga...

The post Rrugëve të qytetit – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrugëve të qytetit

Rrugëve të qytetit mungon hija ime
E as hapat e shpejtuar nga nxitimi
Nuk dëgjohen më.

As zëri përshëndes i ndonjë kalimtari rasti
Apo edhe përshëndetja e takimet e qastit
Më ndonjë të njohur.

Do të kaloj vetëm një apo dy ditë nga lajmet e ditës
Dëgjuar apo lexuar diku se kaloi në amshim edhe një njeri
Pastaj do të mbyllet si kapitulli i fundit kur perdja bie.

Kjo sigurisht se është trishtuese
Kur e mendon se deri dje ti ishte vet mrekullia,
Që i the gjallëri çdo gjëje
Prandaj, gëzoju e lumturoju secilit moment.

Xhevrije Kurteshi Nimani

The post Rrugëve të qytetit – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzuar shkronjat e mia – Xhevrije Kurteshi Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/11/22/gezuar-shkronjat-e-mia-xhevrije-kurteshi-nimani/ Sun, 22 Nov 2020 20:25:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14877 GËZUAR SHKRONJAT E MIA ( Dita e alfabetit tonë) Me ty shkruajta fjalën Më të...

The post Gëzuar shkronjat e mia – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GËZUAR SHKRONJAT E MIA
( Dita e alfabetit tonë)

Me ty shkruajta fjalën
Më të bukur
ATDHE

Me ty shkruajta fjalën
Më të shtrenjtë
SHQIPËRI

Me ty shkruajta fjalën
Me të shejtë
NËNË

Me ty shkruajta fjalën
Më të ëmbël
DASHURI.

Xhevrije Kurteshi Nimani

The post Gëzuar shkronjat e mia – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos qaj për mua – Xhevrije Kurteshi Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/11/03/mos-qaj-per-mua-xhevrije-kurteshi-nimani/ Tue, 03 Nov 2020 21:09:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14112 MOS QAJ PËR MUA Një ditë kur unë më nuk do të jem Mos qaj...

The post Mos qaj për mua – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS QAJ PËR MUA

Një ditë kur unë më nuk do të jem
Mos qaj ti për mua,
E di se do të të mungoj,
Por kujto të mirat e gëzimet gjatë jetës
Që edhe ti mi ke falur mua.

Një ditë kur unë më nuk do të jem
Mos u mërzit deri në ç’menduri,
Kujtoj momentet e lumtura që patëm
E lotin shumë herë që ma ke fshi.

Një ditë kur unë më nuk do të jem
Mos thuaj nuk do të këndoj e vallëzoj më,
Kujto çastet e bukura që patëm bashk
Sa herë që kënduam e vallëzuam bashk unë e ti.

Xhevrije Kurteshi Nimani

The post Mos qaj për mua – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Llulla e gjyshit dhe dita me shi – Xhevrije Kurteshi Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/09/23/llulla-e-gjyshit-dhe-dita-me-shi-xhevrije-kurteshi-nimani/ Wed, 23 Sep 2020 18:03:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12670 LLULLA E GJYSHIT DHE DITA ME SHI Eh kjo mendja sa e çuditshme që është...

The post Llulla e gjyshit dhe dita me shi – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LLULLA E GJYSHIT DHE DITA ME SHI

Eh kjo mendja sa e çuditshme që është
Të merrë në krahë dhe fluturon ndër vite diku larg,
Të ulë këmbëkryq në kohët e kaluara
E të sjellë kujtime, dashuri e mall.

Ende e kam të freskët kujtimin për gjyshin tim
Që pinte duhan me llullën e tij,
Më kujtohet edhe veshja që ai e mbante
Dhe jorgani që e mbulonte në krevatin e tij.

Isha shumë e vogël vetëm katër vjeçe
Dhe vetëm dy skena për gjyshin tim i mbaj në mend,
Llullën që tymoste gjyshi me duhan
Dhe ditën me shi kur ai ndërroi jetë.

Mbështetur për murin e shtëpisë
Pika të imta shiu që binin pa pushim,
Njerëz që hynin e dilnin për ngushëllim
Ky pra është kujtimi për gjyshin tim.

Xhevrije Kurteshi Nimani

The post Llulla e gjyshit dhe dita me shi – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në sytë e tu çelë pranvera – Xhevrije Kurteshi Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/ne-syte-e-tu-cele-pranvera-xhevrije-kurteshi-nimani/ Mon, 17 Aug 2020 04:32:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11251 NË SYTË E TU ÇELË PRANVERA Në sytë e tu çelë pranvera Dielli ngroh zemrën...

The post Në sytë e tu çelë pranvera – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË SYTË E TU ÇELË PRANVERA

Në sytë e tu çelë pranvera
Dielli ngroh zemrën e shpirti gëzon
Dëshirat e zemrës nisin rrugëtimin
Të lutëm për besën moj të lutëm!

Në sytë e ty dhe oqeani
Bënë paktin për qetësim
E thellësive të Titanikut
Askund fundin nuk ua din

Në sytë e tu kopshti i Edenit
Gjithë bukurinë e derdh aty
E nga qielli lart
Hyjnitë shpirtin e kanë përtëri.

Xhevrije Kurteshi Nimani

The post Në sytë e tu çelë pranvera – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ere e pranverë – Xhevrije Kurteshi Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/05/21/ere-e-pranvere-xhevrije-kurteshi-nimani/ Thu, 21 May 2020 13:42:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6749 Xhevrije Kurteshi Nimani ERË E PRANVERË Syri gjithandej nuk ngopet Me bukuri pranvere, Era e...

The post Ere e pranverë – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Xhevrije Kurteshi Nimani

ERË E PRANVERË

Syri gjithandej nuk ngopet
Me bukuri pranvere,
Era e luleve të magjeps
E të mbush me lumturi.

Ajri i pastër e i freskët
Të mbush jetë e gjallëri,
Por qe do kjo erë sot
Që lozë kështu me flokët e mi.

The post Ere e pranverë – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Erdha – Xhevrije Kurteshi Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/erdha-xhevrije-kurteshi-nimani/ Sun, 17 May 2020 19:46:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6487 Xhevrije Kurteshi Nimani ERDHA Ka kohë që nuk jemi parë As telefonatë e as letër...

The post Erdha – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Xhevrije Kurteshi Nimani

ERDHA

Ka kohë që nuk jemi parë
As telefonatë e as letër nuk kemi shkëmby,
Por nga mendja e shpirti, kurrë nuk të largova.

Jetuam në kohë të pa kohë
Edhe afërsia jonë u bë e pamundur,
Kujtimet e bukura sëbashku me ty
Më mbajtën të fortë e të gjallë.

Prandaj sot erdha
Me një trëndafil në dorë,
Më duket dera qënka e rënduar
Apo fuqia e duarve të mia, sa qenka dobësuar!

The post Erdha – Xhevrije Kurteshi Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranverë në sytë e tu – Xhevrije Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/pranvere-ne-syte-e-tu-xhevrije-nimani/ Wed, 26 Feb 2020 17:36:14 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=763 PRANVERË NË SYTË E TU Kurban tu bëfsha Për sytë e tu pranverë, Gjithë bukuria...

The post Pranverë në sytë e tu – Xhevrije Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRANVERË NË SYTË E TU

Kurban tu bëfsha
Për sytë e tu pranverë,
Gjithë bukuria e natyrës
Ka hyr në ta e nuk del.

Në sytë e ty
Shpirti gjenë qetësi,
Ëndërrat e djallëzuara
Kthehen në lumturi.

Në sytë e tu çel pranvera
Bleruar me lule e gjethe mali,
Njomur me vesën e luleve
Mëngjeseve të majit.

Në sytë e tu dielli ngroh
Shpirtin e trazuar,
Hëna e kulluar lëshon dritë
Natën për ta zbukuruar.

Xhevrije Kurteshi Nimani

The post Pranverë në sytë e tu – Xhevrije Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>